• |
ide | kryesore

Shiste kokainë për VIP-at në Tiranë, si e zbuloi agjenti i infiltruar oficerin e RENEA-s

Arkiva, Lajme, Të fundit



Efektivi i RENEA-s i arrestuar tre ditë më parë për shpërndarje kokainë pranoi sot përballë gjykatës se droga që u gjet në një banesë gjatë operacionit është e tija. 27-vjeçari ka mohuar të ketë bashkëpunuar me dy personat e tjerë, Gevi Spahiu dhe Jurgen Luli që u arrestuan për shpërndarje të kokainës.

Burime nga prokuroria bëjnë me dije se, Rael Luli po mbahej nën vëzhgim nga efektivë të shërbimit për çështjet e Brendshme dhe Ankesat që kanë infiltruar një agjent duke blerë një sasi kokaine nga Luli, që pas testimit ka rezultuar në masën 80% e pastër. Nisur nga cilësia e lartë e lëndës narkotike hetuesit kanë dyshime se grupi synonte vetëm klientë të përzgjedhur. Janë të njëjtat burime që bëjnë me dije se efektivi, nuk ka pranuar të bashkëpunojë me drejtësinë sa i përket personave të tjerë ku siguronte lëndën narkotike.

Gevi Spahia e Jurgen Luli u arrestuan në një apartament të marrë me qira në kryeqytet që dyshohet se përdorej si bazë për trafikimin e lëndëve narkotike. Në fund gjykata la në burg efektivin e RENEA-s Rael Lulin dhe dy të arrestuarit e tjerë Gevi Spahia e Jurgen Luli.

Ndërsa 2 të tjerë po hetohen në gjendje të lirë, përkatësisht Gertjan Harapi e Ergi Sala. Nga kontrolli i kryer në banesat që dispononin të arrestuarit u gjetën dhe sekuestruan rreth 434 gramë kokainë, 576 gramë kanabis, 100 gramë ekstazi si fara të dyshuara për kultivimin e bimëve narkotike. Po kështu u gjetën edhe 7 peshore që shërbenin për ndarjen dhe paketimin e lëndës narkotike, si 11,890 euro dhe 3 pistoleta./ ABC



4 Comments

  1. Imagjino c’fshehin politikanet poshte vilave dhe bunkereve te tyre.
    Hajdutet dhe Vrases me te medhenj te te gjitha kohrave,

    Hiqi masken e poturet shtetit dhe shif po s’te doli nje hajdut, nje kck, nje tullac e barkmut i shemtuar, nje mjekercjap, nje me shume emra e shume fytyra. nje oligark … E cte thush mo? MUT gjithandej ne emer te shtetit dhe uniformen e saj.

    VIP i modh nga Tirania e Tirones. Sa kalova nga Piazza qelbej era mut e plehrat mu te stacioni autobuzit, bagtia kishte dal shetitje.

    Keq me vjen per ato pastrues te ndershem e puntor qe pa gdhire dalin e pastrojne mutat e njerzve. Ato njerez te urte e puntore nuk duhet te kishin lindur ne kete Tirani por ne nje shtet te denj per ta.

    Presim nga segmenti , segmenti bie vete mrena.
    Ky shtet qe quhet Shqiperi e ka kptut barra korrupsionit, e nuk ka politikan qe e pastron mutin qe kemi perbrenda.

    Sa do te enderroje ROMSI se do e bej Shqiperine, nje … do ta beje si para-ardhesit e tije.

    Prap nga zero do filloje historia…

  2. Berisha dhe Lazarati janë dy gjëra të ndryshme. Berisha është në “Listën e zezë”, si minues i demokracisë në Shqipëri, si shantazhues i sistemit të drejtësisë dhe hajdut familjarisht i parave të shqiptarëve për shkak të shpërdorimit të pushtetit.

    Lazarati është pasojë e politikës së Berishës, që e ktheu atë në një fshat simbol të kultivimit të kanabisit,ja dhe nje skifteret shpellkare i salihut e metes ne burg

    1. Po si keni surrat e flisni akoma per lazarat e per berishe o dihare e ridhjere. Vetem droge pafund 8vjet me maune me avione me helikoptere e me anije e akoma na tregoni gomeret e mallit ne lazarat

  3. Si te mos lulezoje tregu i droges kur konsumatori me i madh eshte vete Paulini me rilindasit, ndersa sipermarresit jane Tahiri, Xhafa e ministra, e te aferm te tyre. Cfare mund te presesh tjeter ne kete vend.
    Eshte ky treg gjigand droge qe mban ne kembe shtetin dhe eksporti kryesor qe Shqiperia ben ne Europe.
    Tani me ardhjen e afganeve thjesht do te shtohet prodhimi dhe ulet kostoja meqe ato do paguhen me pak dhe do sjellin edhe eksperience ne kete industri.
    Bravo Cuna!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *