• |
ide | kryesore

Përfundon takimi me Mendes, asnjë ofertë për CR7: Juventus tani nuk pret më

-Instant, F1, Sport



Takimi i drejtuesve të lartë të Juventus me menaxherin e fuqishëm Jorge Mendes sapo ka përfunduar. CEO bardhezi Maurizio Arrivabene, zv/presidenti Pavel Nedved dhe kreu i zonës sportive Federico Cherubini e kishin thirrur takimin me menaxherin portugez për çështjen më të nxehtë të momentit: të ardhmen e Cristiano Ronaldos. Biseda, e cila zgjati rreth një orë e gjysmë, nuk çoi në asnjë zhvillim thelbësor. Mendes bëri një përmbledhje të interesimit të PSG dhe City për klientin e tij, por nuk vendosi në tavolinë asnjë ofertë konkrete.

Me këto supozime, drejtuesit e Juventus vuri në dukje se klubi synon ta mbyllë këtë faqe sa më shpejt të jetë e mundur. Bardhezinjtë kanë konkluduar takimin me një mesazh shumë të qartë: klubi nuk pret në mënyrë pasive vendimet e të tjerëve. E dëshiron që lojtari të dalë sa më shpejtë nga kjo situatë. Sidoqftë, Allegri planifikon ta aktivizojë nga fillimi në ndeshjen kundër Empolit, e dyta e Serie A.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *