• |
ide | kryesore

‘Thyhet’ Kristali, 6 muaj jashtë: “Kam pësur dëmtimin më të rëndë në karrierë”

-Instant, Sport



Pikërisht kur u duk se gjeti ekuilibrin për tu rikthyer protagonist, gjërat komplikohen për sulmuesin anësor shqiptar Kristal Abazaj. Pas disa aventurave të pasuksesshme, prej 1 sezoni, ish-lojtari i Skënderbeut është pjesë e skuadrës turke të Istanbulsporit. Në klubin turk Abazaj u rikthye në formë (aty luan edhe Eduard Rroca), por pas dy ndeshjeve si titullar në startin e sezoni të ri, gjërat për 25 vjecarin janë vështirësuar nga një dëmtim i rëndë në ligamentet e gjurit.

Abazaj do të mungojë deri në 6 muaj në fushat e blerta, për shkak të atij, që vetë futbollisti në rrjetet sociale, e ka cilësuar si dëmtimin më të rëndë në karrierë: “Ditën e djeshme në stërvitje pësova dëmtimin më të rëndë të karrierës time si futbollist. Pas disa vizitave doli përgjigja që kam këputur ligamentin në gjurin e djathë. Ky dëmtim do më marrë kohë, por jo dëshirën, forcën e vullnetin për tu rikthyer më i fortë se kurrë”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *