• |
ide | kryesore

Takimi sekret/ Kreu i CIA-s u prit nga udhëheqësi i talebanëve në Kabul

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Kreu i Agjencisë Qendrore të Inteligjencës Amerikane (CIA) u takua fshehurazi me udhëheqësin e talebanëve në Kabul të hënën. Lajmin e raportojnë mediat amerikane që citojnë burime të tyre. As talebanët dhe as CIA nuk do e kanë konfirmuar takimin e raportuar midis William Burns dhe Mullah Baradar.

Presidenti amerikan Joe Biden ka caktuar një afat deri më 31 gusht për forcat amerikane që të largohen nga Afganistani. Aleatët, përfshirë Mbretërinë e Bashkuar duan që afati të zgjatet.


Burimet u kanë thënë mediave amerikane, përfshirë New York Times, Washington Post, Associated Press dhe NPR në lidhje me takimin mes CIA dhe talebanëve. Megjithatë, ata dhanë pak detaje.

Nëse konfirmohet, ky do të ishte kontakti i parë i nivelit më të lartë midis Shteteve të Bashkuara dhe talebanëve që kur këta të fundit morën Kabulin më 15 gusht, duke bërë që qeveria afgane e mbështetur ndërkombëtarisht të largohej.

Rreth 5800 trupa amerikane aktualisht po ruajnë aeroportin e Kabulit ndërsa mijëra shtetas të huaj dhe afganë përpiqen të largohen nga vendi.

Washington Post thotë se diskutimet ka të ngjarë të kenë përfshirë afatin që ushtria amerikane të përfundojë transportin e saj ajror.

Të martën, talebanët thanë se asnjë afgan nuk do të lejohet të largohet nga vendi dhe as afati për tërheqjen e SHBA nuk do të zgjatet.

Mullah Baradar është një nga 4 burrat që themeluan talebanët në 1994. Ai u kap në një operacion SHBA-Pakistan në 2010 dhe kaloi 8 vjet në burg.

Që nga viti 2019, ai ka qenë kreu i zyrës politike të talebanëve në Katar. Në shkurt 2020, ai nënshkroi marrëveshjen e Dohas për tërheqjen e trupave amerikane dhe të NATO -s.

Ai ishte gjithashtu lideri i parë taleban që komunikoi drejtpërdrejt me një president të SHBA, pasi pati një bisedë telefonike me Donald Trump në 2020. ©LAPSI.al

9 Comments

    1. Po pra. Po gallate eshte se shkon kreu i CIA’s qe te diskutoje shtyrjen e afatit per terheqjen e Amerikaneve me demek.
      Sikur nuk ka zyrtar politik apo ushtarak Amerikan per kete por duhet kryespiuni.
      Prite ta bejne gjithe rajonin sic e bene me ISIS. Te perdorin Talibanet per te hap vatra lufte ne Pakistan, ne Republikat Myslimane Ruse, te Ujguret ne Kine. Det me gjak do ta bejne.

      1. Po ku e di ti??
        Mbase ka shku me diskutu cmimin e shitjes se Opjumit, tregetia e te cilit ne bote kap vleren 3-5 Trilion Dollare ne Vit, ku Avganistani ka monopolin e prodhimit me 96%.

        1. Ai ka qene pazari i pare qe eshte bo, ka maru me kohe ai muhabet. Puna tani eshte se gjithe keto arme qe i la Amerika, plus edhe paret e opiniumit duhet ti bin nanjonit, se ska lezet mos tja bojne bam fare, dmth ndonje “armiku te demokracise” si puna e Rusise dhe Kines se Pakistani dihet e kane si shpine e vet Talibanet. Ky si duket po myll muhabetin se cfare lloj operativesh te CIA’s do i coje per ti trajnu dhe kur.
          Ka mundesi shume edhe ca zyra te George Soros qe te masin “indeksin e demokracise” tu japi ca bursa (si puna e Lulit) si edhe per ndonje “revolucion me bojna” (portokall a roze a bojeqielli) ne Rusi apo Kine.

  1. Amerika po te ket mire me baben nuk cfare i duhen kalamajt edhe pse baba eshte diktator,i korruptum ose terrorrist,hajt shnet

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu