• |
ide | kryesore

Skena lufte në Kabul/ Dy shpërthime kamikaze tek aeroporti (FOTO)

-Instant, Arkiva, Planet, Të fundit



Skena lufte në Kabul. Dy shpërthime ndodhën jashtë aeroportit. Një zyrtar taleban i ka thënë ‘Al Jazeera’ se të paktën 13 persona janë vrarë në shpërthimin mes tyre dhe 3 trupa amerikane, gra dhe fëmijë afganë.

Një re tymi u ngrit mbi qiell teksa paniku përfshiu turmën jashtë aeroportit, me të plagosurit e gjakosur po transportohen në spital me mjete rrethanore si karrocat.

Shpërthimet ndodhën afër portës Abbey, ku ishin stacionuar trupa britanike dhe afër hotelit Baron po ashtu vendqëndrim i britanikëve.

Sipas zyrtarëve amerikanë, bëhet fjalë për sulm kamikaz të një personi i cili ndezi një pajisje në mes të turmës. Pas shpërthimeve pati dhe të shtëna me armë zjarri teksa SHBA ka bërë thirrje që të qëndrohet larg portave hyrëse dhe të mos udhëtohet drejt aeroportit.

foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri



2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *