• |
ide | kryesore

Shpartallohet mesfusha e Juventus: Allegrit humb edhe Ramsey, i treti i padisponueshëm i rolit

-Instant, Sport



Pasi humbi Kajo Jorge për një periudhë të pacaktuar, Massimiliano Allegri humbet edhe Aaron Ramsey. Mesfushori uellsian, mbi të cilin trajneri po punonte intensivisht për ta përshtatur me rolin e organizatorit, pësoi një dëmtim të shkallës së ulët të aduktorit në kofshën e djathtë. Uellsiani ndjeu dhimbje në fund të ndeshjes kundër Udineses dhe iu nënshtrua testeve diagnostikuese këtë mëngjes në J|Medical. Pas dhjetë ditësh gjendja e tij do të rivlerësohet dhe do të përcaktohen saktësisht kohët e rikuperimit.

Një ndalesë, ajo e uellsianit, e cila i hap rrugën debutimit si titullar të Manuel Locatellit, i cili sipas të gjitha gjasave do të bëjë debutimin e tij nga minuta e parë kundër Empolit, përkrah Bentancur ose si qendra e një mesfushe me tre lojtarë, bashkë me uruguaianin dhe me McKennie (i cili kthehet në dispozicion pasi kaloi skualifikimin). Në fakt, Arthur do të jetë akoma jashtë për të paktën dy muaj, ndërsa Rabiot do të jetë në dispozicion vetëm pas pauzës së kombëtareve.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *