• |
ide | kryesore

Mark Marku dorëhiqet nga deputet dhe godet fort Bashën: “I ka braktisur dhe po i gënjen demokratët”

-Instant, Kryesore



Ende pa marrë funksionin e deputetit të Lezhës, të fituar si prijës i qarkut në zgjedhjet e 25 prillit, Mark Marku ka hequr dorë prej tij. Ai nuk nuk do të jetë deputet i Kuvendit të ri dhe as pjesë e Këshillin Kombëtar të PD së për shkak se nuk arrin të pajtohet me politikat e të qenit dekor i regjimit në të cilat Lulzim Basha po e drejton PD-në. Sipas tij partia po shkon drejt atrofizimit dhe për këtë Marku sjell shembullin e kontakteve të tij me hierarkët e partisë të cilët e lavdëronin privatisht për kritikat por publikisht nuk guxonin të thonin asgjë.

Lexo me tej:

Andi Bushati: Aty ku Mark Marku ka të drejtë dhe ajo që nuk mundet ta thotë: “PD e ka përmbyllur misionin e saj”

Ai e përshkruan partinë nga forumet e së cilës po largohet si një forcë “që nuk ka as vetëdijen më minimale për gjendjen ku ndodhet dhe që nuk ka as përgjegjësinë më të vogël për fatin e mbështetësve të vet apo të gjithë shoqërisë”, prandaj: “mes qëndrimit në PD, ku për shkak të përgjegjësisë dhe natyrës sime kritike do të detyrohem të jem më shumë i angazhuar në opozitarizmin brenda PD-së dhe daljes jashtë kësaj partie për të bërë opozitën e pushtetit, po zgjedh këtë të fundit: opozitën ndaj pushtetit” thotë ai.

Argumenetet e plota të largimit të Mark Markut

Pra, tre muaj pas maskaradës zgjedhore të 25 prillit, lidershipi i PD-së nuk jep asnjë përgjigje për atë se çfarë do të ndodhë në Parlamentin e ardhshëm shqiptar dhe se cili do të jetë aksioni opozitar në Parlamentin e ri. Asnjë përgjigje për strategjitë dhe taktikat, me të cilat PD, si opozita më e madhe në vend, do të përballet me regjimin e rilindjes. Është irrituese të shohësh se këto tre muaj, PD i është përgjigjur maskaradës së madhe me disa minimaskarada të ngjashme, veçse tashmë të zhvendosura nga skena kombëtare në një skenë më të vogël, në atë opozitare.

Analiza e Kuvendit/ Fjalimi i Mark Markut grisi fasadën e spektaklit të Bashës

Këto maskarada, në thelb, janë etapat e njëpasnjëshme të rënies së vazhdueshme të PD-së në një rutinë humbëse. Etapa e parë e rënies: Beteja për denoncimin e manipulimit të zgjedhjeve. Zgjedhjet u manipuluan, por ne nuk protestojmë. Ne ndjekim procedurën, por harrojmë që po me procedurë triumfoi nazizmi në Gjermani, putinizmi në Rusi, erdoganizmi në Turqi.

Procedura dështoi, por kjo nuk ka rëndësi, ne prapë vazhdojmë procedurën e zgjedhjeve në parti. Meqë nuk zgjodhëm Kryeministrin, zgjedhim kryetarin tonë të partisë. Të gjithë pajtohen, askush nuk kundërshton. Po Çurçilli na mëson të kundërtën: ata që bien duke luftuar, kanë mundësi të ringrihen.

Demokracia ra, shoqëria u dorëzua, partitë (opozitare) dështuan, hajduti u bë mbret. Etapa e dytë e rënies: Fushata për zgjedhjen e kryetarit të PD-së. Fushatë pa vizion, pa alternativë, pa perspektivë rrugëdalje nga kriza, pa perspektivë të ardhjes në pushtet, pa një platformë ndryshimi, pa brejtje ndërgjegje për gjendjen e popullit opozitar dhe sakrificat e tyre, pa ndjesë për dy humbjet, pa qoftë edhe një shkëndijë shprese për rrugën e ardhshme drejt pushtetit nga asnjëri prej kandidatëve.

Lulzim Basha fitoi thjesht për rutinë, pasi në partitë shqiptare ku secili avancon në karrierë politike për shkak të servilizmit ndaj kryetarit, askush nuk mund ta konkurrojë kryetarin, aq më tepër në rastin e PD-së, ku, siç rezultoi më vonë, përtej kryetarit ka kryetar më të fuqishëm se kryetari.

Etapa e tretë e rënies: Kuvendi i PD-së, Kuvend që u mbyll para se të fillonte. Basha kishte bashkuar në një fjalim të gjatë, prej gati një ore shumë fjalë, të cilat i hodhi si fara kungulli mbi kryet e delegatëve. Pas këtij fjalimi, të gjithë ishin edhe më të paqartë për vizionin e ri të PD-së. Ishte trishtuese të shihje aty të mbledhur me mijëra përfaqësues të strukturave të PD-së, pra, elitën politike të saj, të cilët, të shqetësuar për humbjen, prisnin një debat të gjallë nga ku mund të dilnin mijëra propozime për transformimin e PDsë në një forcë politike moderne të aftë për t’i paraqitur anëtarësisë së PD-së, por edhe shoqërisë, një ofertë të re konkurruese, ndërkohë që aty nuk ndodhi asgjë e tillë.

Duartrokitjet e delegatëve ishin harxhuar në fillim të fillimit, pra, kur në sallë u shfaq kryetari i vërtetë i PD-së, Sali Berisha, i cili kishte zgjedhur këtë moment për t’u treguar të gjithëve se kush kishte qenë kryetari real i PD-së për 8 vitet e shkuara në opozitë dhe se cili do të ishte katër vitet e ardhshme, po në opozitë.

Besoj të gjithë tani e kanë kuptuar paradoksin e PD-së në tetë vjet: Basha, kryetar i partisë së Berishës.

E zbuluan të dy. Për mua ishte dyfish trishtuese, pasi nga njëra anë, kushdo që më takonte më përgëzonte për problemet e ngritura në diskutimin tim në Kuvend, nga ana tjetër pakkush prej tyre, me përjashtim të Agron Gjekmarkajt dhe ndonjë tjetri, pa llogaritur këtu rivalët në garë të Bashës, e ngriti vetë zërin aty, apo më pas publikisht për të njëjtat gjëra për të cilat binin dakord plotësisht me mua individualisht.

M’u përsërit e njëjta ndjesi e dhjetë viteve më parë, po i njëjti përgëzim pas kuintave, po e njëjta memecëri publikisht, megjithëse atëherë, disa prej atyre që më përgëzonin privatisht, me të njëjtin zell më sulmonin publikisht. Konkluzioni im: nuk mund të bësh kauza kolektive lirie dhe demokracie me ato elita politike apo intelektuale që ose e kanë humbur aftësinë e të menduarit dhe vepruarit të pavarur gradualisht ose nuk e kanë fituar këtë aftësi ende.

Gjithsesi, Kuvendi e pati një të re: votoi një herë propozimet e Bashës, pastaj hapi siparin e propozimeve të tjera, të cilat mund të votohen në kongresin e ardhshëm që do të mbahet me durim kur t’i vijë radha. Sa për Këshillin Kombëtar që u zgjodh dhe që do të mblidhet me 30 shtator, askush nuk e kuptoi si u bënë përzgjedhjet e kandidatëve, askush nuk e kuptoi si dhe sa votuan, askush sa vota mori.

Drynat e sekretit të tyre i vari në zinxhirin e florinjtë që mban në qafë Jemin Gjana dhe i mori me vete. Nga rendi i ditës së paraqitur, ka shumë gjasa që etapa e katërt në radhë të jetë mbledhja e ardhshme e Këshillit Kombëtar, që do të mbahet më 30 gusht. Nga leximi i kësaj axhende dhe krahasimi i saj me shqetësimet që mendoj unë se duhet të jenë prioritare për aktivitetin e ardhshëm të PD-së, kam krijuar përfundimisht bindjen se unë personalisht dhe PD kemi vektorë gjithnjë e më të kundërt mendimi dhe veprimi.

Unë mendoj dhe propozoj (siç e kam propozuar edhe në kuvendin e fundit kombëtar, por edhe vite më parë kur isha deputet i kësaj partie) fillimin e një procesi ndryshimi thelbësor të PD-së, ridimensionimin e marrëdhënieve me shoqërinë, përgatitjen e një oferte konkurruese elektorale, ndryshimin e modelit të lidershipit dhe të marrëdhënies së tij me PD-në, ndërkohë që PD vazhdon rutinën 8-vjeçare të humbësit. Për këtë arsye kam vendosur të mos marr pjesë në etapën e katërt të një rutine të tillë humbëse.

Madje, kam vendosur të mos e marr as mandatin e deputetit. Kam pranuar të jem drejtues i fushatës së zgjedhjeve në Qarkun e Lezhës përkundër interesave të mia për t’u ripërfshirë në jetën aktive politike. E kam bërë me vullnet të lirë si një akt angazhimi qytetar dhe intelektual për të dhënë kontributin tim modest në favor të ndryshimit, pas kërkesave të përsëritura dhe ngulmuese të kryetarit të PD-së Basha.

Kam vepruar siç veprova kur isha student në ‘90-ën, siç kam vepruar në dhjetëra raste të angazhimit tim publik, por këtë radhë mendova dhe ende vazhdoj të mendoj kështu, se largimi i Ramës nga pushteti ishte një kusht themelor për ta nxjerrë vendin nga qeverisja më e keqe që ka njohur historia e vendit pas rënies së regjimit të Enver Hoxhës.

Nuk jam penduar, por nga ana tjetër nuk mund të bëhem pjesë e një force politike që nuk ka as vetëdijen më minimale për gjendjen ku ndodhet dhe që nuk ka as përgjegjësinë më të vogël për fatin e mbështetësve të vet apo të gjithë shoqërisë. Kam bindjen (shpresoj të jetë e gabuar) që duke vazhduar rutinën e humbësit, PD po humb një shans historik, të fundit, për të ndryshuar veten dhe shoqërinë. Kështu si po vepron, PD po shndërrohet në një parti që mbron interesat personale të dy liderëve të vet, Berishës dhe Bashës, të një grupi të ngushtë drejtuesish të PD-së dhe ndoshta edhe të disa prej deputetëve të saj duke i tradhtuar interesat e atyre që e kanë mbështetur me aq mund, përkushtim e sakrifica.

E ndërmarr këtë hap si shenjë përgjegjësie për ata mijëra lezhjanë, mirditorë, kurbinas, që na mbështetën dhe që i rezistuan agresionit më të madh elektoral që kishin parë ndonjëherë dhe që, përkundër kësaj, bashkërisht realizuam fitoren më të madhe historike elektorale në Qarkun e Lezhës. Sot, ata janë nën agresionin e pushtetit, janë duke bërë gati plaçkat për të ikur nga sytë këmbët, janë të dëshpëruar dhe të pashpresë. Por mbi të gjitha janë të gënjyer. Unë nuk dua t’i gënjej ata siç po i gënjen lidershipii PD-së.

Po ju them hapur se ndërsa ata janë të braktisur në fatet e tyre, lidershipi i PD-së po bjerr kohën në rutinë zgjedhjesh për poste të kota strukturash të një partie që, kështu si po vepron, po e errëson gjithnjë e më shumë perspektivën e ardhjes në pushtet. E bëj këtë akt, që është më tepër një gjest sesa një sakrificë, për të treguar se dikush duhet dhe mund të reagojë kundër shndërrimit të PD-së në një parti dekori të një sistemi të degraduar, për të treguar se jo kushdo mund të bëhet dekor i një elite të paaftë partiake, që është e aftë vetëm për të mbrojtur interesat vetjake.

E bëj këtë për të dhënë një mesazh alarmi, të cilin ndokush mund ta dëgjojë dhe rrjedhimisht edhe ta bëjë të reflektojë. E konsideroj politikën dhe të qenit deputet si angazhim dhe jo si punë. Për të qenë i lirë, i pakushtëzuar dhe i pakompromentuar në opozitarizmin tim vetjak, nuk do të jem as pjesë e Këshillit kombëtar dhe as deputet në Kuvendin e Shqipërisë dhe do t’i drejtohem Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për procedurat formale të sanksionimit të vendimit tim.

Kështu, mes qëndrimit në PD, ku për shkak të përgjegjësisë dhe natyrës sime kritike do të detyrohem të jem më shumë i angazhuar në opozitarizmin brenda PD-së dhe daljes jashtë kësaj partie për të bërë opozitën e pushtetit, po zgjedh këtë të fundit: opozitën ndaj pushtetit.



24 Comments

  1. “Duartrokitjet e delegatëve ishin harxhuar në fillim të fillimit, pra, kur në sallë u shfaq kryetari i vërtetë i PD-së, Sali Berisha, i cili kishte zgjedhur këtë moment për t’u treguar të gjithëve se kush kishte qenë kryetari real i PD-së për 8 vitet e shkuara në opozitë dhe se cili do të ishte katër vitet e ardhshme, po në opozitë.” me kete i vuri vulen Marku

  2. Bravo Mark, eshte per te ardhur keq qe ne Shqiperi ka aq pak intelektuale me integritet dhe koherence.

    E shkruar e zeze mbi te bardhe ajo qe bythepambuku Basha dhe shpura e tij po i bejne PD-se dhe opozitarizmit te vertete.

  3. Shume mire beri qe foli dhe qe iku!
    Marku gjithnje flet ate qe mendon!
    Por s’mund ta pranojme se ‘ka goditur fort’!
    Ne fund, thjesht ai u largua.

    1. Shume sakte ke konkluduar!
      Per sa kohe mbeshtetesit e PD-ke do te jene Mutrat e Kristaqit, Meros etj. do te shkoni nga fitorja ne fitorje.

  4. Dakord me te gjitha por nuk e kuptoj pse duhet te terhiqesh nga posti? Cfare vlere sjell kjo? Nese e quan angazhimin tend mision, misioni kryhet duke i thene keto gjera cdo dite kudo qe te jepet mundesia. Nese kjo mundesi eshte salla e parlamentit aq me mire. Sakrifica e mandatit eshte nje shfaqje e virtytit personal qe nuk sjell ndonje kontribut ne publik, duke qene se keto qe thua ti pavaresisht se shume te drejta neser do te harrohen dhe Bashes do i hiqet nga kemba i vetmi gjemb qe i kishte mbetur. Sakrifica dhe vlera e vertete eshte qendresa dhe jo ikja. Ne fund fare mund te ishe terheq nga PD-ja por jo nga parlamenti. Vete thua se votuesit e tu i mendojne keto gjera si ty. Kush do i perfaqesoje ato, puthadori i radhes i kryetarit?

  5. Marku nuk duhej te terhiqej nga PD e parlamenti. Ai duhej te luftonte ballas e publikisht duke qene pjese e ketyre strukturave dhe do ishte shume ma teper rezultativ. Gjithsesi duhet respektuar e duartrokitur per qendrimin qytetaer qe mbajti.

  6. e keqja kombetare eshte sali berisha, por demin me te madh prej tij e ka peasuar e djathta shqiptare e cila p[rej berishes eshte jashte politikes

  7. Kjo nuk ka llogjike,ika thote se salla duartrokiti Dr,ti respekto ata qe te votuan jo per inat te sime vjehrre do fle me mullixhine

  8. E mor Mark. Hiqesh sikur ti je ai që i din dhe i zgjidh të gjitha!!!Kur puna ishte kështu pse hodhe ka kandidaturën???Një prof si puna jote i paraprin gjërave!!!Duhej të thoshje që unë nuk kanditatoj në këtë partie për arësyet që përmend tani!!!!!Apo don të bëhesh protagonist duke sulmuar Berishën për qejf të Amerikës majtiste demokrate apo për hesap të Ramës!!!!!Edhe ti si gjithë të tjerët do përfundosh.Një hiç që erdhi nga hiçi.I jep mundësinë dhe patronazhistave të mbrojnë dhe këtu.

  9. Marku doli vertet dinjitoz dhe argumenton qarte çdo vendim te tijin ne lidhje me lifershipin dhe fatin e PD. Basha tregoi se eshte i kapur nga njeriu i forte i Sorres ne tirane. Ka 8 vite qe i sherben pushtetit dhe nomenklatures te sistemit korruptiv.

  10. E kuptoj sinqeritetin dhe integritetin e Markut, por a nuk e mendoi Marku që do ishte më mirë në foltoren e parlamentit nga ku do kishte mundësi për të futur ide, axhenda, tema dhe denoncime ndaj regjimit? A do i shërbente më mirë kjo publikut?

  11. Mire e ben z. Marku! Tani duhet të flasësh më fort, më hapur, nxirr më shumë emra se ka më shumë se Basha e Gjana. Thuaj të gjitha!!

  12. -Marku është i vetmi deri më sot, që u dhjeu mu në pushtet, benefite, përfitime, lëpirje, servilizma.

    -Marku, si askush tjetër deri më sot, në të gjitha partitë, ka goditur kryetarin e vjetër dhe kryetarin e ri.

    -Marku si askush tjetër deri më sot, nuk i përkëdheli kundërshtarët pasi u divorcua me të tijtë.Po te qendronte pas kercenimit qe i eshte bere nga salihu taleban ai do me shume jeten dhe familjen zgjodhi largimin,me vonese kuptoj qe salihu te zhduk dhe nuk ke as varr pastaj o shpellkare si neri etj

  13. Shume sakte ke konkluduar!
    Per sa kohe mbeshtetesit e PD-ke do te jene Mutrat e Kristaqit, Meros etj. do te shkoni nga fitorja ne fitorje.

  14. Demokratet? Une nuk di te kete demokrate ne Shqiperi. Cdo sistem eshte nje M** i madh qe fillon mire e perfundon si pirg m**i.

    Shqiperia ka disa kategori statike.

    Komunist

    Neokomunist

    Hajdut

    Genjeshtar

    Propagande (llap)

    Spiun ose ne termin e ri neokomunist (patronazhist)

    Servil

    Me keto kategori, shtoji ca pare droge e monopoli po ndertojme socializmin.

    Mire e ke bo Mark, Politika eshte kurve, dhe kurvaret i ka edhe me zi 🙂

  15. SHBA e ka ditur shumë mirë, sesa i pafuqishëm dhe krejt formal është pozicioni i Lulzim Bashës në gjithë këtë histori, ndaj më shumë se atij veti i bëri thirrje publike ndërgjegjes opozitare: “Do të ishte një ironi historike por edhe një tragjedi për vendin, jo vetëm për Partinë (Demokratike), nëse partia do të hante bar për hir të interesave personale të një njeriu”,- deklaroi Yuri Kim më 30 korrik në oborrin e SHQUP.Shkoni hani bare te shqupi sot o shpellkare byrektore si neri me shoke

  16. Talebanet jemini, caci, arbeni, gramozi, edhi, braqe, lyli, etj, dhe te gjithe evgjiterit e tjere te qelbiatanit. U qifshi ne bythe o krenari e shqiperise.

  17. Akoma nuk po e kuptoni se kjo eshte dora e Kimetes dhe Rames kunder PD .Qellimi kryesor i tyre si dhe endrra e tyre eshte asgjegjesimi i PD .Cfar nuk ben per te larguar Berishen nga parlamenti , cfar nuk po bejne per ta larguar nga grupi parlamentar e me kete rast Kimetja perdori Markun.Thjesht Marku po u sherben atyre , per te percar PD. PO te ishte kaq parimor z.Marku te mos e linte mandatin por te luftonte ne parlament kunder perbindeshit Rama dhe ” gjumashit” Luli .Te gjith e din se Rama fitoje duke vjedhur zgjedhjet e per shajne Lulezim Bashen e opoziten se nuk mbrojti votat se si ti mbronte nuk e dim sepse ligjerisht zgjedhjet organizon qeveria e policia kqyr se si zhvillohen votimet

  18. Cfare mund te presim nga nje dhenderr ne Tepelene si Basha .Nuk ka kala qe nuk marrin komunistet.PD e moren po ata me Bashen ne krye.Deputete jane bemat e tyre , spiune te sigurimit, kurva dhe kurvare, bashkejetuese te ish pronareve te kompanive te naftes dhene me koncesion ngs Berisha, etj, etj.Ku ka bythe Basha ?Edhe Marku mire beri, po ta bente me perpara.Edhe Basha nje Sorrist si Rama eshte

  19. Iku nga parlamenti Mark Marku?

    Punë e madhe që iku!

    Asgjë nuk ndryshon.

    Për të ndryshuar parlamenti dhe vetë opozita nuk bën dobi largimi i një deputeti si ai dhe, duhet pranuar, as i gjithë trupës opozitare parlamentare.

    Duhet të ikë vetëm NJË, për të marrë frymë të gjithë! Sali Berisha!sorosist eshte i pari salih salibani o loqja e majte e salihut

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *