• |
ide | kryesore

Maqedonia e Veriut lehtëson masat anti-Covid

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Maqedonia e Veriut ka vendosur të lehtësojë masat anri-Covid të vendosura disa kohë më parë.

Me rregullat e reja të bëra publike nga zyrtare të qeverisë në ambientet e mbyllura, restorante, kafene dhe hapësira të tjera të brendshme mund të mbushen deri në 30 përqind, ndërsa jashtë deri në 50 për qind.

Në seancën e fundit, qeveria vendosi të vazhdojë ndalesa e mbajtjes së dasmave, ditëlindjeve dhe festimeve të tjera private në pjesët e mbyllura të objekteve gastronomike.

Zëvendëskryeministri maqedonas ka qëndrim personal se në periudhën e mëparshme duheshin marrë masa më të rrepta, por tani beson se është kulmi i kësaj vale të katërt dhe pret reduktim të numrit të të infektuarve në periudhën e ardhshme.

Qeveria njoftoi se nëse vlerësohet se nevojiten masa të reja për të mbështetur ekonominë, sektorët që do të preken më shumë nga vala e re e katërt do të mbështeten. Ministri i Arsimit Shyqyri Bytyqi tha se me masat e reja të lehtësuara, qeveria nuk përgatit terrenin për të dëshmuar se nuk do të ketë problem në organizimin e regjistrimit të paralajmëruar në shtator dhe zgjedhjet lokale në tetor.

Sipas tij qeveria është e vendosur se me rritjen e numrit të të vaksinuarve dhe respektimin e masave, regjistrimi dhe zgjedhjet nuk do të jenë kërcënim për shëndetin e qytetarëve.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *