• |
ide | kryesore

Kosovë/ 13 humbje jete dhe 1, 901 të infektuar me koronavirus në 24 orët e fundit

-Instant, Lajme, Të fundit



Kosova ka regjistruar 13 humbje jete dhe 1, 901 të infektuar 10, 848 testime të kryera. Autoritetet e Shëndetit në vend njoftuan gjithashtu se luftën me Covid-19 e kanë fituar sot edhe 433 qytetarë. Kurse, numri i përgjithshëm i të shëruarve është 107.999.

Në total numri i rasteve aktive është 21.922.

“Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon: Në 24 orët e fundit janë dhënë 21.719 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 729.554 doza të vaksinës.

Deri më sot 244.235 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Nga 10.848 testime, 1.901 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 13 raste të vdekjes. Sot janë shëruar 433 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 107.999. Në total numri i rasteve aktive është 21.922” , njofton IKSHPK.



2 Comments

    1. Kane emer dhe mbiemer. Ca rrota kari si puna jote qe bejne propagande nga “njohurite” e facebook mund edhe te ngordhin rrugeve. Bota do jete me e mire

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *