• |
ide | kryesore

Rita Ora planifikon martesën me regjisorin e njohur

-Instant, Paparazzi, Slider



Para pak kohësh këngëtarja Rita Ora pranoi se kishte nisur një romancë dashurie  me regjisorin Taika Waititi.

Dyshja u lidh në fillim të muajt mars dhe janë shfaqur shpesh së bashku në publik. Një burim i afërt me ta ka treguar për “Daily Mail” se Rita dhe Taika mund të martohen së shpejti, sepse ata kanë nisur të mendojnë për organizimet.“Taika e quan Ritën ‘grua’ gjatë gjithë kohës dhe thotë se do të jetë burri i saj i parë dhe i fundit”, është shprehur burimi. Sipas tij, këngëtarja  ka planifikuar fillimisht një ceremoni private dhe më pas një festë të madhe. Waititi ka qenë i martuar më herët me producenten Chelsea Winstanley, por ata u divorcuan në vitin 2018. Ndërkohë, Ora është përfolur shpesh për lidhjet e saj me personazhe të famshëm.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *