• |
ide | kryesore

OBSH: Rreth 1.3 miliardë njerëz jetojnë me tension të lartë të gjakut

-Instant, Lajme, Planet



Rreth 1.3 miliardë njerëz në botë jetojnë me tension të lartë të gjakut, sipas një studimi të publikuar më 25 gusht nga Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe Kolegjit Imperial në Londër.

Hulumtimi ka ardhur në përfundim se 41 për qind e grave dhe 51 për qind e burrave me presion të lartë të gjakut nuk ishin në dijeni të gjendjes së tyre shëndetësore, pavarësisht faktit se sëmundja mund të trajtohet shumë lehtë me ilaçe që kanë kosto të ulët.

“Megjithë përparimet që janë bërë gjatë dekadave të fundit në mjekësi dhe farmakologji, menaxhimi i hipertensionit ka qenë i ngadaltë dhe shumica dërrmuese e njerëzve me hipertension mbeten të patrajtuar”, tha Majid Ezzati njëri nga autorët e studimit.

Studimi gjithashtu tregon se vendet e pasura e kanë vënë nën kontroll këtë sëmundje, mirëpo situata më e keqe është në vendet me të ardhura të ulëta.

Presioni i lartë i gjakut rrit rrezikun e sëmundjeve të zemrës, goditjes në tru dhe sëmundjeve të veshkave.

Kanadaja dhe Peruja kishin përqindjen më të ulët të njerëzve me presion të lartë të gjakut në vitin 2019, me rreth një në katër njerëz që jetonin me këtë gjendje, tregoi studimi.

Tajvani, Koreja e Jugut, Japonia, Zvicra, Spanja dhe Britania e Madhe kishin nivelet më të ulëta të hipertensionit tek gratë – më pak se 24 për qind – ndërsa Eritrea, Bangladeshi, Etiopia dhe Ishujt Solomon kishin normat më të ulëta te meshkujt – më pak se 25 për qind.

Në anën tjetër më shumë se gjysma e grave në Paraguaj dhe Tuvalu kishin hipertension, dhe më shumë se gjysma e burrave në Argjentinë, Paraguaj dhe Taxhikistan vuajnë nga sëmundja.

Autorët e hulumtimit thanë se rezultatet e tij tregojnë se ekziston një nevojë urgjente për të rritur shkallën e diagnostikimit dhe qasjen në trajtim.

Tensioni i lartë shkaktohet nga faktorë gjenetik, por ekzistojnë edhe faktorë rreziku që lidhen me stilin e jetës, duke përfshirë ushqimet jo të shëndetshme, pasivitetin fizik, pirjen e duhanit dhe alkoolit, diabetin e pakontrolluar dhe mbipeshën./VOA

 



1 Comment

  1. NGA VIN ,GJITHA KETO ,SEPSE NUK ZBATOHET E VERTETA,,NUK PASTROHET SHPIRTI,ME ULLZIM HYJNOR,NUK ANGAZHOHEN NE MENDIME FJAL VEPRA TE MIRA,NUK MBAHET REGJIM USHQIMOR SASIOR PROFETIK,,DUHET FUQIZIM TE SISTEMIT IMUNITAR,NJE NGA KETO ESHTE FIKU DHE VAJI ULLIRIT KONSUMIMI TYRE,PROLLON MELATOIDINEN QE TRURI E PROLLON VETEM NE MOSHEM 15 DERI 34 VJEC,RAPORTI 1 ME 7 SEPSE 1 HER ESHTE PERMEND ULLIRI DHE 7 HER FIKU,NE KURAN ,DHE ME KET RAPORT INTITUTI KERKIMOR JAPONEZ E ARRITI TA PROLLOJNE,NJERIU KA NEVOJE PASTRIM NE GJITHA KUPTIMET I JASHTEM DHE BRENDESHEM ,NJE NGA ATO ESHTE DHE PASTRIMI LENDEVE TOKSIKE HELMET SI BURIM I GJITHA SEMUNDJEVE,KETE NDER TJERAT E BEN DHE PANXHARI KUQ,PASTRON MELCIN FUQIZON ATE,NE PUNEN E VET,,PASTRIMI GJAKUTNJE NDER PASTRUESIT ME TE MIRE ESHTE CAJI I HITHRAVE,PER INFEKSIONE DERI DHE INFEKSIONET NE PROSTAT,,PASI KEMI ARRITUR KETE,DO ORGANI TE TRUPIT TI COJME USHQIMIN E VET,ARRA KA FORMEN E TRURIT FORCON KUJTESEN SHTON QELIZAT 3 FISH E KESHTU ME RRALL DOMATJA FORMEN E BARKUSHEVE RRUSHI KOKRRAT FORMEN E QELIZAVE VILI FORMEN E ZEMRES QE TE DYJA I SHERBEJNE SHENDETIT DHE FUNKSIONIT KESAJ,E KESHTU ME RRALL ,DUHET BEHEMI DOKTORI VETES PER NJE SHENDET TE MIRE QE SHENDETI TI SHERBEJN LUMTURIS SON,MJEKSIJA NUK DUHET TE BEJNE PROPOGANDE INTERESI POR MORALIN E SHENDETIT MIRE KY KOMENT BEHET PER GJITH TE INTERESUARIT PER NJE SHENDET TE MIRE

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *