• |
ide | kryesore

5 jetë të humbura, si ndodhi aksidenti tragjik në rrugën Gjirokastër-Sarandë (VIDEO)

Arkiva, Kryesore, Lajme



Për Bardhi Prodën, shoferin e linjës Tiranë-Sarandë, ky ishte udhëtimi i fundit me furgonin që punonte prej vitesh. Bashkë me 4 pasagjerë ai humbi jetën tragjikishit në një aksident që ndodhi në rrugën nacionale Gjirokastër-Sarandë, pranë Qafës së Muzinës. Pas përplasjes me një makinë tip “Land Rover”, që drejtohej nga 22-vjeçarja Rexhina Çelhaga, furgoni me pasagjerët ka përfunduar rreth 20 metra në greminë. Bashkë me shoferin Proda humbën jetën edhe shtetasit Fiqiri dhe Dritë Korçari. Të paidentifikuar në morgun e Gjirokastrës janë dy shtetas të huaj që udhëtonin gjithashtu me furgon. Mendohet se janë turistë nga Ukraina.

Shkaqet e aksidentit

Sipas informacionit nga policia, makina është përplasur me furgonin që drejtohej nga shoferi Bardhi Proda. Pas goditjes fatale, furgoni ka dalë nga rruga duke përfunduar rreth 20 metra në greminë. Ende nuk dihet nëse ka pasur një manovrim të gabuar apo jo nga vajza me inicialet Rexhina Çelhagaj, e cila udhëtonte nga Saranda drejt Tiranës, bashkë me dy shtetase të tjera. Kjo pritet të zbardhet nga hetimi, por përplasja me makinës së saj me furgonin ka qenë fatale. Nga të dhënat paraprake mësohet se vajza e re në timon i ka zënë rrugën furgonit. Bashkë me 22-vjeçaren në makinën “Land Rover” udhëtonin edhe dy shtetase të tjera italiane, që kanë marrë lëndime të lehta.

Të plagosurit

Jashtë rrezikut për jetën në spitalin e Gjirokastrës janë shtetasit: Greta Kapidani, e datëlindjes 1996 nga Fieri, e cila ishte pasagjere në furgon. Po kështu janë në spital edhe tre vajzat që udhëtonin me fuoristradën tip “Land Rover”, e cila përplasi furgonin. Bëhet fjalë për shtetasen Rexhina Çelhaga, 22 vjeç, si dhe dy shtetaset italiane të identifikuara si Ana Cascalvilla, e datëlindjes 1998 dhe Xhulia Parini e datëlindjes 1999. Aktualisht në spitalin e Gjirokastrës kanë mbërritur edhe përkthyes të autorizuar për të marrë deklarimet e vajzave italiane bashkë me grupin hetimor.

Njoftimi i Policisë së Shtetit

Njoftohemi se rreth orës 15:30, në rugën nacionale Gjirokastër-Sarandë, në vendin e quajtur Muzinë, mjeti tip “Land Rover” me drejtuese shtetasen R. Ç. është përplasur me mjetin tip furgon me drejtues shtetasin B. P. Si pasojë e përplasjes mjeti tip furgon ka dal nga rruga dhe ka përfunduar disa metra poshtë rrugës. Për pasojë kanë humbur jetën 5 shtetas, të cilët ndodheshin në mjetin tip furgon. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

 



9 Comments

  1. Ajo eshte rruge skandaloze pa asnje mbrojtje dhe AZHRR si hajdute qe eshte nuk ka vene as dhe nje mbrojtje, sic ka qene ne kohen e komunizmit dihej qe do arrihej ketu.

  2. Kto karet duan talebanet se kan marre per skoti, nga njera ane sdin me i dhene nga tjetra bejn si lace, edhe kete e them nga eksperienca personale, kur shpetova vete per fat ngaqe pidhropshja ishte tu ngren yogurt duke i dhene.

  3. Aksident i tmerrshem. Nje aksident i tille ne cfaredo shteti te ndodhte nuk do mbyllej kollaj pa dale gjithe pergjegjesit.
    Gjithe kjo administrate, arrsh, ministri infrastrukture, bashki qe pagohen nga taksat e popullit dhe asnje sinjalistike, as tabela, as mbrojtje anesore, as viza te bardha. Ne cdo cep abuzohet.
    Edhe brenda ne kryeqytet nuk shikon nje rruge me vijezime.

    1. Nuk ka faj rruga as Bashkia fajin e kane ata qe parakalojne si te cmendur nuk marrin parasyshe se kane njerz ne makine te shikohen se a ishin ne rregull per ti dhane makines. Ngushllime familjeve te viktimave

  4. Duhet ta dali ligji qe makinat e drejtuara nga femrat te kene nje shenje te kuqe dalluese ta dime se ndryshe kto buçoret te marrin para sja kan iden timonit

  5. Keto baxhella mire qe sdine ti japin makines por hapen bythesh me makina te renda qe ju ikin nga kontrolli

  6. 1- Të gjithë autorët e aksidenteve me shumë viktima shijojnë lirinë e blerë me mijëra euro

    2 Të. Gjobitet autoshkolla që i ka dhënë patentën fake, vajzës së selfit dhe gjithë të çmendurie të Tik tok dhe Instag

    3- Rruga e Muzinës është hapur që në luftën e 1 botërore nga italianët dhe riparimi i fundit daton që para 30 vitesh.

    4-ky lajm nuk do jetë më nesër, sepse ngjarja e radhës do e eklipsojë komplet?

  7. Ti kishte hapur kembet edhe pak me teper do ishte ne timon tanku jo landrover. 22 vjec me 80 mije euro makine. Kur behet jevgu pasha, lyen edhe bythen me telyn

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *