• |
ide | kryesore

Indeksi i ndryshimeve klimatike, fëmijët shqiptarë më të rrezikuarit në rajon

-Instant, Lajme, Të fundit



Fondi i Kombeve të Bashkuara për Fëmijët(UNICEF) ka dalë në përfundimin se ndryshimet klimatike kërcënojnë më shumë fëmijët shqiptarë në raport me ato të rajonit. Publikimi global nën titullin Indeksi i Rrezikut të Fëmijëve nga Klima e rendit vendin tonë në vendin e 84 mes 163 vendeve në të gjithë globin. Ky indeks faktorët klimatikë dhe mjedisorë të cilët i vlerëson me 6.5 dhe cenueshmëria e fëmijëve që është 2.5. Indeksi për rrezikun që paraqet klima tek fëmijët është 4.8.

Nëse në raport me globin Shqipëria nuk është tek vendet e para në raport me vendet e rajonit ajo renditet shumë më lart duke u bërë më e rrezikuar nga të gjithë. Kështu konkretisht Greqia renditet në këtë indeks në vendin e 128, Mali i Zi në vendin ë 140, Serbia në 109, Maqedonia e Veriut 127, Kroacia e 130 e kështu me radhë. Vendi më ku fëmijët janë më të rrezikuar nga ndryshimet klimatike është Republika Qendrore Afrikane kurse ai me rrezikun më të ulët Islanda.

Raporti llogarit se në të gjithë botën janë të paktën një miliardë fëmijë që kërcënohen nga ndryshimet klimatike që përbëjnë gjysmën e kësaj gjenerate në total. Ndryshimet klimatike janë kërcënimi më i madh që hasin fëmijët dhe të rinjtë bazuar nga ato çka shkenca po shpreh çdo ditë. Fëmijët mbajnë barrën më të madhe të ndryshimit të klimës. Jo vetëm që janë më të ndjeshëm sesa të rriturit në mot ekstrem, rreziqe toksike dhe sëmundjet që shkakton, por planeti po bëhet një vend më i rrezikshëm për të jetuar.

Thatësira gjithnjë e më katastrofike, zjarret dhe stuhitë parashikohen të bëhen edhe më ekstreme në kushtet kur planeti ynë vazhdon të ngrohet. Sisteme të rëndësishëm të ushqimit dhe ujit do të këputen dhe qytete të tëra pritet të kane përmbytje shkatërruese” thuhet në raport. Ky i fundit sjell shembuj se ç’po ndodh nëpër botë në Bangladesh, Zimbabve, Filipine ku nuk kanë munguar ngjarje me pasoja të jashtëzakonshme në jetën njerëzore që kanë ardhur si pasojë e ndryshimeve klimatike./ MONITOR



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *