• |
ide | kryesore

Një kampion olimpik për Atletico Madrid: Simeone i rrëmben Cunha-n Interit

-Instant, Sport



Pak ditë më parë ishte një hap nga Inter, ndërsa tani prezantohet në Madrid. Atletiko Madrid ka bërë një goditje të vërtetë në merkato, duke siguruar shërbimet e sulmuesit Mateus Cunha, i freskët nga titulli i kampionit olimpik me Brazilin në Tokio 2020.

Cunha ka firmosur një kontratë pesë vjecare me Atletico Madrid, pas një bisede direkt me teknikun e Colchoneros Diego Simeone. Operacioni është kryer mbi bazën e 26 milionë euro, që plotësonin kërkesat e Hertha Berlin, me klubin gjerman që insistoi të ruante të drejtën e 10% të shumës së kartonit të lojtarit, në rast të një shitje të ardhmes të sulmuesit.

Madrilenët kishin kohë që ishin vënë pas sulmuesit të Fiorentinës Dushan Vlahoviç, por kërkesat e larta të presidentit Commisso detyruan spanjollët të ndryshonin strategji dhe të orientoheshin drejt 22 vjecarit të Hertha Berlin.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *