• |
ide | kryesore

Euro 2020 nuk i vlen Mancinit, trajneri më i mirë është Tuchel: mbreti i golave është Haaland

-Instant, Sport



Ndonjëherë nuk mjafton të fitosh një turne të madh si kampionati Europian. Jo kur rivali vjen dhe merr një skuadër në vështirësi dhe e shpall kampione europe për klube. Ky është rasti i Roberto Mancinit, që edhe pse triumfoi në mënyrë madhështore në Euro 2020 me kombëtaren italiane, u dorëzua përballë Tuchel që fitoi Champions League me Chelsea, për trofeun Trajneri Vitit. Në ceremoninë e zhvilluar sot nga UEFA, gjermani është shpallur fitues duke lënë pas krahëve Mancinin e Pep Guardiolan, që u rendit vetëm i treti me finalen e arritur në Champions me Manchester City.

RENDITJA E 10 TRAJNERËVE
Tomas Tuhel (Çelsi) – 378 pikë
Roberto Mançini (Itali) – 292 pikë
Josep Guardiola (Mançester Siti) – 198 pikë
Unai Emeri (Vijareal) – 64 pikë
Diego Simeone (Atletiko Madrid) – 29 pikë
Antonio Konte (Inter, tani trajner i lirë) – 19 pikë
Gareh Sauthgejt (Angli) – 18 pikë
Kristof Galtie (Lilë, tani te Nisë) – 16 pikë
Ole Gunar Solskjær (Mançester Junajtid) – 14 pikë
Kasper Hjulmand (Danimarkë) – 11 pikë

Cmimet e tjera të një mbrëmje gala ishin deri diku të parashikuara me Mendy që siguroi titullin e portierit më të mirë. I Chelsea është edhe mesfushori më i mirë, Kante, ashtu si edh elojtari i vitit, Jorginho, ndërsa Manchester City duhet të kënaqet më Ruben Dias, që u shpall mbrojtësi më i mirë. Mbreti i golave në Champions është zgjedhur Haaland i Borussia Dortmund.

PORTIERI MË I MIRË I CHAMPIONS 2020/21: Mendy (Chelsea)
MBROJTËSI MË I MIRË I CHAMPIONS 2020/21: Ruben Dias (Man City)
MESFUSHORI MË I MIRË I CHAMPIONS 2020/21: Kante (Chelsea)
SULMUESI MË I MIRË I CHAMPIONS 2020/21: Haaland (Dortmund)
LOJTARI MË I MIRË I CHAMPIONS 2020/21: – Jorginho

KJAER E MJEKËT E DANIMARKËS
Cmimi i presidentit i UEFA-s ka shkuar për ata që i shpëtuan jetën Christian Eriksen, gjatë ndeshjes mes Finlandës e Danimarkës në Euro 2020, pas infarktit që pësoi në fushë mesfushori i Inter.

“Simon Kjaer dhe mjekët e Danimarkës kanë treguar se jeta vlen më shumë se rezultati i fushës. Një çmim për një arritje të veçantë, që shkon përtej fushës. Është diçka e veçantë, na treguan se jeta është më e rëndësishme se gjithçka tjetër. Respekt maksimal për të gjithë ata, që e stër merituan këtë çmim, “tha Presidenti i UEFA-s, Ceferin.

“Si kapiten ndihem i detyruar ta pranoj këtë çmim – komentoi Kjaer -, por e bëj për të gjithë ekipin. Falënderoj UEFA-n”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *