• |
ide | kryesore

Dhunonte të ëmën, arrestohet 45-vjeçari në Pogradec

-Instant, Lajme, Të fundit



Një 45-vjeçar në Pogradec është vënë në pranga pasi dhunonte nënën e tij të moshuar. Dyshohet se ndaj gruas 79-vjeçare ai ka ushtruar jo vetëm dhunë fizike por edhe psikologjike.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. B., 45 vjeç, banues në Pogradec, pasi dyshohet se në banesë, ky shtetas ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj nënës  së tij, shtetases Q. B., 79 vjeçe.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec për veprën penale “Dhuna në familje”, njofton policia.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *