• |
ide | kryesore

Video/ Uzuni asist, por nuk mjafton: në grupet e Champions shkojnë Young Boys, Malmo e Benfica

-Instant, F1, Sport, Video



Asnjë përmbysje në mbrëmjen e kthimit të playoff në Champions League. Psv Eindhoven nuk arrin të përmbysë 2-1 e pësuar nga Benfica në ndeshjen e parë: përfundon 0-0 pavarësisht një lojtari më shumë për hollandezët. Eleminohet Ferencvaros i Uzunit, edhe pse luante në Hungari dhe kishte vetëm një gol diferencë për të rikuperuar. Young Boys fiton edhe në kthim 3-2 dhe eleminon Ferencvaros të Uzunit, që rikuperoi avantazhin e parë të Zesiger me golat e Wingo e Mmaee (asist Uzuni), por u dorëzua më pas në golat e Fassnacht e Mambimbi. Në grupet e kompeticionit më të rëndësishëm europian shkon edhe Malmoe, i mundur 2-1 nga Ludogorets, pasi kishte fituar 2-0 në ndeshjen e parë. Për bullgarët shënuan Nedyalkov e Sotiriu, por diferencën e bëri goli me të cilin Birmancevic ngushtoi diferencën.

CHAMPIONS LEAGUE – QUALIFICATION

Ferencvaros 2 – 3 Young Boys
Ludogorets Razgrad 2 – 1 Malmoe FF
PSV Eindhoven 0 – 0 Benfica



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *