• |
ide | kryesore

Përplasi me makinë vajzën 27-vjeçare dhe u largua, arrestohet shoferi në Korçë

-Instant, Lajme, Të fundit



Një 43-vjeçar është arrestuar nga policia e Korçës për shkak se akuzohet se ka përplasur një vajzë me makinë.

Sipas policisë i arrestuari është B. M., 43 vjeç, banues në fshatin Vloçisht, Maliq, pasi në lagjen nr. 7, Korçë, ky shtetas duke drejtuar mjetin tip “Ford”, ka aksidentuar shtetasen P. Q., 27 vjeçe, banuese në Korçë, këmbësore në rrugë.

Drejtuesi i mjetit u largua nga vendi i aksidentit, por u kap menjëherë nga shërbimet e policisë, ndërsa 27-vjeçarja pas mjekimit të marrë në Spital, u largua në banesë.

“Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit B. M., 43 vjeç, banues në fshatin Vloçisht, Maliq, pasi në lagjen nr. 7, Korçë, ky shtetas duke drejtuar mjetin tip “Ford”, ka aksidentuar shtetasen P. Q., 27 vjeçe, banuese në Korçë, këmbësore në rrugë.

Drejtuesi i mjetit u largua nga vendi i aksidentit, por u kap menjëherë nga shërbimet e policisë, ndërsa 27-vjeçarja pas mjekimit të marrë në Spital, u largua në banesë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit””, njofton policia. 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *