• |
ide | kryesore

Arrihet dakortësimi, talebanët do t’i lejojnë afganët të largohen edhe pas muajit gusht

-Instant, Arkiva, Planet



Talebanët kanë rënë dakord të lejojnë shtetasit afganë me dokumente ligjore të udhëtojnë pas muajit gusht. Lajmi është bërë i ditur nga Ambasadori gjerman në Afganistan, Markus Potzel me një postim në Twitter.

Potzel u takua me Sher Mohammad Abbas Stanekzai, Zëvendës Shef i byrosë politike të Talebanëve dhe ekipin e tij “për një diskutim gjithëpërfshirës” në Doha të martën, tha Potzel.

Ata diskutuan një “nevojë urgjente” për një aeroport funksionues në Kabul si një parakusht për praninë diplomatike dhe OJQ -ve në Afganistan.

“Drejtori Stanekzai më siguroi se afganët me dokumente ligjore do të vazhdojnë të kenë mundësinë të udhëtojnë me fluturime komerciale pas 31 gushtit”, tha Potzel.

Kjo vjen një ditë pasi Talebanët thanë se “nuk po lejonin më evakuimin e afganëve” duke deklaruar se SHBA -të duhet t’i përmbahen afatit të javës së ardhshme për t’u tërhequr.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *