• |
ide | kryesore

Prapaskenat/ Pse u dorëhoq nga deputete Najada Çomo

-Instant, Kryesore



Ashtu sikurse e futi edhe tani që po e nxjerr, Edi Rama nuk i rrezistoi dot shfaqes teatrale me Najada Çomon. Gjatë një komunikimi për problemet e shëndetësisë, kryeministri tha sot se shefja e pavionit infektiv i ka kërkuar që të heqë dorë nga mandati i deputetit dhe të vazhdojë punën si mjeke në spital (ketu, minuta 07).

Sipas Ramës ajo e kishte përligjur këtë zbrapsje me faktin e shtimit të rasteve me variantin Delta që po e bën Shqipërinë ti afrohet një vale të tretë të pandemisë.

Por, arsyeja që thotë Rama duke iu referuar Çomos ka pak gjasë që të jetë e vërtetë.

Lexo me tej:

Rama përdor komitetin e ekspertëve për luftën kundër opozitës

E para se si profesioniste edhe Najada Çomo duhet të dinte, atë që di gjithë bota, se beteja me Covid 19, nuk ka përfunduar. Pra në këtë kuptim, që kur pranoi të bëhej deputete duke deklaruar: “kush më mirë se unë mund ta simbolizojë sakrificën e mjekëve në përballjen me armikun e padukshëm”, ajo e dinte që do vinte një kohë që pavioni i saj do mbushej sërish me të sërmurë. As argumenti se i është kërkuar nga qeveria të kthehet në frontin e betejës me pandeminë nuk qëndron. Nëse do të kishte këtë shqetësim, Rama dhe ekipi i tij do merrnim masa për kontrollet në kufij që janë bërë si hane pa porta, do aplikonin testet dhe rregullat kufizuese për turistët e huaj dhe nga diaspora. Sepse përballimi i sëmundjes nuk bëhet në shtratet e spitaleve, por me synimin që njerëzit mos përfundojnë aty.

Po atëhere pse Najada Çomo bëri një nga ato “dorëheqjet” e detyruara nëpër të cilat kanë kaluar shumë deputetë dhe ish ministra të rilindjes?

Shpjegimi për këtë nuk duhet kërkuar as tek komentet negativiste që shpërthyen në Facebok duke nënvizuar se në këtë moment, pavjoni i Covidit është më fitimprurës sesa salla e parlamentit.

Arsyeja e parë është politike. Ndonëse ajo u caktua në krye të listës zgjedhore të kryeqytetit për të simbolizuar suksesin e Ramës në përballjen me Covid -19, fabula e saj dështoi. Njerëzit që kishin paguar qimet e kokës për të shëruar familjarët, ata që kishin humbur të afërmit, vdekjet e të cilëve u fshehën për të dhënë shifra pesë gjashtë herë më të ulëta se realiteti, nuk e besuan përrallën e këtij suksesi.

Najada Çomo nuk morri dot më shumë sesa 1700 vota ose katër herë më pak sesa deputetja që po e zëvendëson sot, ish ministrja Mimi Kodheli. Pra politikisht fabula e saj ishte një dështim.

Spiropalizohet edhe Najada Çomo/ Nis fushatën me video përkrah Skënderbeut

Arsyeja e dytë lidhet me të parën. Çomo gjatë gjithë kohës i shërbeu Ramës për propagandën e tij në komitetin e ekspertëve dhe në situatën nga pavjoni i infektivit. Ajo u soll aty si një komisare e partisë dhe jo si një njeri i shkencës. Ajo e lejoi veten të përdoret edhe për replika me kreun e opozitës.

Prandaj nëse Shqipëria kërcënohet nga një valë e re infektimesh, fjalimet e saj do të jenë më të vlefshme nëse mbahen me bluzën e bardhë dhe spitalin në sfond, sesa me kostumin e deputetes në kuvend. Kjo me siguri është edhe arsyeja që Rama i ka kërkuar të heqë dorë nga parlamenti dhe të kthehet pranë stafit të saj mjekësor që e kontrollon me dorë të hekurt.

©Lapsi.al



17 Comments

  1. YMER GELBAZA DHE FRROK CUPI ZYRETARISHT BYTYQIRE TR BURRAVE TE RILINDJES DHE EDI RAMES thotë:

    YMER GELBAZA KELLIREN EDHE ZYRTARISHT E KONFIRMUAN SE ESHTE SHEFI I BYTHQIREVE TE BURRAVE TE RILINDJES KURSE FRROK CUPI ZAVENDES I YMER GELBAZA KELLIRES

    1. Duhet të kesh shkallë inteligjence të paktën mesatare për të kuptuar Ramën.
      Ti GËLBAZË e ke inteligjencën 45. Pra KËLLIRË fare.
      Kështu që nëse nuk e ke vrarë veten deri në 2029, ka mundësi ta kuptosh…

  2. Ky gerdalla i droguar i perdor te gjith socialistet pa prejashtim femra e meshkuj vetem per te fshir bythen dhe pastaj u thote sikter sepse mbarova pun me ju, njelloj i hedh tutje pa iu dhimsur si dikur falurin e USA. qe sot e do aq shum????

  3. Epo duhet dikush nga mjeksia që të vulosi vendimet pasens dhe antillogjike që urdherohen nga Facebooku i Talebanit të Surrelit.

    E kreu detyrën Najada me krenari, tani partia i ka caktuar detyrë tjetër dhe do ta zbatojë me bindje e përpikmeri, drejt e përpara nga fitore në fitore…

  4. E si mumd te ndodhte ndryshe ? Si mos ti zbulonte Lapsi keto prapaskenat .
    A sa i poshter ai Rama. Por Lapsit nuk ja hedh dot se lapsi i demaskon prapaskenat.
    Megjithate disa kredi duhet ti jepen dhe Lapsit. Me detyroi dhe mua te klikoje ne kete artikull debil.

    1. Po ti debile je, jo per artikullin qe klikove po per perdorimin si fugshqyer i rames …

      Me siguri je nje nga 1700 votuesit e kokuqes se rradhes..

      A ju shqyfshin fugen afganet familjarisht pa dallim gjinie dhe moshe, ça të jeni në shpi…

      Popull kurvë i nënshtruar prej brezash

  5. Najaden me detyrim e vune, donin te shfrytezonin nje fare respekti qe mendonin se kishin njerezia per mjeket (po keshru edhe lulin e termetit), te gjithe e dinim se as njera as tjetra nuk kishin lidhje ne PS, thjesht u shfrytezuan. Keshtu qe nuk ishte veshtire per ta hequr, per me teper qe i del me mire te spitali. Ana tjeter e medaljes eshte historia e perhershme. Rama i shfrytezon te gjithe rreth e qark e kur nuk i duhen me i flak tutje. Prandaj grumbullon rreth vetes gra, bq, te paafte dhe njerez pa odentitet, sepse e ka me te lehte ta beje. Tek e fundit po keshtu perdor gjithe shqiptaret dhe vecanerisht socialistet qe e votojne si dele. Edhe keta jane mesuar prandaj nuk u ben pershtypje kjo e najades, njesoj si ky miu i bodrumeve te bashkise qe ka komentuar pak me siper. Ndonese ky ka mundesi qe mendon ndryshe por e ben vetem per sufllaqen e rradhes

  6. Arjan Çani: A ishte vërtët Ibrahim Rugova, një “Gandi Ballkanik”?

    Goran Bregoviç: Sigurisht që po, ai ishte një talent i madh.

    Arjan Çani: A është realisht Milosheviçi për ju “Kasapi i Ballkanit”?

    Goran Bregoviç: Mund ta themi dhe këtë, është e vështirë të kesh simpati për atë njeri.Njelloj si me bregovicin po mereni tani me Najaden,pune jevgjish gjelle per Qente shpellkare qe po hajne mut salihu të vaksinuar

  7. Keshtu bene me kryetaret e bashkive hiq nje e ve nje tjeter , keshtu po bene edhe me deputetet . Nuk po zbatohen as rregullat me elementare te nje demokracie , po kalohet ne feudalizem . Keshtu nuk ecet , duhen rregulla te mirfillta loje dhe zbatim te tyre . Ky palloshi na u be si sulltan . Per mendimin tim te gjitha palet duhen ulur per te percaktuar keto rregulla loje dhe menjehere te shkohet ne zgjedhje vendore dhe te pergjithshme menjehere . Nuk mund te beshe edhe sulltanin edhe te quhesh shtet demokratik . Me e mira do ishte revolucioni por meqenese ky popull e ka te veshtire te gjeje kurajo dhe force te pakten te insistoje per rregulla te pastra loje , ku fiton me i miri .

  8. Levizja eshte fare e thjeshte per tu kuptuar. Shikoni me kujdes kush hyn ne vend te kesaj “palacoje mjeke te shperdoruar”, Bingooo hyn Mimi Kodheli alias “Mrika”. Duke u shpallur deputete shmang per aq sa te mundet “Byzylyket” per ceshtjen e radareve qe po hetohet nga SPAK. Fakti qe po ndodh ky zevendesim “deputetesh” tregon qe karoministri ka indicie se ceshtja e radareve po hetohet, shpresojme, me shpejtesi.
    Ndofta do te perdoret e njejta skeme edhe me plakaruqen Bozo, e cila mund te jape si shkak per doreheqje nderrimin e pampersave….

  9. Ata shum persona qe nuk e dine se cfar ishte dita e edverit 16 tetori tani po ua meson zonja Como.
    Partia per te larguar nga detyra qe mbante nje te padeshirueshem te PARTIS i kerkohej qe ai ose ajo te shprehej ne mbledhjen e PARTIS qe un shkoj te punoj ku ka nevoje partia.
    Keshtu perfundoj dhe zonjesia dhe zgjuarsia e zonjes Como si nje limon i shtrydhur.
    Panvarsisht buzeve te varura deri te ……..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *