• |
ide | kryesore

Me kë e ka?/ Mesazhi i koduar i Metës për hipokritët në politikë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Presidenti Ilir Meta ka shpërndarë mbrëmjen e së mërkurës në rrjetet sociale një pjesë nga fjala e Papa Franceskut për hipokrizinë.

Edhe pse nuk ka dhënë ndonjë emër, Meta nënvizon se “në politikë nuk është gjë e rrallë të takohesh me hipokritë, të cilët jetojnë një jetë të dyfishtë, atë publike e atë private, që ndryshojnë si nata me ditën”.

Për më shumë lexoni mesazhin e Metës nëse mund të kuptoni kujt i drejtohet.

“Në audiencën e sotme të përgjithshme Papa Françesku u ndal tek “virusi i hipokrizisë”. “Çfarë është hipokrizia?

Është frikë përballë së vërtetës. Hipokriti ka frikë se mund të dalë në shesh e vërteta. I pëlqen më shumë të shtiret, sesa të jetë vetvetja. Shpesh hipokrizia fshihet në vendin e punës, ku ndokush përpiqet të shtiret si mik me kolegët, ndërsa nuk synon tjetër gjë, veçse t’i godasë mbas shpine.

Në politikë nuk është gjë e rrallë të takohesh me hipokritë, të cilët jetojnë një jetë të dyfishtë, atë publike e atë private, që ndryshojnë si nata me ditën. Nuk duhet t’i harrojmë kurrë fjalët e Zotit: ‘FJALA JUAJ LE TË JETË: PO, PO; JO, JO!” Mesazh kaq aktual edhe për shoqërinë tonë!” – shkruan Meta. ©LAPSI.al



4 Comments

      1. Po, për vete e ka. Përveç Tit Budalla, ka përjashtuar 37 intelektualë nga partia.
        Dhe helmoi Dritanin…

  1. Po pa tjeter qe e ka per ate monstren e Surrelit??se ai nuk ka as burreri as bes as ndjeshmeri,esht hipokrit esht drogmen, esht super imoral, esht hajduti me i madh i botes, s ka fare dhemshuri, i shef tjeret si dele, dhe ne fund esht mut i muterve.????????????????????

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *