• |
ide | kryesore

Pamjet e masakrës në Kabul/ 60 viktima nga të cilët 11 janë ushtarë amerikanë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



60 të vrarë dhe mbi 140 të plagosur. Është ky bilanci i 2 sulmeve terroriste të njëpasnjëshme pranë aeroportit të Kabulit këtë të enjte. BBC shkruan se bëhet fjalë për 2 kamikazë që u futën në turmën që qëndron pranë aeroportit të Kabulit të cilët kërkojnë të largohen nga vendi.

Sulmi mendohet se u organizua nga grupi ekstremistë ISIS-K, një degë radikale e Shtetit Islamik që ka përplasje edhe me talebanët kohët e fundit.

LEXO EDHE: ISIS-K/ Cili është grupi i ri terrorist që vrau 60 persona sot në Kabul

BBC shkruan se 11 nga viktimat janë ushtarë amerikanë që po përpiqen të ruajnë sigurinë e aeroportit për evakuimet ndërsa 1 është një mjek i marinsave SEAL. Mes viktimave dhe të plagosurve ka edhe shumë fëmijë.

Një përkthyes afgan që ka punuar me forcat amerikane ishte dëshmitar i bombardimit në aeroportin e Kabulit. Ai i tha CBS ndihmoi një vajzë të vogël të plagosur, por për fat të keq ajo humbi jetën në krahët e tij.

“Shkova atje sapo pashë njerëz të lënduar dhe njerëz që ishin shtrirë në tokë. Pashë një fëmijë atje, shkova tek ajo dhe e mora në krahë dhe u nisa për në spital. E çova atje, por kur mbërritëm ajo kishte vdekur në duart e mia. Më është thyer zemra. Ajo që po ndodh tani është e tmerrshme. I gjithë ky vend është shpërbërë” – tha ai. ©LAPSI.al

 

 



4 Comments

  1. Zëdhënësi i talebanëve Zabihullah Mujahid i tha NBC News se nuk kishte prova që al Kaeda kishte planifikuar sulmet e 11 shtatorit nga Afganistani, i cili ishte një shkak për pushtimin e udhëhequr nga SHBA në 2001.
    Muxhahidët paralajmëruan gratë që punojnë të qëndrojnë në shtëpi derisa luftëtarët talebanë të “trajnohen” për t’u afruar dhe biseduar me ta.
    Ai shtoi se nëse afganët duan të marrin fluturime që të largohen aktualisht nga aeroporti i Kabulit, “kjo është zgjedhja e tyre”. Por “ne nuk duam që bashkatdhetarët tanë të shkojnë në Amerikë,” shtoi ai.
    “Çfarëdo që ata kanë bërë në të kaluarën, ne u kemi dhënë atyre amnisti. Ata duhet të qëndrojnë. Ne kemi nevojë për profesionistë të rinj, të arsimuar për kombin tonë.”
    Mujahid shtoi se qeveria e re talebane dëshiron “marrëdhënie normale diplomatike e legjitime” me Uashingtonin.

  2. Biden, pergjegjes per kete qe ndodhi! Ai tha se USA nuk kishte me arsye te qendronte ne Afganistan pasi celulat terroriste ishin asgjesuar! 11 Marinsa te vrare dhe mjek i SEAL e dini c’mth apo jo? Qe e gjithe ushtria amerikane te kthehet pas ne Afganistan e t’i qije rropt ku te mundi .. Biden e ka mendjen te ekonomia e USA

  3. Pra edhe SHBA e pranon ne heshtje qe terorizmi doli fitimtar nga kjo lufte 20 vjecare. Kush eshte pergjegjes per keto viktima ??????

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *