• |
ide | kryesore

Vizita misterioze e Cherie Blair në Tiranë, darkë me krahun e djathtë të Ramës

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kur Edi Rama erdhi në krye të qeverisë, tashmë 8 vjet më parë kërkoi të tregonte se do të qeveriste ndryshe dhe për këtë solli në Tiranë ish-kryeministrin britani Tony Blair për të cilin tha se do ta kishte këshilltar.

Mënyra e pagesës së Blair ngriti shumë pikëpyetje në atë kohë ndërsa ish-kryeministri britanik u shfaq në fillim disa herë në Tiranë dhe me kalimin e kohës gjithnjë e më rrallë.

Rama me Blair, pushime në jug - Vizion Plus

Në këtë nisje të mandatit të tretë, “Blair”-ët janë shfaqur sërish në Tiranë. Lapsi.al mëson se mbrëmjen e së enjtes në një nga restorantet me guzhine italiane në qendër të Tiranës ka qenë Cherie Blair, bashkëshortja e ish-kryeministrit britanik.

Të njëjtat burime i thanë Lapsi.al se ajo ka qenë e shoqëruar nga Endri Fuga, drejtori i komunikimit të kryeministrit Edi Rama i njohur si një nga njerëzit më të besuar të tij. Në darkë kanë qenë edhe disa zyrtarë të ministrisë së jashtme.

Në rrjetet sociale, as Blair dhe as Fuga nuk kanë dhënë ndonjë detaj. Vetë Cherie Blair është mjaft aktive me një fondacion të drejtuar prej saj, por arsyeja e ardhjes së saj në Tiranë është e paqartë.

Pak ditë më parë Tony Blair ishte në Shkup ku u prit me nderime nga kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev. Në një deklaratë pas takimit, Blair i thuri elozhe nismës “Ballkani i hapur” të iniciuar nga Rama, Zaev dhe Vuçiç.

Zaev-Blair: “Open Balkan” i tregoi BE-së se Maqedonia, Serbia dhe Shqipëria janë serioze në rrugën evropiane - Gazeta Express

Blair ka mbështetur dhe lobuar edhe në të kaluarën idetë si ajo për shkëmbimin e territoreve mes Kosovës dhe Serbisë. Cila është arsyeja e mësymjes së Blerëve këtë herë në Ballkan, pritet të shihet ndoshta pak më vonë. ©LAPSI.al



10 Comments

  1. Mire te ua beje Rozalinjeve te ua shkerdhej familjet e gjith fisin e femrave se te tera te tjerat i mori Anglia , Serbia, Rusia, dhe USA. Mbajeni o familje te degjeneruara Rozalinje.

  2. Pas deklaratave të qarta të SHBA, që ai nuk duhet të jetë në Parlament, dhe heshtjes aprovuese të Bashës, ai po sulmon SHBA-në, por jo Bashën.

    Në fakt, ai problemin e ka me Bashën, se SHBA ka kriteret e veta. Fakti që Basha nuk flet, nuk e mbron, por as e sulmon, e ka demitizuar Berishën, duke e lënë fatin e tij në dorë të komentuesve të portalit të djalit, apo ndonjë deputeti të PD të mërzitur me Bashën, që kërkon të marrë hak ndaj tij duke mbrojtut Berishën.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *