• |
ide | kryesore

RENEA del në terren/ Arrestohet Astrit Seferi, plagosi 4 persona në 2017-ën

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
RENEA, Vlorë



Zbulohen detaje nga një aksion i RENEA-s, i cili po zhvillohet paralelisht në disa qytete të vendit.

News 24 raporton se dhjetëra persona me precedentë penale janë shoqëruar, ndërkohë që është arrestuar Astrit Seferi.

Ai është autor i një plagosjeje të katërfishtë në Tiranë në vitin 2017. Mësohet se Seferi është ndaluar nga policia në Mamurras.

Sipas të njëjtave burime, RENEA ndodhet në terren në Durrës, Shkodër dhe Lezhë, por edhe në qytete të tjera.

Këto kontrolle vijnë një ditë pas atentatit në Lushnje, ku persona ende të paidentifikuar hapën zjarr me automatik drejt një lokali, ku u vra Bledar Muçaj dhe u plagosën 5 të tjerë.

Kush është Astrit Seferi

Astrit Seferi ishte në kërkim prej kohësh. Ai akuzohet se në bashkëpunim me të vëllanë, Arben Seferi kryen një plagosje të 4-fushtë në zonën e Laprakës në vitin 2017. Të dy vëllezërit hapën zjarr në drejtim të një lokali ku ndodhej një person identifikuar si Elion Leka, me të cilin ishin konfliktuar më herët. Për pasojë Leka dhe 3 të tjerë mbetën të plagosur.

Pas ngjarjes vëllezërit Astrit dhe Arben Seferi u arratisën. Dy vite më vonë, në 2019-n, Arben Seferi u prangos teksa konsumonte një drekë me familjen e tij. Bashkë me të u arrestua edhe një person i identifikuar si Viktor Gjergji. Ndërsa Astrit Seferi u arrestua këtë të martë. Të dy vëllezërit akuzohen për veprën penale “Tentativë vrasje” dhe “Plagosje me armë zjarri”. ©LAPSI.al



1 Comment

  1. Berisha dhe Lazarati janë dy gjëra të ndryshme. Berisha është në “Listën e zezë”, si minues i demokracisë në Shqipëri, si shantazhues i sistemit të drejtësisë dhe hajdut familjarisht i parave të shqiptarëve për shkak të shpërdorimit të pushtetit.

    Lazarati është pasojë e politikës së Berishës, që e ktheu atë në një fshat simbol të kultivimit të kanabisit,shkerdhejuani fisin ketyre shpellkareve skifteret të talebanit salih

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *