• |
ide | kryesore

FOTO/ Policia malazeze futi në kurth babë e bijë dhe sekuestroi 1.4 tonë kokainë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



1.4 ton është sasia e kokainës që zbulua dhe sekuestrua ditën e sotme në Malin e Zi. Në pranga ranë Budo Krstović 66 dhe Marina Krstović 27 vjeç. Mediat malazeze kanë publikuar pamjet e momentit kur transportohen i ati dhe e bija në ambientet e prokurorisë për t’u marrë në pyetje.

Droga ishte nisur nga vendet e Amerikës Latinë për në portin e Tivarit dhe ishte e ndarë në 1205 pako, një pjesë e të cilave kishte sipër mbishkrimin “Covid”. Policia futi në kurth transportuesit e kokainës duke i lënë të kalonin në port për të mësuar destinacionin e tyre më pas arrestuan i ati me vajzën.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *