• |
ide | kryesore

Zbulohet e vërteta e fejesës së Jennifer Lopez dhe Ben Affleck

-Instant, Paparazzi, Slider



Media e huaj , “Page Six” publikoi ditën e djeshme një foto të aktorit  Ben Affleck, në të cilën shihej duke parë disa unaza brenda një dyqani të “Tiffany & Co”.

Kjo bëri që fansat të dyshonin se Ben do t’i propozonte për fejesë Jennifer Lopez.Mirëpo një burim ka hedhur poshtë aludimet duke treguar se e vërteta është krejt ndryshe.“Ata u ndanë në skuadra të ndryshme. Ben, Sam dhe nëna e tij në një skuadër, ndërsa vajzat në një skuadër tjetër. Ata i erdhën rrotull gjithë qendrës tregtare dhe hynë në dyqane të ndryshme për të gjetur disa produkte. Një nga ndalesat ishte Tiffany dhe atyre ju duhej të gjenin diçka në dyqan. Ben hyri brenda me djalin dhe nënën e tij dhe menjëherë gjetën atë që kërkonin dhe dolën. Ben kishte një stilolaps në dorë dhe e hoqi dyqanin nga lista. Të gjithë ata u kënaqën shumë dhe u përfshinë në lojë. Ishte një aktivitet i këndshëm familjar, të cilin ata e shijuan shumë”, është shprehur burimi. Pavarësisht kësaj për 52-vjetorin e lindjes, ai i dhuroi Lopez-it disa bizhuteri unike të krijuara enkas për të.

 

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *