• |
ide | kryesore

Liverpool e Manchester City betejë ligjore me FIFA-n: klubet nuk duan të lënë të lirë lojtarët për Kombëtaret nga Covid

-Instant, F1, Sport



Dje, Liverpool njoftoi refuzimin për të lënë Mohamed Salah të largohej për ndeshjet e ardhshme kualifikuese të Kupës së Botës në Egjipt, për shkak të kufizimeve të Covid-19. Egjipti është në listën e kuqe të Britanisë, kështu që Salah do të ishte i detyruar që të karantinohej kur të kthehej nga Kajro dhe do të humbiste dy ndeshje të Premier League. Federata Egjiptiane ka bërë të ditur se po “vazhdon kontaktet me FIFA për ti përjashtuar lojtarët ndërkombëtarë nga kufizimet e udhëtimit, të vendosura në vendet ku ata luajnë, për shkak të koronavirusit”.

Problemi është tepër i ndjeshëm për klubet angleze, nuk është rastësi që Manchester City është pajtuar në mënyrë thelbësore me vendimin e Reds, duke kërkuar ndihmë ligjore nga ECA (shoqata e klubeve evropiane) sepse FIFA mund të sanksionojë shoqëritë që nuk do të lejojnë lojtarët e tyre të largohen, për ndeshjet kualifikuese të Botërorit 2022.

Edhe Argjentina e Brazili janë gjithashtu në listën e kuqe të Britanisë së Madhe, prandaj Alisson, Fabinho dhe Firmino (Liverpool), Ederson dhe Gabriel Jesus (Manchester City), Thiago Silva (Chelsea), Fred (Manchester United), Richarlison (Everton), Raphinha (Leeds) rrezikojnë të mos lirohen nga klubet e tyre përkatëse.

Zgjidhja e vetme, e ajo e praktikuar në këto orë nga FIFA në kontakt me vende të ndryshme, do të ishte përjashtimi i lojtarëve nga karantina, pak a shumë si ajo që ndodhi në Euro 2020, për shkak të numrit të madh të kontrolleve që të cilave ata u janë nënshtruar.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *