• |
ide | kryesore

Vjedhje e abuzime seksuale, 2 të arrestuar në Korçë

-Instant, Lajme, Të fundit



Policia e Korçës ka vendosur në pranga 2 persona, si dhe ka proceduar penalisht 4 të tjerë, të akuzuar për vepra të ndryshme penale.

Në njoftim thuhet se efektivët kanë bërë ndalimin e 46-vjeçarit G. O., pasi ndaj tij Gjykata e Pogradecit ka dhënë dënimin për veprën penale “marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura”.

Po ashtu është arrestuar dhe 16-vjeçari A. G., pasi dyshohet se në bashkëpunim me një tjetër të mitur ka vjedhur banesën e shtetasit V. S., ku kanë marrë dollarë e dinarë.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorive të Rretheve Gjyqësore Pogradec e Korçë për veprime të mëtejshme.

 

 

 

“Vihen në pranga 2 shtetas dhe procedohen penalisht 4 të tjerë për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec, bënë ndalimin e shtetasit në kërkim G. O., 46 vjeç, banues në Tiranë. Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec, me vendimin e datës 13.07.2021, ka urdhëruar ndalimin e tij për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura” mbetur në tentativë, pasi më datë 09.07.2021, ky shtetas, në lagjen nr. 4, Pogradec, ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me një 41-vjeçare, pa pëlqimin e saj.

Nga strukturat e mësipërme, u bë arrestimi në flagrancë i shtetases A. G., 16 vjeçe, banuese në Pogradec dhe filloi procedimi penal për një të mitur tjetër, pasi në lagjen nr. 1, Pogradec, në bashkëpunim me njëra-tjetrën, këto shtetase kanë vjedhur në banesën e shtetasit V. S., një sasi monetare në dollarë dhe dinarë, e cila iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Gjithashtu po nga këto struktura filloi procedimi penal për shtetasit R. I., 34 vjeç, banues në Pogradec, pasi në lagjen nr. 3, gjatë kontrollit fizik këtij shtetasi iu gjet dhe sekuestrua një sasi e vogël me lëndë narkotike të dyshuar heroinë; si edhe E. H., 57 vjeç, banues në fshatin Leshnicë, Pogradec, pasi në fshatin Dardhas, Pogradec, ky shtetas u kap me mjetin furgon tip “Benz” duke transportuar 3.5 m sterë dru zjarri, pa leje.
————–
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Maliq, filluan procedimin penal për shtetasin E. B., 32 vjeç, banues në Maliq, pasi në hyrje të Maliqit, ky shtetas u kap me mjetin tip “Mitsubishi”, duke transportuar 1 m sterë dru zjarri, pa leje.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorive të Rretheve Gjyqësore Pogradec e Korçë për veprime të mëtejshme”, njofton policia.



2 Comments

  1. E keni mbushur portalin me njoftime policie!
    Ky shtet i mbaruar vjedhje, grabitje dhe abuzime do te kete perdite.
    Pse duhen publikuar cdo pordhe e policise dhe te kundravajtesve?
    Po ndonje lope ose dhi eshte vjedhur mbreme ????

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *