• |
ide | kryesore

Becchetti merr milionat e para nga Shqipëria, si gënjeu Rama në fushatë

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme



Zakonisht premtimeve të fushatës u del boja gjatë qeverisjes, por zotimit të Edi Ramës se Francesco Becchetti nuk do të merrte asnjë lek i ka dalë boja ende pa u bërë qeveria e re. Pagesa ka nisur tashmë. Biznesmeni italian ka marrë milionat e para dhe mënyra se si paratë e taksapaguesve shqiptarë po transferohen në llogaritë e italianit janë zbuluar nga MCN.

Bëhet fjalë për paratë  e Eurocontrol që duhet të vinin në Albcontrol, por që tashmë konfiskohen rregullisht për llogari të biznesmenit që fitoi gjyqin në arbitrazh.

Çdo avion që kalon në hapësirën ajrore të Shqipërisë, paguan një tarifë të caktuar, e cila në termin teknik njihet si en-route charge, raporton MCN.

Lexo edhe: Rama shfryn për humbjen me Becchetti-n: Do marrë atë që nuk thuhet, atë që mbetet por nuk hahet!

Lexo edhe: Becchetti për median italiane: “Persekutimi im politik mbaroi”, Shqipëria duhet të paguajë 140 mln euro

Lexo edhe: Becchetti thyen heshtjen: Shqipëria më detyrohet 150 milionë €, Rama do paguajë patjetër

Këto tarifa, shoqëritë e fluturimit ja paguajnë Eurocontrolit në Bruksel. Më pas Eurocontrol i shpërndan ato tek vendet përkatëse në mënyrë periodike. Në rastin e Shqipërisë, Eurocontrol i derdh paratë në arkën e Albcontrol, shoqërisë shqiptare të shërbimeve të navigimit ajror.

Në vitin 2019, Shqipëria fitoi 25.3 milionë euro nga tarifa e përdorimit të hapësirës ajrore. Në vitin 2020, kur trafiku ajror u reduktua ndjeshëm për shkak të pandemisë shumë ra në 11 milionë euro. Por këtë vit, me rimëkëmbjen e industrisë ajrore, fluturimet kanë shënuar një rritje të ndjeshme dhe të ardhurat po ashtu duhet të rriteshin. Megjithatë në arkat e Albcontrol nuk po hyn më asnjë e ardhur nga tarifa e përdorimit të hapësirës ajrore.

Llogaria e Albcontrol në Eurocontrol është e bllokuar dhe prej muajsh të ardhurat që duhet ti derdheshin Shqipërisë kalojnë direkt në llogarinë e biznesmenit italian.

Shuma që i është konfiskuar shtetit shqiptar dhe ka kaluar për italianin është minimalisht 3 deri në 4 milionë euro. Llogaria e Shqipërisë në Eurocontrol do të vazhdojë të qëndrojë e bllokuar derisa biznesmeni Italian të konfiskojë të gjithë shumën e gjobës 110 milionë euro, e cila bashkë me interesat tashmë ka arritur në 120 milionë euro.

“Zëri i Amerikës”: Përpjekja e fundit e qeverisë kundër gjobës 110 milionë € të Becchetti-t

Por gjatë fushatës së 25 Prillit, kryeministri Rama zotohej se biznesmeni nuk do të merrte asnjë lek, megjithëse ishte tashmë para faktit të kryer të raportuar nga disa prej mediave më serioze.

Për herë të parë, kryeministri Rama e pranoi humbjen e gjyqit me Francesco Becchetti-n për mbylljen e Agon Channel dhe për të cilin shqiptarët do të paguajnë 110 milion euro në datën 7 Prill. Por Rama tha se kishte fituar 3 gjyqe të tjera dhe se Becchetti do të marrë, siç u shpreh Rama “atë që nuk thuhet, që mbetet pasi hahet”.

Në një përpjekje për ta politizuar çështjen, Rama u mor me reagimet e Sali Berishës dhe Ilir Metës, pasi siç tha ai patën një gëzim të neveritshëm. “Dy njerëzit më të gëzuar për për një gjyq që ne e humbëm, por pasi kemi fituar tre të tjerë me një marifetçi të paskrupullt që ju këtu e njihni mirë, ishin po këta, Ilir Meta dhe Sali Berisha, një gëzim i neveritshëm. Dhe në ndërkohë një përpjekje po kaq e neveritshme për të nxitur ata të cilët janë ndjekësit e tyre me sytë dhe me veshët top, por me mendjen tapë nga dokrrate tyre duke arritur të shpërndajnë edhe trakte natën në Tiranë se tani shqiptarët do paguajnë një gjobë 11 milion. Unë nuk mund tju them si e qysh, por ai marifetciu bashkë me Ilirin dhe Saliun do marrin atë që nuk thuhet, atë që nuk hahet, që mbetet por nuk hahet, sepse lufta kundër atij marifetçiut vazhdon dhe ai është në kërkim nga drejtësia shqiptare” tha Rama gjatë takimit me socialistët në Tepelenë.

Lubonja: Pse ajo që ndodhi me çështjen “Becchetti” është skandaloze

Njësoj ishte edhe reagimi më herët, në dhjetor të 2020, kur gazeta austriake “Der Standard” raportoi se kishte nisur procesi i sekuestrimit të pronave të shtetit shqiptar për të kompensuar Becchetti-n. Rama e quajti “fake news”.

“Është e pavëretë që Becceti ka fituar. Ajo që ka bërë “Der Standard” është një shkrim skandaloz. Nuk është e rastësishme që çështja e “kazanit” që në anglisht është “fake neës” është botërore. Kalimi i lajmeve të rreme është problem global. Edhe Der Standard në këtë rast… nuk e di si ka ndodhur, apo ka qenë një mungese e verifikimit të fakteve.

Çështja nuk ka përfunduar, por palëve u është ndaluar ta komentojnë. Di që cështja nuk e mbyllur. Shkrimi Der Standard është skandaloz. Nuk mund ta them, që ka ndonjë qëllim, por është i bazuar në të pavërteta. Unë di që deri tani që flasim, për gjyqet që nuk kanë mbaruar unë di që i kemi fituar të gjitha ato me Becchetti, por për këtë që po flasim nuk ka mbaruar ende” – tha Rama.

Lexo edhe: VIDEO/ Darka mes Becchetti-t dhe Agaçit që i kushtoi vendit 110 milionë euro

Lexo edhe: SMS-të e Erjon Velisë që u kushtuan 110 milionë euro shqiptarëve

Më herët edhe ish-Ministri i Financave, Arben Ahmetaj kishte deklaruar se Becchetti nuk do të merrte asnjë kokërr leku nga taksat e shqiptarëve, por siç duket tashmë procesi i konfiskimit të parave ka nisur dhe do të duhen shumë kohë deri sa të plotësohet shuma më e madhe që ka humbur ndonjëherë shteti shqiptar në një gjyq ndërkombëtar prej 120 milion euro.



48 Comments

  1. Ti hash gezuar plako. Kur gjen shesh, pse mos besh pershesh!

    Kot nuk thuhet “Welcome to Albanistan”! Per sa kohe ky territor drejtohet nga kelysh kurvash, palle do bejne te huajt.

    Si ai muhabeti i naftes per jahtet.

    1. ca te keqe ka nafta , apo sepse ti ske jaht ? je xheloz?

      rri urte se do akuzohesh si berishist dhe pak,

      nuk ka rendesi fakti por propaganda

      nuk ka rendesi ca e si e qysh e tek, po mjfaton qe e ka thene rama, ska nevojeper ligj, vkm, kushtetute institucione, ate e di Rama.

      lene me pas fol Kimejta, ka fol zoti ne toke — blasfemi me hap goje me thone mendimn tend qe nuk perputhet me te asaj

      Fajin e ka Saliu , noiher edhe basha se fle gjume, kjo eshte narrativa e rilindjes, por edhe albini herepas here

      thats it

    2. Eh sa gjera jane vjedhur ktu. Çezi, thesari, depot e ushtrise, palasa etj etj. Vk te kapim nej gje per vete thuaj

    3. Shikoni video mesazhin e Jorida TAbakut ku e ben fakt te kryer qe Becheti po paguhet dhe se shqiptaret nuk po e marrin vesh.
      Ajo e nis tere ate deklarate propagandistike me shprehjen ”” Mediat raportojnë se kjo shumë ka filluar të arkëtohet.”’
      Pra ky artikulli i lapsit , pa autor, pa asnje dokument, pa asnje element besueshmerie… biles as ‘ burimi i sigurte’ kesaj rradhe mungon….. ishte si ai topi ne volejboll qe serviret nga organizuesja per sulmuesen qe ta zhysi. Dhe Jorida nuk vonoi dhe e zhyti topin.
      Ja kjo eshte menyra se si PD ben opozite.
      Nese PD vazhdon me keto lloj ‘ mekanizmash’ te dale boje , Rama rri ne pushtet dhe nja 16 vite te tjera.

  2. Becchetti eshte duke ndare parate sipas marreveshjes fillestare me Ramen e Gjiknurin ndersa ste qe nuk thuhet jane duke e ngrene si gjithmone shqiptaret, shumica e te cileve edhe e meritojne ne fakt ndaj ju befte mire

  3. Puuuuu cfare genjeshtreeeee qe ka shkruar Lapsi ketu ???

    ”” Llogaria e Albcontrol në Eurocontrol është e bllokuar dhe prej muajsh të ardhurat që duhet ti derdheshin Shqipërisë kalojnë direkt në llogarinë e biznesmenit italian. ””

    dhe si gjithmone kur genjeshtrat jane kaq te medha… artikulli nuk mban as emrin e autorit as se nga eshte marre , asnje dokumnet, Nje mozaik genjeshtrash te kombinuara ne menyre foshnjerore per te ushqyer shpirterisht debilat opozikare.

    1. je i lire moooo te mos ti besosh. sikurse je i lire ti thuresh levdata lidhjerit tend rilindas..Pyetje: nuk te mjaftoi tema, por po na can k** edhe ketu? Jo per gje por edhe ridhjeresit me te “thekur” tashme kane turp te flasin mire per Ramen& Co, Edhe atyre i vjen ndot per te

    2. Ke shume te drejte Beso, Rama ka thene asnje lek nuk do marre Beccheti dhe me te vertete nuk do marre asnje lek. Do marre nja 150 milion euro, por leke asnje. Kjo eshte e sigurt. Nderkohe opozitaret kane pse te gezohen, Beccheti jo vetem nuk po merr leke, por edhe eurot po i merr nga llogarite e Rames

  4. Une kam degjuar qe Rama ja paguan borxhin Bechetit cdo fillim muaji . Ne menyre te fshehte , me canta dore qe mos ta shofi populli. Cdo muaj i paguan nga 5 miljon euro me prerje 5 euroshe .
    Aaa sa i poshter qe eshte ky Rama. Po shyqyr qe kemi Lapsin qe na ndricon me keto shkrimet demaskuese te tij.

    1. Do te te besoja me gjithe shpirt, se ajo qe thua ti do te thote qe Rama i jep nga leket e tij (me trasta ne dore), por mjerisht nuk eshte e vertete.

      1. Bingoooo . Pikes i ke rene. Ate kam dashur te them.
        Shikon qe nuk jane te gjithe budallej keta komentuesti opozikare ketu tek ky portal !!!!

    2. O zot o zot kur do me bo ironi dhe sufllaqja. O veshgjate, ti vazhdo bythlepirjen e Ramazanit, por eshte vendim gjykate nderkombetare ai dhe jo Ramazani te jete por edhe pidhi i satom do i paguj ate euro nj eme nje. Dhe se par info, keto pare dalin nga xhepat e tu e te miat, te te gjitheve se mos beson hundskapamenton Arben Ahmeti qe thote do i paguaj nga buxheti i shtetit:))) dhe jo nga xhepi jot.

      Yt felliqsire muti!

    1. Sufllaqja duke garuar per ketchupin dhe mustarden, ke pune per te bere se do ngelesh pa gje, nuk i sheh koleget me lart sa larte e bejne komentin

  5. Pse shpifni ju të Lapsi-t,  Lideri Taleban Suprem bashkë tigrin e financave premtoi që nuk do i jepej kokërr Leku Bechettit, nuk ka premtuar gjë për Euro ose Dollarë.

    ps: Janë për të ardhur keq të gjithë ato mjeranë që e kanë mbrojtur dhe relativizuar se kjo nuk do ndodhte kurrë dhe do i duhet ta përtypin si shumë gjëra të tjera të Ramës dhe sektit të tij….

    1. Ps: Asnjeri nuk e di me siguri nese do ti paguaje apo jo Rama ato miljona euro. Llogjika ta kerkon qe duhet ti paguajme . Humbem gjyqin , paguajm gjoben. Kaq e thjeshte eshte. Dhe nese ai detyrim do te paguhet , atehere do te behet ne menyre ligjore, nga ministria e financave me nje fond te caktuar dhe me nje vendim te caktuar.
      Por te shkruash qe ky detyrim po paguhet pak nga pak ne menyre te fshehte . eshte gjeja me debile dhe me e pabesushme qe kam lexuar.
      Fakti qe dhe ti i beson ketij lajmi do te thote qe deshira per te ber pis Ramen dhe qeverine ne cdo rrjet social e ka mbytur llogjiken e shendoshe ne komentet e tua.

      1. Ne fakt, nese detyrimj i caktuar me vendim gjykate nuk shlyhet vullnetarisht, zakonisht nderhyjne permbaruesit. Nderhyrja e permbaruesve rrit shume vleren e borxhit dhe te gjitha shpenzimet i ngarkohen gjyqhumbesit. Mospagimi nepermjet buxhetit te shtetit e rrit dy here detyrimin. Se pari rrit kostot nepermjet permbarimit, se dyti rritet vlera prej interesave qe ka caktuar gjykata. Por kjo rritje e vlerave ka pak rendesi pasi e rendesishme eshte qe budallenjte, d.m.th. shqiptaret te mos e marrin vesh qe Becchetti po paguhet, pra fjala e liderit global eshte e vertete dhe vec kesaj, hidhen ne veprim edhe sufllaqexhinjte si dhe byraktaret qe perdoren si mish per top.

      2. @Ndotesit…..
        Bir është pak më lart komenti kolegut për 5 Euroshat, bërtit në sallë se ta shpjegon nga afër ironinë e tentuar.

        ps: faturat e pagesës sigurisht që janë ligjore dhe lëshohen në bazë të rregulloreve në fuqi, mos ki merak se Bechetti do i marri çdo qindarkë të gjobës që do paguhet nga taksapaguesit në menyrë legale dhe të noterizuar me hir ose me pahir si në rastin konkret ku bllokohen asetet jashtë territorit nga përmbaruesit ndërkombëtarë.

        Duke qenë se je i interesuar për ligjet dhe rregullat fillo e lexo për nocionin e shpërdorimit të detyrës…

      3. E mire spo e bejme pis Ramen se sdo ja paguaj leket e mia e te tuat fshehtazi por publikisht.

        O ca rendesi ka kjo o sufllaqe? A do te dalin keto leke nga xhepi jot me destinacion Bechetin? Kjo eshte e gjitha. Dhe per cfare? Per nje teke te Ramazanit qe nuk duronte nje media opozitare, paguajme te gjithe.

        Kur te arrini te kuptoni rendesine e xhepit tuaj me shume se dashuria per kryetalebanin Ramazan, ather edo beheni njerez. Deri athere, ju befte mire qufllaqja.

  6. Oooo te shkerdhefsha fisin dhe familjet e te gjith atyre qe i dalen per zot ketij degjenerates qe per inat te tije vuajm ne , aman ore po si mo ai vjedh dite e nate gjobitet me dhjetra here dhe ne mezi sigurojm buken per kalamajt tane ndersa ky familje degjeneruari me gjithe sojin e sorollopin e tije akoma han mutin e Bechetit. Hani hani se ju ben mire mo juqit populli femrat me te mira vetem ata qe i dalin per zot te degjeneruarit dhe super hajdutit Edvin mutit.

  7. Patjeter qe do te paguhen ato miliona por ketu ka dicka qe anashkalohet. Becheti ka nje gjyq te hapur ketu si dhe eshte ne kerkim nderkombetar nga interpoli. Qe shteti shqiptar te terheqi kerkimin nga interpoli do te duhet nje kompromis me Bechetin perndryshe shteti shqiptar do ti kerkoj Bechetit te paguaje demin qe ka shkaktuar ndaj tatimeve dhe financave shqiptare. Ne kete histori mos spekuloni pa lexuar mire gjithe historine me nje mashtrues si Becheti.

    1. Nuk e rru kush jashte Shqiperise per letrat higjenike te Rames, Bechetti gjate kesaj kohe ka ble dhe ekip futbolli ne Angli dhe nuk ka lene media Europiane pa u paraqitur e charter e yacht pa shetitur

    2. Becheti nuk del dot nga Angllia se eshte ne kerkim nderkombetar . Ne Angli mund te rri gjithe jeten , se gjukata Angleze hodhi poshte kerkesen per ekstradim te qeverise Shqiptare.
      Mos harrojme qe edhe nese bie dakort Becheti per anulimin e borxhit dhe qeveria Shqiptare terheq kerkesen ne interpol , prap shpetohet vetem 51% e atij 150 sepse Becheti nuk ishte vetem ne ate kompani, por ka dhe 3 ortake te tjere te cilet kane 49% . Dhe ata ortaket e tjere , nuk jane ne kerkim nga drejtesia shqiptare, pra asgje nuk i ‘ kushtezon’ ata.
      Me sa di une Becheti eshte i interesuar te arrije nje marrveshje me qeverin tone, por nuk eshte rene dakort per % qe do ti paguhet. ( qe ai do marri dicka , kjo eshte e sigurte, por sa do marri….. nuk eshte arritur akordi) .
      Bisedimet kane kohe qe kane nisur. Dhe ka qene vete Becheti qe ka kerkuar per marrveshje, se e di shume mire se nese extradohet ne shqiperi , nuk e sheh driten e djellit me sy per nja 20 vite.

  8. Kur nje njeri qe njijet qe vetem rrene Te njohur it i thone; ha mut ha! E keqja e ketij hajdutit eshte se mutin qe ha ai e ndan me shqiptaret, nuk e ha vetem. ….por nje here do ta haje te gjithin vete!

  9. Edi dhe Ben Ahmetaj i mbajne jashte Shqiperise parate e tyre, keshtu qe shqiptaret do t’i paguajne keto vendime gjyqesore si dhe koncensionet e pafundme qe ka firmosur rilindja edhe per 20 vitet e ardhshme.
    Votojini keto perbindsha, keto jane talebanet e Europes!

  10. Sa shume i kushtoi Shqiperise dasma e Lali Bythes ne kalane e Gjirokastres. Kurse pallavrat e Narkomanit me citjane ecin vetem brenda vendit, jashte del gjithmone bllof.

  11. Me shume mundesi po i ndajne bashke milionat tona me Beccettin. Marifet qe po e ptaktikojne ne çfo arbitrazh. Nje menyre e paster per ti vjedhur taksapaguesit injorante qe i kuptojne gjerat pasi muti behet mullar, por edhe atehere kane frike te reagojne.

  12. EDI kryeminister deri me 2033,pastaj lali Eri. Ne zgjedhjet e 2025,EDI me siguri merr mbi 93 deputete.Reformat dhe arritjet e ketyre 8 viteve duhet te shumefishohen gjate 4 viteve te qeverisjes socialise.Shqupsat kane muhabete qadre, masakre zgjedhore etj etj etj.Fokusi I rames duhet te vazhdoje tek reforma antikorrupsion ne drejtesi.

        1. Me vjen keq por beson gabim o AS djali. Lexoje mire dhe e sheh qe ajo eshte komplet “forme deshirore” e nje minishengenisti tipit:).

          1. Une prap refuzoi ta besoj, jo per gje por duhet te jeshe me te meta mendore nqs deshiron qe nje qeveri te rrije ne pushtet mbi 20 Vite, madje edhe me shumice apsolute.
            Edhe shenjtor sikur te ishte Rama 20 vite ne qeveri me shumice apsoluto do e conte vendin per lesh, me keq se Enveri…

    1. Reforma kryesore eshte mbushja e vendit me afgane, bangladeshas, siriane, tuniziane etj. Shqiptaret le te ikin nga vendi dhe Shqiperia te quhet Albanistan ndersa lideri suprem te quhet sulltan

    1. Po pse, Beketi 150 milion euro dhe 800 milione euro te tjera abuzime me tendera sekret, tendera me nje ofertues, PPP, fonde termeti, pandemie, pra 950 milion Euro nuk eshte thesar????

      Nipave te kelusheve te regjimit komunist kete thesarin e vjedhur te Ramazanit nuk e llogarisin, por vetem ate ate “armikut”, dikur socialistit Ilir Mete.

      E vertete se 7% i Metes tani te duket si bakshish kur krahason me llokmat e Ramazanit.

      Duhet te plasi trapi perdo qeveritar qe te vjedh or kacarrum.

  13. merru me vjedhjen e miliardave nga Sali Berisha e Lylzime Basha o butheci i Hysni Kapos lere Edi Ramen se nuk i arrini as te gishti komes gjigandit

  14. Pas deklaratave të qarta të SHBA, që ai nuk duhet të jetë në Parlament, dhe heshtjes aprovuese të Bashës, ai po sulmon SHBA-në, por jo Bashën.

    Në fakt, ai problemin e ka me Bashën, se SHBA ka kriteret e veta. Fakti që Basha nuk flet, nuk e mbron, por as e sulmon, e ka demitizuar Berishën, duke e lënë fatin e tij në dorë të komentuesve të portalit të djalit, apo ndonjë deputeti të PD të mërzitur me Bashën, që kërkon të marrë hak ndaj tij duke mbrojtut Berishën.Gjithe ky shkrim o shkul llak per shpellkaret e tali anet e salihut,ndonje dokument qe tregon se becheti ka terhequr parate keni ju të lapsit qe të binden me shume shpellkaret e talebanit salih

  15. Keta idiot me pages do e kuptojn qe kan marr lesh kur paga do shkrihet nga taksat dhe inflacioni per shpenzimet e borxhet e udheheqesit… mos u beni merak nese rilindja kanceregjone do e vdes vendin do ju marr edhe ju

  16. E pati thene Paulini qe vitin e pare qe erdhi ne pushtet: Nuk keni pare gje akoma!
    Dale, dale jane dhe 20-30 vjet te tjera qe Paulini do jete ne pushtet, ky vend do te jete transformuar totalisht, shpopulluar nga shqiptaret e populluar me siriane e afgane dhe pastaj emri do jete totalisht kuptimplote: Albanistan.
    Me kanabisin qe u ka dhene Paulini shqiptareve i ka budallosur aq shume sa ende besojne se do hyjne ne Europe. Me kete iluzion e shpelarje truri e ka te sigurte qendrimin ne pushtet derisa te ia pasoje fronin Zahos.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *