• |
ide | kryesore

Dardan Krivaqa izolohet nga të burgosurit e tjerë, mbahet i vetëm në qeli

-Instant, Lajme, Të fundit



Shërbimi Korrektues i Kosovës, ka reaguar pas disa shkrimeve në media se “Dardan Krivaqa u rrah nga të burgosurit e tjerë në paraburgim”.

Pas këtij shkrimi të publikuar, Shërbimi Korrektues i Kosovës njofton opinionin publik se, personi në fjalë pas pranimit në BSL menjëherë i është nënshtruar fazës së karantinimit, ku po qëndron i vetëm në dhomë dhe nuk ka asnjë kontakt me të burgosurit e tjerë.

“Të gjithë të burgosurit trajtohen konform konventave ndërkombëtare, andaj  SHKK u  bën thirrje të gjitha mediave të kontaktojnë  SHKK-në, t`i verifikojnë informacionet dhe mos të bien pre e dezinforatave të tilla, të cila kanë për qëllim zbehjen e imazhit dhe mundin e stafit të SHKK-së”, thuhet në reagimin e tyre./Express



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *