• |
ide | kryesore

Edhe terroristë mes afganëve ? / Alarmi që vjen nga shtypi francez

-Instant, Arkiva, Kryesore



Ndërsa shtetet serioze që kanë vendosur të mirëpresin në truallin e tyre refugjatë afganë po ngrejnë përditë e më shumë pikëpyetje lidhur me rrezikun e kërcënimit terrorrist, Tirana zyrtare është futur në një qorsokak moralisto-patetik për ti treguar vendeve të tjera të perëndimit detyrat e tyre humanitare.

Lexo me tej:

Falenderimet nga SHBA/ Rama bëhet më afgan se afganët në mediat e huaja

Në fakt, problemi është më serioz se sa duket dhe rreziku i infiltrimit të terrorristëve islamikë nuk është një risk që duhet nënvleftësuar. Rënia e shpejtë e Kabulit, e pa parashikuar edhe nga shërbimet sekrete, nuk i dha mundësi ameriknëve dhe europianëve të hatronin listat e sigurta të afganëve që duhet të evakuonin kur të largoheshin. Po ti shtohet kësaj edhe kaosi dhe amullia e ikjeve pa filtra nga aeroporti i afganëve që u dyndën drejt tij, rreziku që mes tyre të jenë infiltruar shumë elementë terroristë mbetet i lartë.

Në ditët e fundit, në shtypin francez po raportohen raste të ngjashme. Gazeta e përditshme “Le Parisien” i kushtoi një artikull historisë së një afgani, që ishte “shpëtuar” nga trupat franceze, pasi i kishte hapur atyre me armë rrugën drejt aeroportit. Por kur avioni me francezë dhe afganë zbriti në Doha, u morr vesh se ai kishte shërbyer më parë si ushtar në shërbim të talebanëve.  

“I riu 26-vjeçar, me inicialet N.S. në ditën e evakuimit të ambasadës franceze në Kabul, i erdhi në ndihmë shërbimeve franceze të sigurisë që të transportojnë afro 200 persona në aeroport. Falë këtij kontributi dhe ekspozimit ndaj hakmarrjes së mundshme nga talebanët, atij iu mundësua një vend në aeroplanin e nisjes në Kabul. Rasti  bëri që ai mos i nënshtrohet verifikimit nga shërbimet inteligjente” shkruhej në “Le Parisien”,  të kësaj të marte, ku informohej se ai po mbahej tani i izolurar në Paris bashkë me katët të afërm të tij të dyshuar po ashtu për lidhje me talebanët.

Raste të tilla kanë bërë që të ngrihen pikpyetje për sigurinë e personave që do të evakuohen. Kjo është edhe arsyeja reale që SHBA këmbëngul ti sjellë ata fillimisht në vende si Shqipëria, Kosova, apo Maqedonia dhe vetëm pasi të bëjë këtu vettingun e tyre, të tërheqë një pjesë që dalin të pastër.

Kështu, për arsye se shërbimet tona inteligjente nuk kanë njohuritë dhe profesionalizmin e  atyre amerikane apo europiane, shtuar kësaj edhe faktin që ata që nuk i kalojnë filtrat do të qëndrojnë këtu, risku që elementë me prirje terrorriste të mbeten në Shqipëri është i madh.

Kaos, kundërthënie dhe gënjeshtra rreth refugjatëve afganë

E në vend që të vërë këtë alarm qeveria shqiptare po merret me propagandë. Tirana zyrtare nuk di ende numrin e saktë të atyre që do ti sjellin e jo më të ketë të dhëna për sigurinë e tyre.

Ndërkohë që sa më shumë kohë kalon ky risk shtohet dita ditës, qeveritarët flasin për marrjen e mësuessve, përkthyesve, intelektualëve dhe grave të organizatave jo qeveritare.

Madje siç ndodh gjithmonë, kur fjalën e merr Veliaj, i cili ka aftësinë për ta shndërruar në grotesk çdo mashtrim, ai flet se në Shqipëri do të mbeten më të mirët dhe më të zotët.

Shpresojmë që mos e ketë fjalën për ajkën e terrorrizmit. 

©Lapsi.al



14 Comments

  1. Jeni kujtuar vone te reagoni nepermjet ketij shkrimi per rreziqet. Argumentet per mospranimin e afganeve duheshin bere me kohe. Edhe sikur ata mos perbejne rrezik shoqeria duhet te reagonte kundra sjelljes se tyre ketu. Sepse vendimi eshte marr ne menyre te fshehte dhe ende ska transparence.

    1. Hahahahahaha… edhe njehere per terrorizmin. Tani fillojne te gjithe te mprehin dhembet dhe ferkojne duart per parate qe do marrin nga fondet antiterrorism. Dhe Franca qenka e pare qe leshon “alarmin”.

      1. Keta ruhen nga keneget e bregovicit
        50 mije arabe i kane ne tirane, edhe nja 50 a 100 mije afgane per 2 vjet ketu i kane
        Une them me mire te pyesim kush e ka ate shoqaten e gjuetareve te beogradite ti lutemi ta pushtoje shqiperine
        Me mire te pushtuar nga serbet sesa te lire nen ameriken edhe me 1 milione arabe, pakistanze e afgane.

  2. Nuk duhet tju vij alarmi nga shtypi francez. Minen me sahat e keni brenda. Pse sirianet e tunizianet qe kane hyre ne menyre te paligjshme ne shqiperi, kush po i kontrollon e verifikon.

  3. “Rënia e shpejtë e Kabulit, e pa parashikuar edhe nga shërbimet sekrete”
    Cfar gazetaresh jeni ju, mor injoranta, tju vij turp per profesionin qe pretendoni te keni.
    Kush ju tha juve qe renia e Kabulit nuk ishte parashikuar nga sherbimet sekrete??
    Ekzistojne raporte publike te hartuara nga Gjeneral Amerikane 5-6 Vite me pare, ku nder te tjera thuhet qe terheqa e trupave duhet bere ne menyre graduale, ne te kundert do ndodhi kjo qe pame.
    Ushtria Amerikane iku naten, lane gjithcka ne Afganistan as mjetet e tyre nuk i moren.
    Nje mikja ime Amerikane thote me ironi qe ushtaret Amerikane iken naten, pa i thene mirupafshim kolegeve Afgane.
    Ky duket qarte qe eshte nje inskenim i paster, po se ku do na coje kete do e tregoi koha.

  4. Dhe prandaj Rama me sektin e tij e ka kthyer Shqipërinë në Landfillin e Europës, do sjellin mijëra Afganë të pa kontrolluar dhe do i bejnë veting në Shqipëri me reformën e re në Drejtësi.

    Pyetja është se çfarë do bëjnë me mijra Afganët problematike që nuk do i jepen viza amerikane dhe që do rezultojnë të lidhur me organizatat terroriste, me çfarë kapacitetesh do i përgjigjen dhe si do i kthejnë pas, edhe pse probabiliteti është  se talbanët do i rekrutojnë si patronazhistë për partinë.

  5. Nuk kuptohet se kish ishte ai tip inteligjent qe e mori vesh kaq me vonese se do kete terroriste te infiltruar. Ne ate rremuje qe eshte ne aeroportin e Kabulit, minimalisht 10-20% e personave qe po vine kendej jane talebane te infiltruar.

  6. Mos harroni zakonin e urryer te pedofilise: Baça Bazi (“djemte e lojes”, ne Afganistan dhe Pakistan). Beni kujdes ke fusni ne shtepi!

    [ Bacha bāzī (persisht: بچه بازی, lit. “luaj djalë”; [1] nga fëmijë bacheh, “djalë”, dhe lojë bazi “luaj, lojë”) është një term zhargon në disa pjesë të Afganistanit dhe Pakistanit [2] [3] për një zakon të krijuar në Afganistan që përfshin abuzimin seksual të fëmijëve midis burrave të moshuar dhe adoleshentëve të rinj meshkuj ose djem, të cilët quhen djem vallëzues. Ky zakon lidhet me skllavërinë seksuale dhe prostitucionin e fëmijëve. [4] Në shekullin 21, Bacha bazi praktikohet në pjesë të ndryshme të Afganistanit dhe Pakistanit Veriperëndimor. [5] [6] [3] Forca dhe shtrëngimi janë të zakonshme, dhe zyrtarët e sigurisë deklarojnë se nuk janë në gjendje t’i japin fund praktikave të tilla dhe se shumë nga burrat e përfshirë në aktivitete të lidhura me bacën bazi janë komandantë të fuqishëm dhe të armatosur mirë. ]

    en.wikipedia.org/wiki/Bacha_bazi

    1. Normal shqetesimi i mirit dhe ka llogjik. Tani pedofilet e pushteteshem dhe manjaket perendimore nuk do shkohjne me ne Tunizi, Siri, Afganistan dhe ne vende te tjera te pasigurta kur shume mire po ia u sjellin ato afer ne zemer te mesdheut per te kenaqur epshet e tyre djallezore me pak kosto per jeten dhe ato financiare. Nje vend si ne pa sistem drejtesie me te gjitha pushtetet e kapura dhe krim te organizuar eshte ideal per “vlerat” perendimore qe promovon shoqeria e shqyer dhe emisaret e saj ne Shqiperi.

  7. AS je i sakte, çdo gje qe shofim e degjojme keto dite per Afganistanin dhe afganet eshte nje teater i madh.
    Amerikanet iken pasi u moren vesh me Talibanet. Kjo qe po ndodh realisht atje eshte nje kalim paqesor pushteti nga Amerikanet te Talibanet, prandaj nuk shkrehen asnje plumb forcat afgane. Perse ia lane pushtetin atyre sakte nuk mund te thuhet ende, por korrupsioni dhe shperdorimi i miliardave te taksapaguesve amerikan ishte shume galopant dhe duhej te fshihej nga publiku ne mje fate menyre. Prandaj u la çdo pajisje e armatim atje qe mos kete me nje inventar apo fakte te abuzimet me fondet qe menaxheheshin nga llom lloj organizatash. Sa per panimin nga Shqiperia e afganeve dhe racave te tjera qe qarkullojne ne azi dhe afrike shume shpejt do dalin fakte tronditese. Ato pakashume dihen por mediat e kapura ne shqiperi i mbaj e te fshehura ndaj publikut.

  8. janë së bashku të katër: Berisha, Meta, Luli dhe Kurti. Çfarë janë këta të katër? Berisha dhe Meta janë duke perënduar përjetë; pritet do të vihen para Drejtësisë për krimet dhe korrupsionin e kryer. Basha i PD, një kukull e Berishës, ka disa dosje korrupsioni dhe krimi; por pritet si do të reagojë. Atij i kërkohet që të mbajë anën e Drejtësisë dhe të Perëndimit.

  9. Arjan Çani: A ishte vërtët Ibrahim Rugova, një “Gandi Ballkanik”?

    Goran Bregoviç: Sigurisht që po, ai ishte një talent i madh.

    Arjan Çani: A është realisht Milosheviçi për ju “Kasapi i Ballkanit”?

    Goran Bregoviç: Mund ta themi dhe këtë, është e vështirë të kesh simpati për atë njeri.

  10. Ne vend terroristesh jemi. Hajdute qe na vjedhim te ardhmen zgjedhim. Budalleku ska fund kur lavderojme ate k..ven kinese te shba. Edhe ca terrerista me certifikate shume mire do behet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *