• |
ide | kryesore

Guardiola lajmëron largimin nga City: “Hapi tjetër me një Kombëtare”

-Instant, Sport



Pep Guardiola nuk resht kurrë së befasuari, brenda dhe jashtë fushës. Trajneri spanjoll i Manchester City ka njoftuar çuditërisht lamtumirën e tij nga klubi anglez pas dy sezonesh, kur të arrijë fundin e kontratës: “Hapi tjetër do të jetë një ekip kombëtar – tha ai për mikrofonat e kompanisë braziliane XP Investimento – Por më parë, pas shtatë vjetësh me Manchester City, do të më duhet të pushoj pak, të qëndroj i qetë, të studioj. Pastaj do të më pëlqente të drejtoj në një Kampionat Europian, në Kupën e Amerikës ose në Kupën e Botës”.

Guardiola ka njoftuar idenë e tij për të provuar një sfidë të re sapo të përfundojë kontrata me Citizens dhe hipotezat kanë shpërthyer menjëherë: a do të marrë ai pankinën e Spanjës? Pyetjes direkte për Brazilin, ish-trajneri i Barcelonës e kaloi me elozhe të mëdha për kombëtaren 5 herë kampione bote: “Ata janë një ekip fantastik. Unë kam punuar tashmë me disa lojtarë të tyre dhe kam sfiduar të tjerë. Brazili është gjithmonë një kandidat i fortë ose favorit, ka qenë gjithmonë dhe do të jetë gjithmonë ”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *