• |
ide | kryesore

Idhulli CR7, dieta, krioterapia e dashuria: gjithçka që (ndoshta) nuk dini për Mbappé

-Instant, Sport



Vera e Kylian Mbapé është e nxehtë. Real Madrid ka ofruar 160 milionë euro për sulmuesin francez, por PSG i refuzoi: “Nëse ai dëshiron të largohet, duhet të gjejmë një zgjidhje që na përshtatet gjithashtu”. Mbetet për tu parë nëse spanjollët do të ngrenë ofertën për të siguruar kampionin e botës 22-vjeçar (i lindur në 1998). Në edicionin 2020/21 ai shënoi 42 gola në 47 ndeshje për PSG, duke marrë titullin e golashënuesit më të mirë të Ligue 1 me 27 gola. Por cilët janë sekretet e tij?

FAMILJA – Sporti është vërtet një cështje familjare (origjina e tij është nga Kameruni dhe Algjeria). Babai i Kylian, Wilfried është një drejtues në ekipin e futbollit AS Bondy dhe mamaja e tij, Fayza, ka qenë një profesioniste e hendbollit. Dhe kjo nuk është e gjitha. Edhe i vëllai i të atit, Pierre, është gjithashtu një drejtues sportiv i Sedan dhe vëllai i tij birësues është futbollisti Jirès Kembo Ekoko. Me pak fjalë, Mbappé nuk mund të ishte rritur ndryshe …

DIETA – Kur ishte fëmijë ai kishte një ëndërr: të ishte më i miri. E kështu, Kylian filloi të ndiqte rregulla strikte që në fillim. Edhe nga pikëpamja e ushqimit. Plani i tij i ushqimit (i përbërë nga 6 vakte të përditshme) është ishte i pasur me proteina me vezë, pulë, biftekë dhe lëngje të shrydhura proteinike. Por për të plotësuar nevojat e trupit të tij për karbohidrate, ai merr edhe një sasi të madhe qull pa sheqer.

SEKRETET – Midis sekreteve të tij është edhe talasoterapi, siç e ka thënë vetë ai në të kaluarën. Pikërisht, para triumfit në Kupën e Botës në Rusi në 2018: “Rrita fuqinë falë punës individuale, pastaj bëra talasoterapi dy herë (e dobishme për të shfrytëzuar procesin osmotik të ujit të detit, që në kontakt me lëkurën favorizon eleminimin e lëngjeve që rrjedhin gjatë kullimit të veshjeve) për të arritur gjendjen optimale. “Një trajtim tjetër të cilit i nënshtrohet francezi është krioterapia, trajtimi i ftohjes, që ofron shumë përfitime për atletët.

KURIOZITETE – Ndoshta jo të gjithë e dinë që pseudonimi i tij është ‘Donatello’, për shkak të ngjashmërisë me një nga Breshkat e famshme Ninja. Por edhe “Mbebé” ose “Bip-Bip”, për shpejtësinë mbresëlënëse. Që nga fillimi i tij, Mbappé është krahasuar me Thierry Henry në cilësi dhe karakteristika. Sidoqoftë, idhulli i fëmijërisë së francezit është vetëm një. Dhe emri i tij është … Cristiano Ronaldo.

E DASHURIA? – Në mediat sociale, nuk ka asnjë gjurmë, kohët e fundit, për një të dashur. Mbappé është shumë i rezervuar, edhe pse bota e thashethemeve, muajt e fundit, i ka dhënë atij disa flirtime. Ashtu si ajo me gazetaren sportive italiane Marialuisa Jacobelli.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *