• |
ide | kryesore

Zbardhet vrasja e Xhuljan Bullarit/ U ekzekutua me tre plumba në kokë, arrestohet autori i dyshuar

-Instant, Lajme, Të fundit



Ngjarja e ndodhur më datë 21.08.2021, në fshatin Babicë e Madhe, Vlorë, ku u gjet i vrarë me armë zjarri shtetasi Xh. B. është zbardhur. Policia e Vlorës njofton se ka vënë në pranga autorin e dyshuar të ngjarjes. Ky shtetas ka qenë i dënuar disa herë më parë në fushën e krimeve kundër pronës.

“Në kuadër të operacionit u bë e mundur që në zonën e “Bllokut”, Tiranë, të kapej dhe të arrestohej në flagrancë shtetasi Bledar Selmanaj, 39 vjeç, banues në Vlorë, autori i vrasjes me armë zjarri të shtetasit Xh.B, 25 vjeç, banues në Tiranë, ngjarje e ndodhur në fshatin Babicë e Madhe, Vlorë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Blutë e qytetit bregdetar po ashtu njoftojnë se kanë sekuestruar armën e krimit me të cilën autori kreu vrasjen e 25-vjeçarit. Në cilësinë e provës materiale janë marrë gjithashtu: 1 tjetër armë zjarri pistoletë, municion luftarak, 2 aparate celular, një shumë parash dhe veshjet e përdorura nga autori i dyshuar gjatë vrasjes.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *