• |
ide | kryesore

Fjalimi i Ramës/ Sinjalet për ministrat që ikin dhe për ata që rrinë në detyrë

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme



Pak diferencë bëjnë emrat e ministrave në qeverisjen Rama, megjithatë mijëra punonjës të administratës janë sy e veshë se kush nga ministrat ikën e kush vjen. Në nisje të mandatit të tretë, Rama i dha sot disa sinjale se kë do të mbajë e kë do të heqë, por asgjë nuk është përfundimtare. “Ka shumë zgjedhje për çdo rol”, tha kryeministri duke u lënë të kuptohet vartësve se secili është i zëvendësueshëm, megjithatë për disa, superlativat ishin të tilla që nuk lënë vend për dilema.

Belinda Balluku ka lënë hapur aq shumë kantiere në rrugë, tunele, aeroporte dhe porte, saqë duket sikur Rama është i detyruar t’ia caktojë sërish postin e ministres së Infranstrukturës, për t’i mbyllur punët e lëna përgjysëm. Jo rastësisht, kur foli për infrastrukturën, Ramës iu desh të zgjatej pak. Përmendi Skavicën, gazin e lëngshëm në Vlorë, parqet fotovoltaike të Karavastasë dhe të Spitallës, aeroportin e Vlorës, Sarandës, rrugën e Arbërit, Delvinë- Kardhiq etj etj. Në zgjedhjet e fundit, Balluku mori numrin më të madh të votave në Tiranë nga të gjithë anëtarët e tjerë të kabinetit që konkuronin, gjithsej 15 361 vota. Lëvdatat për punën e Ballukut, shuajnë shpresat e pretendentëve që synonin postin që përmban buxhetin më të majmë të qeverisë.

Olta Xhaçka, emër që e ka konsoliduar vendin e saj përkrah Ramës. Jo rastësisht kryeministri nuk u kursye në vlerësimet për sektorin e mbrojtjes dhe politikën e jashtme, të dy postet ku ka drejtuar Xhaçka gjatë mandatit të dytë të socialistëve. “Të jemi të gjithë krenarë se çfarë është bërë në fushën e mbrojtjes dhe me punët e jashtme të këtij vendi gjatë mandatit që mbyllim”, u shpreh Rama duke i dhënë sinjale Xhaçkës se do ta vazhdojë bashkëpunimin me të edhe në mandatin e tretë. Me një profil të ulët si ministre e Jashtme, ndryshe nga paraardhësi i saj në atë post, Xhaçka nuk ka mbajtur qëndrime të forta për Ballkanin e Hapur, duke ia lënë kryeministrit lojën e koordinuar me Vuçiçin. Xhaçka është paracaktuar të jetë në krye të operacionit për pritjen e afganëve, që kërkon një koordinim të mirë me ambasadën amerikane.

Ogerta Manastirliu nuk mund të merrte fjalë më të mira nga kryeministri për menaxhimin e pandemisë. “Përgjatë 18 muajve të stërvështirë e mishëroi me dinjitet të lartë qytetar, politik dhe profesional, qëllimin themelor të kësaj qeverie, për të qenë qeveri e punës, jo vetëm e fjalëve”, ishin superlativat që Rama i drejtoi ish bashkëpunëtores së tij të hershme, që nga koha e Bashkisë së Tiranës. Bashkë kanë kontrolluar dhe dirigjuar në mënyrë perfekte bluzat e bardha dhe ekspertët e pandemisë. I kanë përdorur për mbulimin e gabimeve, për dirigjimin e shifrave të infeksionit dhe të vdekjeve dhe, në disa raste, edhe për t’iu përgjigjur flakë për flakë akuzave të opozitës. Vala e katërt e pandemisë po afron dhe i njëjti mekanizëm i propagandës që ndërtoi me Manastirliun do t’i duhet sërish. Manastirliu mori 9113 vota në Tiranë.

Për Bledi Çuçin sinjalet nuk qenë premtuese. I ardhur në ministrinë e Brendshme si një zgjidhje emergjente pas dorëheqjes së Sandër Lleshajt, Çuçi mund të lërë zyrën shpejt, të paktën sipas sinjaleve që lëshoi sot Rama. Kryeministri kërkoi një marsh tjetër për ta nxjerrë Policinë e Shtetit nga stanjacioni dhe për ta çuar drejt modernizimit. Posti i ministrit të Brendshëm ka qenë një objektiv i përhershëm i Taulant Ballës. Ky ka bërë gabimin fatal në 25 Prill, që mori më shumë vota se vetë Edi Rama.

Për Bledi Çuçin, duket i mundshëm rikthimi në ministrinë e Bujqësisë, aty ku Rama tha se “duhet një punë edhe më e madhe drejt objektivit madhor që Shqipëria 2030 të jetë kampione në rajon për eksportet e prodhimeve bujqësore”.

Komentin për sektorin që drejton Blendi Klosi, pra turizmin, Rama e nisi me fjalën “fatkeqësisht”, duke vazhduar më tej me “mangësi” dhe “plagë”. Pakënaqësinë për administrimin e plazheve këtë vit nuk e harroi në fjalim dhe nga aty tema devijoi tek plehrat. Kryeministri u duk i shqetësuar për menaxhimin primitiv të fushave të mbetjeve. Ai kërkoi “një shumëfishim domethënës të luftës për mbrojtjen e mjedisit”. Mesazhi nuk ishte ai që Klosi do të kishte dashur, për me tepër që inceneratorët e kanë tashmë njeriun e tyre në grupin parlamentar të PS.

Lexo edhe: Investigimi/ Njeriu i inceneratorëve në listën e sigurtë të PS në Tiranë 

Lexo edhe: Sinjalet e Ramës/ Fut në qeveri Bora Muzhaqin, buzëqeshjen fëminore të 25 Prillit

Kohët e bukura duket se po perëndojnë edhe për Evis Kushin. Në fjalën e tij, Rama doli me disa ide të reja për ministrinë e Arsimit, të cilat i shprehu në formë pakënaqësie dhe në terma të përgjithshëm.

Nuk jam aspak krenar për gjendjen tërësore të universiteteve” tha Rama, duke shtuar se nuk ishte krenar as për “gjendjen aktuale të lëvizjes sportive shkollore apo universitare”. Rama kërkoi që fëmijët të kenë një vëmendje më të madhe, që edukatoret e kopshteve dhe çerdheve të paguhen njësoj si mësuesit e gjimnazeve apo që “zhvilluesit e resorteve turistike të detyrohen të mendojnë për fëmijët”.

Është e vështirë të bësh një parashikim për emrat e qeverisë së mandatit të tretë të socialistëve. Në mandatin e parë, Rama luajti fort me mungesën e eksperiencës së Tahirit, Veliajt, Gjiknurit, Bushatit etj, si vlera që sillnin risi dhe energji. Në mandatin e dytë, motivin e qeverisjes e gjeti në pastrimin e administratës nga LSI dhe marrjen e timonit i vetëm, pa asnjë pengesë, pa asnjë aleat për t’u këshilluar dhe negociuar.

Me fitoren e mandatit të tretë, kulti i Ramës ka arritur dimensione të reja mes socialistëve, ndaj emrat e ministrave do të jenë akoma më të parëndësishëm përgjatë qeverisjes. Nuk përjashtohet mundësia që ndonjëri të zgjidhet në detyrë, në varësi të humorit me të cilin do të zgjohet Rama në mëngjes, ditën kur do t’ua lexojë emrat publikisht socialistëve të tij. ©Lapsi.al



11 Comments

  1. Ju te lapsi.al duhet te beni nje reportazh dhe investigim ne Tirane, pasi te gjithe dentistet jane te prenotuar nga ithtaret e sektit dhe aspirantet per poste e perfitime nga te gjithe “anetaret e larte” (deputete, gazetare, diplomate, ministra, drejtora, etj). Eshte kohe kritike per ndarje postesh dhe flitet se jane duke zevendesuar dhembet me proteza pasi njeri prej tyre gjate marrjes ne goje liderit aksidentalisht e gervishti me dhembe e kjo shkaktoi prishje humori prej me shume se nje jave dhe ndeshkime te rrepta

    1. hahaha , atyre u ka dale kallo ne fyt

      nuk thuhet me ne goje, por me boni nje fyt te papare

      sodoma dhe gomorra

  2. Ahaha ca fanrazie e shfrenuar .. edhe pse e urrej Ramen le te themi se ai eshte shume i forte me nje Luli si grua pa karakter qe ka mbushur partine me pede! Dmth hajde e duroje dhe 4 vjet kete maniak psikopat hajdut te semure ordiner qe nuk perton te merret me gjithe popullin kunder, tipik diktator! Mjere Shqiperia dhe 4 vjet ..

  3. Zv.kryetarja e Korçës thotë se shqiptarët s’janë aq trima sa të ketë incidente në koncertin e Bregoviqit

    Sipas zëvendëskryetares së bashkisë së Korçës, shqiptarët nuk janë aq trima sa janë në Facebook dhe me llafe.

  4. Sa do vuaka palloshi ? Perseri minister ekonomie , bujqesie , i brendeshem , i jashtem , i turizmit , i ndertimit dhe i ndihmes ekonomike . Bravo pallosh , sfida te medhaja te presin. Gjithmone nese e çon deri ne fund mandatin.

  5. Po ti KM bashke me kete minsteren baxhelle te rrugve a e keni pare se cfar heqin shqiptaret ne keto rruge qe po i lajne me gjak ???
    Zbrisni te dy ne rruge dhe bridhni nga Tirana – Shkoder , Tirane -Himare , Tirane – Durres , Tirane – Pogradec dhe shikoni sa km jane dhe sa ore i pershkoni , cfra standartesh kane , sinjalistika vizime gjersi dhe pastaj ulin dhe zgjidhni baxhellat e rradhes per te drejtuar ………..

  6. Pas deklaratave të qarta të SHBA, që ai nuk duhet të jetë në Parlament, dhe heshtjes aprovuese të Bashës, ai po sulmon SHBA-në, por jo Bashën.

    Në fakt, ai problemin e ka me Bashën, se SHBA ka kriteret e veta. Fakti që Basha nuk flet, nuk e mbron, por as e sulmon, e ka demitizuar Berishën, duke e lënë fatin e tij në dorë të komentuesve të portalit të djalit, apo ndonjë deputeti të PD të mërzitur me Bashën, që kërkon të marrë hak ndaj tij duke mbrojtut Berishën.Keto ishin rruget e bera nga salihu o loqja e majte e salihut dhe llogari kerkoi salihut

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *