• |
ide | kryesore

Rritet presioni ndaj të pavaksinuarve në Gjermani, rregullorja e re: Shërim, vaksinim ose test

-Instant, Lajme, Planet



Për një kohë të gjatë njerëzit në Gjermani ishin shpesh të paqartë mbi rregullat e shumta ndaj pandemisë së koronavirusit, të cilat ndryshonin nga landi në land. Por që nga e hëna (23.08) kjo ka ndryshuar. Kush do të qëndrojë brenda në restorant, në kafene, do të shkojë në kinema apo në pishinë, të vizitojë të afërmit në spital apo në strehimoret e kujdestarisë duhet të paraqesë dëshminë e vaksinimit të plotë, ose vërtetimin që është shëruar nga COVID-19 ose një test aktual. Disa lande si p.sh. Berlini e kanë aplikuar këtë rregullore që nga dita e premte (20.08). Situata do të vështirësohet për ata që janë të pavaksinuar. Ata duhet të paraqesin kurdoherë një test negativ jo më të vjetër se 24 orë. Kush do të kalojë pushimet në hotel do të detyrohet ta bëjë testin çdo tri ditë.

Kurs me rregulla të reja

Qeveria dhe landet do të ndjekin një kurs me rregulla të reja në situatën e pandemisë: Edhe nëse do të rritet numri i të infektuarve, synimi është të shmanget me çdo kusht një lockdown si vjeshtën e kaluar. Për më tepër që aktualisht  më shumë se 64,1 përqind e njerëzve  në Gjermani kanë marrë të paktën dozën e parë të vaksinës dhe 59 përqind janë plotësisht të vaksinuar, sikurse njoftoi të hënën (23.08) ministri i Shëndetësisë Jens Spahn.

Në fundjavë edhe kandidatët për kancelar Armin Laschet i CDU-së dhe Olaf Scholz i SPD-së theksuan, se të paktën për ata që janë vaksinuar ose janë shëruar nuk do të ketë më një lockdown edhe nëse rriten shifrat e infeksionit. Për të arritur imunitetin e tufës, sipas virologëve duhet një kuotë vaksinimi në varësi të grupmoshës deri në 85 përqind. Ndonëse është rritur aktualisht ritmi i vaksinimeve, shifrat janë larg për një imunitet tufe. Për më tepër tani që pas hapjes së shkollave dhe kthimit pas pushimeve të verës numri i infeksioneve po rritet sërish. Numri i infeksioneve të reja për 100.000 banorë në shtatë ditë të hënën arriti në 56,4. Kjo është më pak se në pranverë, kur incidencashënonte 160, gjë që çoi në vendosjen e kufizimeve të shumta. Në disa qytete si në Leverkusen incidenca tani ka arritur në 200. Pra pavarësisht se shumë janë vaksinuar, pandemia vazhdon të jetë e pranishme.

Testet së shpejti me pagesë

Kur qeveria në pranverë i zbuti masat kufizuese, bashkë me landet vendosi, që të aplikojë rregulloren e detyrimit për paraqitjen e dëshmisë së vaksinimit, të shërimit apo testin aktual ndaj koronavirusit. Duke nisur nga 11 tetori do të përforcohet edhe më shumë presioni ndaj të pavaksinuarve. Deri tani testet janë falas, por nga tetori testi do të jetë me pagesë nga 35 deri në 50 euro, nëaeroporte madje testi do të kushtojë 60 euro. Kush nuk është i vaksinuar në të ardhmen do të duhet të paguajë testin ndaj koronavirusit për të marrë pjesë në aktivitetet e jetës në shoqëri. Përjashtime do të ketë vetëm për fëmijët dhe ata që nuk mund të vaksinohen për arsye shëndetësore./DW



2 Comments

  1. PADREJTESIJA,,QE ME KRIJIM DHE ULLZIM ,DUKET QART SE ESHTE SHAH MAT KUNDER LOJTAREVE TE VET,NJERZIT E PADREJTE ,DUKET SE DUAN TA SHIJOJN DERI NE PERJETESI ME NJE INTENSITET ,PERKUSHTIM DHE ANGAZHIM TE PAPARE NE HISTORIN NJERZORE ,DUKE EKSPLORUAR EGON E TYRE TE PUSHTETIT PARAS ,NE MENYRE TE PAKUFIZUAR,BRENDA NJE KRIJIMI DHE NJE FRONTI TE KONTROLLUAR NGA KRIJUESI I GJITHFUQISHMI I GJITHDITURI GJITHPUSHTETESHMI E NGA KUSH NGA NJEREZ TE DOBET PADIDUR DHE PAFUQISHEM ,QE DUAN TA SFIDOJNE ATE,KU TASHME NDESHKIMI TIJE KA ZBRITUR NE TOK ,A NUK SHIHNI ZHVILLIMET,NE TOK PROLLIMI KA RENE,PROBLEMET JAN RRITUR,SEPSE ESHTE PREMTIMI PRECIZ I TIJE PER RASTIN KUR PADREJTESIJA NE TOK ZHVILLOHET,,ZVOGLON MASEN ,,,[KJO PO KUPTOHET QARTE SE PO ZVOGLOHEN BURIMET E SE MIRES BAZA E JETES NE TOKE]DHE FURNIZON PO MASE ,KUR NJERZIT NDJEKIN RRUGEN E TIJE,ASKUSH TE MOS CUDITET QE EDHE PSE NA DUKET ,GJITHCKA TMERR I VERTET ,NESE NE TE GJITH I DORZOHEMI TE MALLIT ZOT,DHE VEPROJM SI THOT AI ,ZOTI MALLERISHEM MBAN PREMTIMIN E DHENE NA FURRNIZON PA MAS ANDEJ NGA SE PRESIM PER AQ KOHE SA MBESHTETEMI DHE VEPROJME SIPAS ULLZIMIT TIJE,,KJO KA NDOLLUR GJA HISTORIS PO NDOLLE DHE DO NDOLLIN TEK INDIVIDET DHE GRUPET NJERZORE QE NDJEKIN KET RRUG,SIKURSE PO NDOLL E KUNDERTA ME TE KUNDERTIT,,QE PO E PESOJNE TE PADREJTIT ,HIPOKRITET DHE NDJEKSIT E TE KEQES GJITH ATO QE PAJTOHEN DHE HESHTIN PERPARA ZHVILLIMIT SAJ ,NUK KSHILLOJN NUK NDALIN NUK E LUFTOJNE,TE KEQEN ,,,,,I LARTESUAR ESHTE AI QE KRIJOJ DHE PERSOSI GJITHCKA,DHE GJITHCKA ESHTE ZHVILLUAR VETEM SIPAS VULLNETIT TIJE,QE NGA KRIJIMI DERI NE PERJETESI,MJER PER TE GJITH NE QE NUK PERPIQEMI TA KUPTOJME PRANOJME,DHE ANGAZHOHEMI NE TE MIREN PER TE GJITH PERDERI SA KEMI NJE NATYRALITET KRIJIMI QE TE MIREN E DUAM PER VETEN DREJTEN HAKUN ,ME SHPIRTE PARAJSEN LUMTURIN NDERSA ME GJYMTYRE PO E SHKATRROJME ATE E PSE ,SEPSE PO PERPIQEMI TJUA SHKATERROJME LUMTURIN TJEREVE ME MENDIM SE ,DO PERFITOJM SA ME SHUM DHE HARROJME QE VULLNETI ZOTIT NA NDESHKON PER VEPRAT E KEQIJA TONAT KUNDER TJEREVE PACMANGESHEM NDERSA NDESHKIMI NUK NA PELQEN,DUKET QARTE SE ZEMRA NA PASKA VDEKUR NGA MEKATET EDHE PSE NE JETOJME ,NA KA HUMBUR NDJESHMERIJA PER MIRE,,POR JO PA MUNDESI SHPETIMI ,ZEMRA NGJALLET NDJESHMERIJA NA VJEN PER MIRE VETEM NESE PENDOHEMI U KTHEJM NJERZVE HAKUN DHE ANGAZHOHEMI NE MENDIME FJALE DHE VEPRA TE MIRA VETEM SI THOT ZOTI MADHERISHEM

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *