• |
ide | kryesore

Basha i përgjigjet Ramës: Askush nuk gënjehet më nga fjalimet e vjetra

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Basha



Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Rama që premtoi luftë kundër korrupsionit. Por Basha thotë se ka një pakicë të korruptuar që ka kapur shtetin dhe se Rama nuk mund të mashtrojë më me fjalime të vjetra.

“Beteja jonë dhe e shoqërisë shqiptare nuk është kundër Partisë Socialiste, por kundër pakicës së korruptuar që ka kapur shtetin dhe e plaçkit atë me një grusht të vogël njerëzish, me të cilët masakron zgjedhjet, kriminalizon politikën dhe shkatërron ekonominë.

Shqiptarët ia dinë dështimet, raportet ndërkombëtare ia kanë ekspozuar babëzinë, askush nuk gënjehet nga ripërtypja e fjalimeve të vjetra të atij që ka varfëruar familjet shqiptare dhe ka degdisur gjysmë milioni shqiptarë.

Përballë këtij regjimi, kemi detyrën qytetare të bashkohemi dhe të punojmë për kthimin e demokracisë dhe legjitimitetit në vend.

Platforma qytetare për demokracinë do të bëjë bashkë të gjitha forcat e gjalla të shoqërisë që e duan ndryshimin dhe janë të vendosura të shpëtojnë vendin nga sundimi i një pakice që mban peng të ardhmen e tij” – shkruan Basha. ©LAPSI.al



10 Comments

  1. Tani e ke kap tamam .
    Sa ja ndjene halese nga pordhet ja ndjen ketij palloshi nga teorite e tua .
    Ngije miletin ne shesh o kar i bukur . Ndyshe ik dhe rrugen me guximtareve .
    Nuk ka me zgjedhjet nuk i njoh por parlamentin po . O nuk nje asgje dhe ngeeje miletin ne revolta ose ik .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *