• |
ide | kryesore

Vrasja e 18-vjeçares në Ferizaj, protestuesit lyejnë me ngjyrë të kuqe policët

-Instant, Lajme, Të fundit



Disa qytetarë e aktivistë janë mbledhur sot para stacionit policor në Ferizaj për të protestuar ndaj neglizhencës së institucioneve karshi rasteve të dhunës dhe vrasjeve ndaj grave. Gjatë protestës, disa nga pjesëmarrësit u hodhën ngjyrë të kuqe policëve që po kujdeseshin për sigurinë në hyrjen e oborrit të stacionit policor, raporton Gazeta Express.

Pas Policisë, protestuesit janë nisur drejt objektit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj.

Protesta vjen pas vrasjes makabre të një 18-vjeçareje në Ferizaj. Ajo u dërgua dhe u la e vdekur në emergjencën e Ferizajt të dielën. Atje e çuan dy persona, bashkëshorti i saj dhe një tjetër.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *