• |
ide | kryesore

Aty ku Mark Marku ka të drejtë dhe ajo që nuk mundet ta thotë: “PD e ka përmbyllur misionin e saj”

-Instant, 1, Ide

Mark Marku i është shtuar sot përfundimisht listës së gjatë të atyre që e përshkruajnë PD-në me notat më të errëta dhe në ditën e saj më të zezë. Po të qëmtosh me vëmendje argumentat e rendituara në dorëheqjen e tij si deputet, gjendja duket katastrofale. Një parti e atrofizuar, që s’ështv në gjendje të reagojë ndaj masakrës që u organizua kundër saj, që s’ka asnjë plan për të ardhmen, që nuk di ku do të shkojë, meraku i vetëm i së cilës është të kryej formalitetet e zgjedhjes së drejtuesve dhe të përpiqet të gënjejë militantët dhe shoqërinë për rolin e vet të vërtetë.


Lexo me tej:


Mark Marku dorëhiqet nga deputet dhe godet fort Bashën: “I ka braktisur dhe po i gënjen demokratët”

Në një kuptim, këto kritika nuk janë as një risi dhe as një çudi. Shtypi dhe ekranet tona janë përditë të stërmbushura me një pjesë të këtyre akuzave ndaj opozitës, ashtu sikurse ndodh rëndom në çdo regjim autoritar. Pra Marku bashkohet me të gjithë propogandistët pro Edi Ramës, që vizatojnë një Bashë kukull të Berishës, të pa aftë për aksion, manjak në mashtrime për të fshehur realitetin e gjërave, gjumash kur vjen puna për akte të forta, për të cilat nuk ka as plan dhe as projekt.

Por ama, duhet nënvizuar qartë që, ndonëse këto lloj argumentash ngjajnë në formë, mes tyre qëndon i hapur një hendek i madh. Pjesa më e madhe e kritikave ndaj Bashës bëhen me qëllimin hileqar për të zgjatur pushtetin e Ramës, ndërsa ajo e Mark Markut ngre në thelb një shqetësim të kundërt: nëse Basha ka forcën, vullnetin, moralin, vizionin dhe kurajon për ti shpëtuar shqiptarët nga ky regjim kleptokratik. 

Pra ndryshe nga sharjet e e lakejve të pushtetit, meraku i tashmë ish deputetit të PD-së, niset nga premisa e një shoqërie më normale dhe i një Shqipërie më të mirë. 

Pikërisht për këtë ai meriton vëmendje, diskutim serioz dhe hapjen e një debati për qorrsokakun ku po e shpinen opozitarizmin një grusht sharlatanësh pa gjak, pa ngjyrë dhe pa nder.

Argumentat e largimit nga forumet e PD janë tronditëse. Ato përshkruajnë një parti të tredhur për të reaguar, të pa aftë për të protestuar, të shndërruar në mburojë për aferat e liderëve të saj, një PD ku njerëzit kanë frikë të thonë mendimin e tyre, një aparat të burokratizuar, që po degradon përditë e më shumë në një dekor të thjeshtë të qeverisë rilindase. 

Nisur nga konstatimi i këtyre njollave, ai është larguar nga forumet e PD, duke besuar se beteja kundër regjimit të rilindjes bëhet më mirë jashtë mureve dhe barierave të opozitës zyrtare.

E këtu qëndron thelbi i problemit që ka hapur me forcë largimi i një prej të paktëve deputetë që arriti të fitojë në zgjedhjet e 25 prillit: A është në gjendje PD e Bashës të marrë mbi supe barrën e opozitarizmit në këtë vend? A mund të shërbejë dot ajo për të mbrojtur numrin e pallogaritshëm të të shtypurve prej regjimit (të papunë, minatorë, qytetarë me prona të grabitura, viktima të krimit dhe atyre që nuk gjejnë drejtësi në gjykata)? A përbën ajo qoftë dhe një shpresë minimale për një shoqëri më të mirë? A vazhdon të gëlojë brenda saj idealizmi i një ndryshimi pozitiv?

Analiza e Kuvendit/ Fjalimi i Mark Markut grisi fasadën e spektaklit të Bashës

Ndoshta për nostalgji, ndoshta për një lloj përkatësie të pakonsumuar, Mark Marku nuk i shkon të vërtetës deri në fund, por me aktin e largimit dhe me konstatimet që ka bërë, ai nuk na lë dilema: PD është një parti që e ka mbyllur ciklin e saj. Në gjithçka ajo është bërë njësoj si rilindja, vetëm më e dobët në fuqi, më e varfër në para dhe më e pa mbështetur nga krimi. Jo më kot, pak kohë më parë, studiuesi dhe kritiku i iluminuar, Aurel Plasari hidhte idenë e përmbylljes së misionit të saj duke e përmbledhur në shprehjen “ta mbyllë dyqanin”. Ndoshta PD kaq e pati takatin dhe këtej e tutje mund ti bëjë vetëm keq Shqipërisë. Duke luajtur rolin e një opozite të pa aftë dhe fallco, ajo vetëm ndihmon regjimin dhe vret shpresat e krijimit të shpejtë të një kundërshtie reale kundër tij. E në këtë pikë më mir të shkrihet sesa të vazhdojë një zvarritje që na tërheq pas edhe ne të tjerët. 

Ky është, në fakt, mesazhi real i alarmit që dëgjuam sot, ndonëse klithësi i tij nuk preferoi ta artikulonte kaq vrazhdë. 

©Lapsi.al

44 Comments

  1. Kur nuk të bjen rrufeja dhe të të lejë në vend si copë muti – po nuk bie rrufeja në hale.

    Ne kemi të paktën 10 vite që e themi, duhet të ikë Lulzim Basha. Duhet të ikë Sali Berisha. Duhet të reformohet PDja. Dhe na keni thirrur tradhëtarë, të shitur, të kuq, servilë etj etj.

    Tani e keni kuptuar ju që duhet reformë ose s’ka vota, por e përdredh me kurvërinë që Marku e tha me të vërtetë, kurse ne të tjerët e paskemi pasur me hilë. Hapu dhe e futu.

    1. o malok, autori e thot qarte pjesa me e madhe e kritikave behet per qellim propogandist per te zgjatur regjimin rama…Ti je sic thu vet nga “ata qe kan 10 vite….” bastard i kuq

      1. jo zoteri sepse eshte propaganduar shpesh qe nuk kritikohet asnjeher opozita…ju kujtoni qe te gjithe jane rilindas.duhet te kuptoni qe ke persona qe se gelltisin dot ramen,sepse shohin si qeveris..por kur kthejn koken nga pd ai u duket lule..nejse

    2. pikerisht se jeni te tille,

      per sa kohe i sherbeni nje qellimi te ripjelljes

      Marku, le te rrije deputet dhe te beje opoziten ne kuvend. Kuvendi eshte vendi ku duhet te degjohet , ose si deputet i PD ose i larguar nga PD.

      OSe nese do te ike, mund ta beje kete ne menyre qytetare pa u ndjere dhe mund te vazhdoje jeten e tij duke bere ate qe do te beje

      pra deklarata e tille vetem se i jep karburant pisave si ti, dhe ripjelljes

      asnjeher mos thuaj se cmendon , apo se cdo besh, bej si nike just do it!

      keto jane fjale, retorike boshe, marku godet PD.

      PD eshte e dobet sepse Ripjellja i ka prishur te gjithe ekuilibrat dhe gjeja me e poshter eshte qe te atakosh dike qe eshte i dobet dhe nen presion realisht te pambrojutur dhe nen meshire te fatit , si te gjithe shqiptaret ne trysni nga pushteti dhe te gjithe mekanizmat e pushtetit te ripjelljes

      kjo eshte poshtersi

  2. O BUSHAT, PO QE AMERIKA NE MES, MOS KERKO REVOLUCION. PO AMERIKA A E KA SHURDHUAR OPOZITEN, APO E PEREIRA H. E, PRA AJO, AMERIKE E MBA KETE SISTEM ME NGJYRE E VEPRIM DIKTATORI, JO OPOZITA QE ESHTE PERDHOSUR E SULMUAR SI ASKUH OPOZITE, NGA KJO POLITIKE AMERIKANE NE NDIHME TE PUSHTETIT E TE RINOVUAREVE KOMUNISTE.KERKOJA KETIJ POPULLI QE FLE, E SIGURISHT DHE OPOZITES.

  3. Kur Z. Mark pranoi te behej pjese e sistemit politik ishte i vetdijshem per sfiden dhe ate cka perfaqeson politika sot pamvaresisht nese behet nga opozita apo pozita. Ne te kundert do ishte njeri nga ne qe punojme per te tjeret, ne oren 5 mbyllim zyren dhe shijojme familjen duke mos shpresuar qe nje dite do ngrihemi ne nje pozite me te larte. Ai e dinte shume mire se cfare e priste dhe Basha e Berisha nuk ndryshuan per nje dite. Diskutimet per shpalljen non grata te Berishes kane vluar kohe me pare. Ne te njejten kohe nje numer mjaft i madh e kane votuar dhe ai ka pergjegjesi per votat dhe besimin qe ka marre. Ndoshta ka qene i sigurt qe do fitonte opozita dhe enderronte nje post te lakmueshem. Tani ne rolin e deputetit nuk ka shume perfitime plus qe duhet te duroje edhe pordhet e Bashes ne parlament. Sigurisht qe ndikon edhe faktori amerikan i mbarsur me faktorin pozite ketu. Personalisht nuk e honeps terheqjen para betejes dhe beteja e vertete behen ne parlamanet edhe me poziten por edhe me opoziten. Dua te sjell ne vemdendje pozicionimin e Teodor Kekos se ndjere ne parlamentin e viteve 90. Marku mund te genjeje ndonje idealist te mbetur ne provincat e largeta por jo ne qe sfidohemi ne cdo moment si nga pushteti ashtu edhe nga opozita.

  4. Eshte fantazi foshnjarake te pretendosh qe nje parti qe ka 40% te elektoratit te mbylle dyqanin vetvetiu. Sigurisht me kete rruge qe ka nisur PD do te katandiset nje thelle por deri atehere dyqani pa dyshim do te rrije hapur. Pyetja eshte, a ka rruge per te shpetuar nga katandisja? Sipas asaj qe thote Marku dhe konstatojme vete nuk ka. E vetmja menyre do te ishte nje rimodelim e saj duke qene se tashme e ka humbur identitetin. Ne fakt kete humbje te identitetit duhet ta shikonte si mundesi per te krijuar dicka me te mire por PD nuk ka as vullnetin e as imagjinaten per ta bere. Ideja ime eshte te rishpikej si parti populiste, tradicionale dhe anti-sorosiane, me pak doza nacionalizmi ekonomik, etj. Keto apo levizje te tjera te forta qe kerkojne dicka qe PD nuk e ka, pra nje lidership te guximshem, jane te vetmet qe mund ta shpetonin ate nga mentaliteti mocalor qe e ka kapluar.
    Nejse, kushdo t’i marri frenat e opozites duhet te kuptoje qe eshte koha per politike, politika dhe jo thjesht llogjet e perhershme, ky eshte i keq, i korruptuar, e une kristal. Duke pare zhvillimet e fundit, nuk eshte me ceshtja kush do na coje me shpejt ne destinacion, por cfare rruge do marrim.

    1. kur je nen sulm, sic eshte PD dhe strukturat e saj, te mira apo te keqija, duhet te jesh i kujdesshem

      basha e di mire kete dhe e di shume mire qe rama leviz vetem em ndihme te faktorit nderkombetar, eurpoa eshte dakord por USA jo, dhe duke qene se USA e ka fjalen e fundit dhe ka thene JO , ky po del vullnetar dhe po me ndihmon mire apo keq. Realisht Rama po ben propgande dhe fushate pro kesaj administrate , mjafton ta shohesh ne CNN se fundmi, apo para ca ditesh me BBC, sunday times, il foglio, marca, The guardian etj media

      ti kerkon qe pushteti te nderrohet se do basha dhe PD? Pushteti nuk eshte nderruar asnjehere keto 30 vite sepse e kerkon OPOZITA

      pushteti eshte nderruar sepse e ka mbeshtetur garanti nderkombetar USA dhe BE, apo ne rastet kur ka hequr dore vete pozita. por asnjehere OPOZITA nuk ka qene aq e forte sa te fitoje zgjedhjet

      me shkoqur, 1 ose rama do heqe dore – e cila nuk po ndodh , 2 ose do thote USA dhe BE te largohet – e cila nuk po ndodh

      e vetmja gje qe mund te behet eshte qe lidershipi i PD te loboje ne USA per nje largim sa me te shpejte. Dhe kjo eshte shume e veshtire per nje person aq afer kesaj administrate nepermjet rrjetit te soros.

      BE e ka bere te ditur qe rama nuk eshte i pelqyer dhe duhet te largohet. marreveshja e 5 qershorit e largonte ramen me shtysen zingraf, por marreveshja e KIm me ramen e prishi 5 qershorin.

      keto jane levizjet normale

      levizjet anormale nuk ndodhin spese nuk le njeri qe shqiperia te destabilizohet, ky esht qendrim konvergjues USA BE.

      keshtu qe i shtofte zoti inatin rames qe te beje noi zullum apokaliptik, perndryshe keto 4 vjet jane te sigurta qe i ha , dhe , dhe rrezikohen zgjedhjet e 2025…

      di gje si nderrohet pushteti me keto situata aktuale , dhe jo me hamendesime te tipit sikur te kishte halla tope,

      1. Ka vetem nje menyre sesi e rrezikon stabilitetin aq te cmuar nga amerikanet, duke u bere i fuqishem. Per kushtet e Shqiperise i fuqishem behesh duke cuar nje mesazh qe ben bashke energjikisht shumicen derrmuese te shqiptareve. Beje kete dhe nuk ke arsye fare t’i lepihesh amerikaneve, perkundrazi do te lepihen ato ty sepse e kuptojne qe e ke ti ne dore stabilitetin dhe jo Rama. Fiks sic po bejne me talebanet. Amerikanet qartesisht mbeshtesin vetem lider qe pasurohen me leje apo me leket e tyre dhe ja fusin vrapit kur fillon stuhia. Epo filloje stuhine dhe shiko cfare do te ndodhi. Amerikanet nuk jane zoti. Shumicen e kohes duket se jane ne inerci, ne autopilot, per momentin ne inerci renese per fat te keq. Shiko Orban dhe plot te tjere nga shtete medioker qe nuk i moren leje askujt per te qene te sukseshem. Keto jane brockulla, justifikime pa buke.

          1. Epo lepiji topet qeverise atehere dhe mos u ndje se pushtetin ne tave nuk ta jep njeri se i lyen floket me xhel.

  5. O Bushat në Shqipëri vepron internacionalja socialiste bashkë me me të majtën amerikane kështu mos prit asgjë!!!Pd nuk ça të bëjë më tepër kur pushtetet janë të neokomunitëve me bekimin e Amerikës të majtë!!!Misioni i Pd nuk do shtetet por fatkeqësisht është pezulluar përkohësisht dritë sa populli shqiptar të kuptojë që Shqipërrinë nuk e bëri dhe nuk mund ta bëjnë ish komunistët.

  6. Bushat e di që dëshiron LVV të jetë parti kryesore opozitare në Shqipëri, por kjo nuk mund të ndodhë kurrë me asgjesimin e PD në kohën që është përballë një regjim i superpushtetshëm dhe i mbështetur mediatikisht e ndërkombëtarisht si ishqeveria e Afganistanit, pa llogaritur që PD në letër është e djathtë (ka vitë që nuk sillet si e tille) dhe votuesit e saj nuk do mbështesnin një parti të majtë si LVV.

    Mund të ushtrohet trysni dhe presion që PD ti kryejë detyrat e saj, dhe këtu Marku e shumë të tjerë heqin dore, pasi nuk luftojnë për këtë por presin që ato ti thërrasin vetë mëndjes e ne fund thonë nuk na lanë.

  7. Ky eshte nje nga ata pak shkrime e dobeta te Bushatit. Nje parti nuk mundet kurrsesi ta mbylle ciklin e saj. Rilindja eshte shembulli me tipik. Ka 80 vite qe eshte krijuar, ka ndryshuar disa here emer, por asnjehere mentalitetin dhe qellimin. PD eshte krijuar me qellim tjeter, por i eshte nenshtruar, ose ka kopjuar menyren e veprimit te rilindjes duke harruar se elektorati i djathte nuk eshte elektorat qe vihet ne rrjesht si te majtet sepse ka principe dhe ideale. Per kete arsye Bushati nuk duhet te thote qe cikli i PD ka mbaruar, por qe ka mbaruar cikli i Bashes, Berishes, Gjanes etj. dhe jo vetem cikli i tyre, por edhe i yesman-eve te kryetarit. PD duhet te riformatohet dhe te vijoje misionin e saj gje qe sot eshte me e nevojshme se kurre. Basha me te tijte duhen larguar nga skena politike ndersa Berisha te kete nje post honorifik ne parti dhe larg vendimarrjes.

  8. Marku ka te drejte. Por kjo gjendje nuk eshte se erdhi fare papritur. Basha duhej te ishte larguar qe ne 2017, ne humbjen e pare. Por kete mos e prisni nga askush tek ne ne politike. Nuk ka ndodhur e nuk do te ndodhe. Te gjithe qe jane bere kryetare partie jane bere edhe kryeministra. Ky eshte baleti shqiptar. Nuk ka ndryshuar, mos prisni te ndryshoje. Tek PS Edi Rama kishte nje fare “te drejte” perverse: te gjithe e dine qe ai ia bleu Nanos partine. Pra e ka prone te veten. Mos me shisni perralla per PS te forte, te madhe etj.Prandaj nuk dha doreheqjen. Ketu fillon mosdakortesia e perkoheshme me Blushin.Me sa po duket Berisha jo vetem qe nuk e shiti PD, por as qe e ka nxjerre ne treg. Ka vendosur ta marre me vete ne ate bote. Si rrallekush po vret ne nje fare menyre pjellen e vet. Nuk po e len PD te rritet. Nuk po vepron si nje baba, por si nje nene. Nuk po demonstron gjestin e Hektorit, qe e ngren lart me te dyja duart djalin, per te simbolizuar ngritjen e tij lart, me lart se babai. Po sillet si nje nene, qe djalin e mban te shtrnguar ne gjoks, nga frika se mos i largohet. Ky eshte dallimi i nje burri nga nje grua. Me sa duket, per Berishen jane me te dhimbshem femijet biologjike se sa PD. Para 4 vitesh thashe qe nuk do shkoj me per te votuar. Nuk e mbajta fjalen. Nuk e di po qesh gjalle e po nuk pata ikur prej ketej a do te votoj apo jo pas 4 vitesh. I thashe nje ish deputeti se prape do ju vjedhin. Me tha jo. Fundi dihet. Termet, termet. Dhe nga anet tona bien pak si shpesh. Pastaj duke pare edhe pjesen tjeter te rendesishme te globit, nuk sheh kund drite ne fund te tunelit. Shembulli me i mire ka qene Amerika. Zgjedhje te vjedhura ne Amerike dhe arbiter i shitur ketu tek ne. Pak shprese ka per popullin opozitar. A po ka nje rruge: NGA SYTE KEMBET!!!!!!!! Le ta mbushe Sorrosi me kineze apo afgane, per mua jane njelloj.

  9. -Marku është i vetmi deri më sot, që u dhjeu mu në pushtet, benefite, përfitime, lëpirje, servilizma.

    -Marku, si askush tjetër deri më sot, në të gjitha partitë, ka goditur kryetarin e vjetër dhe kryetarin e ri.

    -Marku si askush tjetër deri më sot, nuk i përkëdheli kundërshtarët pasi u divorcua me të tijtë.Ja shpellkare lexoni cfare shkruan gimi të kuptoni loqet qe ka salihu nga mbrapa qe ja kane lepire bythen e loqet salihut per 20 vjet sot sulmojne shba

  10. Mund te mos jesh dakort me Gimin, por qe Shqiperine nuk e bejne ata qe e katandisen ne kete derexhe,per kete nuk besoj se ka dyshime. Anglezet ne fund te luftes se dyte boterore hoqen nga pushteti Curcillin e jo nje lapanjos gradhunues si ky perversi jone. Por e di qe kam nje nonsens ne kete qe po them: ne nuk jemi angleze!

  11. katolikt e lezhes qe gjoja jane te djathte si prec zogaj, marku nikoll lesi, frangaj,frrok cupi,rudolf marku prej mirdite dukshem jane kontigjente i sigurimit te shtetit.ne momentet me decizive keta dalin opozite e pd.gabimi i pd eshte qe nuk i falke keta plehra .

    1. Mos harro! PD-ne e ozurbuan ishte sigurimsat! Plani ky ka qene nga kupola e asaj kohe. Nuk pati nje parti te vertete konservatore apo te djathte sic mund te quhej.

      Edhe ata pak te burgosur te vertete politike qe kishin mbetur, kur u hapen burgjet, direkt iken nga vendi. Se e dinin, kmerret e kuq ishin futur ne cdo qelize te shoqerise shqiptare. Dhe perseri ata i ke ne pushtet dhe biznes.

  12. SHBA e ka ditur shumë mirë, sesa i pafuqishëm dhe krejt formal është pozicioni i Lulzim Bashës në gjithë këtë histori, ndaj më shumë se atij veti i bëri thirrje publike ndërgjegjes opozitare: “Do të ishte një ironi historike por edhe një tragjedi për vendin, jo vetëm për Partinë (Demokratike), nëse partia do të hante bar për hir të interesave personale të një njeriu”,- deklaroi Yuri Kim më 30 korrik në oborrin e SHQUP.Ti re-bo qe ben sikur nuk je neri dhe vendos nje emer si grup tallavaje nga kosova shko dhe ti ha bar te shqupi sot o loqja e majte e salihut taleban

  13. Nën udhëheqjen zyrtare të Lulzim Bashës dhe në prapaskenë të Sali Berishës, tashmë PD është kthyer në hije të vetëvetes dhe rrezikon që ta lërë vendin zyrtarisht pa opozitë, për shkak se shtatori ndan dhe rrugët e saj: Ose orientimin kah sjellja demokratike e një partie europiane ose kthimi i saj në një celulë terroriste anti-amerikane, ku nuk zbatohet asnjë rregull por vetëm urdhëri i liderit për emërimet, zgjedhjet, opozitarizmin dhe përzgjedhjen e aleatëve.

  14. o Bushat
    nuk e ka fajin as Sala e as Rama( lulin nuk e llogaris sepse eshjte toqe).Fajin e ka kultura e ketij populli balte.
    populli legen jeton ne kufi me grekun e me italianin dhe asgje nuk ka marrun nga keto dy popuj ,por ka marre mentalitetin e turkut.
    Ndoshta me mireeshte me e shuar fare si shtet .Kur zgjedh ramen me qeveris ,i cili e kriminalizoi shtwtin nw cdo qelize , ndoshta duhet zhdukur si shtet

    1. Fatkeqesi e keti populli dhe e shqiperise eshte pikerisht kjo qe ti e merr si shembull te mire . Keto dy shtete jane shtetet me bastardet ne evrope dhe shembulli me i keq i demokracive perendimore.

  15. O Bushat, po budalla na merr ne ti? PD e themeluar me 1991 e paska mbaruar, PS e themwluar nga gjyshi yt Hysni Kapo dhe rani nipi i Kolekes, nuk e paska mbaruar misionin. Ne te vertet Rama nuk e ka mbaruar, ti qije nene e baba ketij populli

  16. Heu, Andi. Ne paragrafin e fundit e pranon.
    Ma mire te shkrihet PD, sesa te zvarritet dhe na terheq zvarre ne te tjereve.
    Je terhequr zvarre pas PD? TI Andi keshtu?
    Po dhe NAMUTI dhe ky GELBAZA, zvarre po i terheqin, po nuk po qahen.
    Ti bejne harram byreket me gjize?
    Ata vrasin veten dhe PD nuk e tradhetojne .
    Ndersa ty Bushat zvarre te ka mare PD-ja. Po ti pret te shkrihet qe te cohesh ne kamb.

  17. Pergjigje per “I paemer i ores 17:14 i dates 27/08. Ti thua Basha eshte i pafuqishem, po jeshtu edhe une. Ti thua Berisha te largohet, po keshtu edhe une. Ku e kam shkelur? Sipas teje? Patjeter aty ku them se Shqiperine nuk e shpetojne ata qe e prune ne kete derexhe. Epo po qe keshtu nuk kam se c’te te bej. Dhe ka mundesi qe ta kem gjetur. A e di se pse? Sepse sado qe te kemi kritika si te djathte, nuk i themi PD me nofken SHQUPI. A e di se sajese e kujt eshte? Eshte sajese e Rdi Rames. Besoj e mban mend. Pastaj te shoh ne ekstaze nga shprehja e znj Kim, se PD do haje bar, dmth edhe une. E goditur apo jo! Po kjo shprehje e kujt eshte? Cfare moshe ke? Une Re Bo apo Neri me quaj si te duash jam 61. Eshte shprehje e qoftelargut! A e di? Dhe ti qe ke ne goje keto felliqesira me thua mua “loqja e majte e salihut” .O zot me jep durim! Ka edhe dicka tjeter qe nuk shkon te ti i paemer: fakti qe me sulmon mua si “tallava kosovare” Nuk jam kosovar, as une as ti. Nuk i afrohemi per patriotizem. Shembullin ta jep psikopati skizofren qe Ambasadorja amerikano-aziatike e quan Kryeminister. A po ketu nuk te pelqen. Ti me sa duket je nga ata qe propagandon se Shqiperine mund ta ndertoje nipi i larget i Spiro Kolekes, apo mbesa e Beqir Ballukut. Mos more! Prandaj jam i majte apo jo?! Po te me pyesesh mua, ti je asgje me shume se nje rrogetar i theshte i MJAFT-it me shef Urjah Hipin qe ka pushtuar bashkine e Tiranes.

  18. PDja morri rruget e mutit qe prej konferences se Tiranes.
    Te moderuarit, njerzit me mend ne koke, qytetaret….. te gjithe pak e nga pak u zevendesuan me ushtaret e Saliut. Maloku e ktheu PDne ne bajrak te vetin, tamam sic e kishte parashiku Namik Hoti.

    Krimi me i madh i PDse, eshte vrasja e cdo alternative te djathte.

  19. E tillë është historia me refugjatët afganë në Shqipëri. Sulmi i egër i familjes Berisha ndaj tyre motivohet nga qëndrimi i tij antiamerikan dhe nga droja se qeveria shqiptare po fiton pikë me këtë qëndrim. Por duke qenë frikacak deri në fund, dhe këtu kërkon ta ndihmoj Sorosi, duke e justifikuar sulmin me “argumentin” se këta janë “afganët e Sorosit”. Pra “sikur të ishin afganët eTrumpit apo Bushit, ky do të ishte dakord, por meqë janë të Sorosit, u ka shpallur luftë”.Ti dhe mendimet i ke si vargjet e stresit qe te ka bere me stres,sa kosovaret patriot po e shikojme qe eshte mbushur kosova me malleable serbe o loqja e majte e salibanit salih

  20. Une habitem se me cilin do te ndeshet Luli me te vetet.
    Edi i ka hedhur “armet” dhe ka rrembyer kazmat e lopatat…

  21. Ne fakt po te shohim klasen e te presekutuarve jane klase e degjeneruar e shkaterruar e dermuar jane klushe te rrahurr qe ste hane dhe pse rriten dhe behen qen pra tutorin e mbajne mend mir e kane frik u duket se e kane ne shtepi krevat rruges dhe ne cdo cast te jetes e kane hije pra ky eshte njeri prej tyre . Por dhe nje gje eshte e sigurt Pd me difektet e saj qe ne fillim qe se hapi DOSJET PER KETA SPIUN TE DETYRUAR QE I SHERBYEN ATIJ SISTEMI ATEHER DHE ME SHUME SOT NA MOREN NE QAF NE TE DJATHTET DHE SHQIPTARET TE GJITHE BILES DHE KOMBIN SHQIPTAR NE TERSI .

  22. MARK MARKU NJELLOJ SI GJITH TE TJERET KUR NUK JU PLOTESU DESHIRA I DOLI KUNDER LULIT
    MOS HARROJM 2 MUAJ ME PARE KUR ISHIN ZGJEDHJET PER KRYETAR PARTIE MARKU U BE QENI.AE LEH I LULIT CUDI QE PAS DY MUAJSH U ZGJUA E NA THA QE E KSIHIN MASHTRUAR 😂

    **VAJ MEDET VAJ MEDET SHQIPERIA NE DORE TE KUJT KA MBET **

  23. Iku nga parlamenti Mark Marku?

    Punë e madhe që iku!

    Asgjë nuk ndryshon.

    Për të ndryshuar parlamenti dhe vetë opozita nuk bën dobi largimi i një deputeti si ai dhe, duhet pranuar, as i gjithë trupës opozitare parlamentare.

    Duhet të ikë vetëm NJË, për të marrë frymë të gjithë! Sali Berisha!

  24. E gjendur jashtë pushtetit qëndror pas tentativës së tretë radhazi përballë Edi Ramës, por dhe jashtë pushtetit vendor, pa asnjë bashki në qeverisje, përjashtuar Shkodrën ku Voltana Ademi ka mbetur si “dopiogjashta” në derë të kryeqendrës së Veriut por e “mbytur” nga një këshill bashkiak tërësisht socialist, me një kryetar real si Sali Berisha “non grata në SHBA” dhe një zyrtar si Lulzim Basha që “as të … ngre dhe as të lëshon”

  25. E do t’i tregoj Lulzim Bashës, se PD duhet te marre shembull nga Dashua i Lazaratit dhe te mos i vij turp të vdes për Berishën.

    Duke tentuar të tërheq Lazaratin në një betejë fillimisht politike e më pas fizike përmes trazirave që planifikon në Shtator, Berisha është duke u investuar ta paraqes atë si një viktimë e politikës së sotme amerikane

  26. jane ca kara ktu qe prej 8 vjetesh (e do i bejen 12 e me shume) jane punesuar ke lapsi dhe thurrin perdite karlliqe… HIQNI LULIN MORE BOLET E PD, SE DO RRINI KTU EDHE 20 VJET TE TJERA

  27. Ekipi i Bashës me të dënuar: ‘Kauboji’ dhe njerëzit e dosjeve të Gërdecit, Klubit Partizani deri tek ekspozimi me korrupsionin në Zimbabve

  28. Lajmi u publikua nga organi zyrtar i PD dhe u pasqyrua gjërësisht në media, pasi kjo ishte hera e parë që gazeta zyrtare e selisë blu, publikoi një deklaratë të një zyrtari të tyre që kërkon largimin e Sali Berishës nga PD.

    Gjithsesi “fjala e lirë” në PD zgjati vetëm pak minuta, pasi lajmi që kritikonte Sali Berishën u fshi me urgjencë.

  29. Armina iu përgjigj: “Do doja mos kisha mjekër të dyfishtë dhe të kisha gjoks pak më të vogël, sepse shpina më dhemb shumë, po më vret”.Shpetoni karminen o shpellkare të cecenit salih

  30. Berisha e ka shtuar presionin ndaj Lulzim Bashës për të refuzuar të gjitha tryezat e dialogut me Edi Ramën, pasi çdo marrëveshje politike mes mazhorancës dhe opozitës do të qetësonte situatën politike në vend dhe do të nxirrte “zbuluar” e jashtë loje vetë Berishën.

  31. Zëri i Amerikës i kujton Bashës “ultimatumin” e Yuri Kim e precedentin “Doshi”/ Tani duhet të vendosë çfarë do bëjë me Berishën

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu