Numri i të vdekurve nga sulmi terrorist pasditen e djeshme në aeroportin e Kabulit ka arritur në 170.
Mes të vdekurve janë edhe 13 amerikanë , anëtarë të ushtrisë dhe britanikë, ndërsa mbi 200 të tjerë kanë mbetur të plagosur.
Pavarësisht sulmit përsëri mijëra njerëz janë mbledhur në aeroport për të lënë Afganistanin.
Sulmi, i cili shkaktoi një alarm global, ka bërë që një numër shtetesh anëtare të NATO -s të ngrijnë operacionet e evakuimit nga aeroporti i Kabulit.
Pas sulmit Shteti Islamik mori përgjegjësinë. Shteti Islamik i Khorasan u ngjit në vitin 2015, si rezultat i përhapjes së grupit ISIS jashtë Irakut dhe Sirisë.
Fajin e ka Trump, besoj
Habitem si nuk e shpallen non grata ne USA Trumpin per tere keto “faje”. Apo ta kene filluar me Berishen sepse ai ishte minuesi me i madh i tere kohrave i demokracise?:)
Kete president kaçol, Biden Bideja duhet ta shkarkojne urgjentisht se ka hyre ne historine e Amerikes se presidenti me rrotkari qe nuk ishte i zoti te terheqe trupat jo me te beje beteje. Dhe kur e mendon se keta Sorroistat e SHBA-se, rrezik me te madh per Ameriken konsiderojne “supremacine e bardhe” dhe jo talebanet dhe Alkaedat e tyre.