• |
ide | kryesore

Zbrazet mitralozi në aeroportin e Kabulit, mbi 100 mijë të evakuuar

-Instant, Lajme, Planet



SHBA dhe Britania e Madhe u bëjnë thirrje qytetarëve të tyre që të mos shkojnë në aeroportin e Kabulit për shkak të rrezikut të sulmeve. “Ne kërkojmë që të shmangni portat e hyrjes nëse udhëzimet nuk janë marrë nga përfaqësuesit e qeverisë” tha ambasada amerikane.

Disa orë pas alarmit për sulm, një afgan qëlloi në ajër me mitraloz për të shpërndarë turmën që derdhej në portën e aeroportit duke shkaktuar kaos. Në fillim raportimet e para ishin se u qëllua drejt një avioni italian, por më pas u saktësua se të shtënat ishin në ajër.

Me fluturimet e fundit, numri prej 100,000 njerëzve të evakuuar nga Kabuli është kapërcyer. Në 24 orët e fundit, në fakt, janë evakuuar rreth 13,400 persona, nga të cilët 5,100 në 17 fluturime ushtarake amerikane dhe 8,300 në 74 fluturime të aleancës.

Që nga fundi i korrikut, thekson Shtëpia e Bardhë, 101,300 njerëz janë larguar nga vendi, nga të cilët 95,700 që nga 15 gushti, dita e hyrjes së talebanëve në kryeqytetin afgan.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *