• |
ide | kryesore

ISIS-K/ Cili është grupi i ri terrorist që vrau 60 persona sot në Kabul

Arkiva, F1, Lajme, Planet, Të fundit



Kabuli u trondit nga 2 sulme terroriste këtë të enjte që shkaktuan të paktën 60 të vrarë dhe më shumë se 140 të plagosur, sipas BBC. Autorë të masakrës është një grup ekstremist i njohur si ISIS-K.

Po cilët janë këta?

Emri i plotë i tyre është Shteti Islamik i Khorasan, një degë rajonale e ISIS që është aktiv në Afganistan dhe Pakistan. Ky njihet si grupi më ekstrem dhe më i dhunshëm nga të gjitha grupet militante xhihadiste në Afganistan.

Ai u krijua në janar 2015 në kulmin e fuqisë së ISIS në Irak dhe Siri, para se kalifati i vetëshpallur të shpërbëhej dhe çmontohej nga koalicioni i udhëhequr nga SHBA.

Ai rekruton nga xhihadistët afganë ashtu edhe nga ato pakistanezë, veçanërisht nga anëtarët e talebanëve afganë të cilët e kanë parë organizatën e tyre si ekstreme.

ISIS-K janë akuzuar për disa nga mizoritë më të këqija në vitet e fundit, duke synuar shkollat e vajzave, spitalet dhe madje edhe një maternitet ku ata thuhet se vranë gra shtatzëna dhe infermiere.

Ndryshe nga talebanët, interesi i të cilëve është i kufizuar vetëm në Afganistan, ISIS-K janë pjesë e rrjetit global të ISIS që kërkon të kryejë sulme ndaj objektivave perëndimorë, ndërkombëtarë dhe humanitarë kudo që mund t’i arrijë.

Ku ndodhen ata?

ISIS-K janë të bazuara në provincën lindore të Nangarhar, pranë rrugëve të kontrabandës së drogës brenda dhe jashtë Pakistanit. Në kulmin e tij grupi numëronte rreth 3 mijë luftëtarë, por ka pësuar viktima të konsiderueshme në përleshjet me forcat e sigurisë amerikane dhe afgane dhe gjithashtu me talebanët.

A janë ata të lidhur me talebanët?

Sipas studiuesve, ka lidhje të forta midis ISIS-K dhe rrjetit Haqqani, i cili nga ana tjetër është i lidhur ngushtë me talebanët. Njeriu përgjegjës tani për sigurinë në Kabul është Khalil Haqqani për kokën e të cilit SHBA kishin vendosur një shpërblim prej 5 milionë dollarësh.

Dr. Sajjan Gohel thotë se “disa sulme të mëdha midis 2019 dhe 2021 përfshinin bashkëpunim midis ISIS-K, rrjetit Haqqani të talebanëve dhe grupeve të tjera terroriste me bazë në Pakistan”.

Kur talebanët pushtuan Kabulin më 15 gusht, liruan një numër të madh të burgosurish nga burgu Pul-e-Charki, mes të cilëve thuhet se përfshinin edhe militantët e ISIS dhe al-Kaedës. Këta njerëz tani janë në arrati.

Por ISIS-K ka dallime të mëdha me talebanët, pasi i akuzon ata për braktisjen e Xhihadit dhe fushën e betejës në favor të një zgjidhjeje të negociuar të paqes të arritur në “hotele të shtrenjta” në Doha të Katarit.

Militantët e Shtetit Islamik tani përfaqësojnë një sfidë të madhe të sigurisë për qeverinë e ardhshme talebane, diçka që lidershipi i talebanëve e ka ndarë me agjencitë perëndimore të inteligjencës. ©LAPSI.al



5 Comments

  1. E gjithe kjo qe nga terheqja e evokuimet e deri te keto shperthimet duken si skenare hollivudi. Lojra te thella dhe te planifikuara prej kohesh. Filmin me keta tipat e veshur me te zeza e kemi pare njeher dhe nuk mbinë nga dheu qe te na surprizojne. Por shqiperise çi ha suma e ngaterohet me çeshthe te tilla.

  2. Edhe ISIS qenka bo si Covidi, paska pesuar mutacion! Ky ISIS-K eshte shume ngjites. Mbani maska njerez, dhe beni vaksinat.

    ..I.

  3. Keta u krijuan nga Cia dhe qellimi eshte te destabilizojne afganistanin sic e bene me Sirine por i kane bere Llogarite gabim Jankit sepse atje eshte Kina,Rusia dhe irani qe te pjek te gjalle

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *