• |
ide | kryesore

Mark Marku jep dorëheqjen si deputet: PD mbron vetëm interesat e Bashës dhe Berishës

-Instant, Lajme, Të fundit



Mark Marku nuk do të jetë pjesë e Kuvendit të ri.  Ai ka dhënë dorëheqjen nga mandati i deputetit të cilin ia besuan qytetarët e qarkut të Lezhës në zgjedhjet e 25 prillit. Marku shkruan se nuk do të marrë pjesë në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të PD dhe as nuk do të jetë deputet në Kuvendin e ri, pasi partia po shndërrohet në një parti që mbron interesat personale të dy liderëve të vet, Berishës dhe Bashës. Kujtojmë se Marku është një nga kritikët e kreut të PD, Lulzim Basha lidhur me strategjitë e përdorura.

Duke qenë se sipas tij këto kritika nuk kanë marrë zgjidhje në PD, Marku ka zgjedhur të lërë mandatin e tij të deputetit.

“Etapat e njëpasnjëshme të rënies së vazhdueshme te PD-së në një rutinë humbëse dhe se Basha është thjesht “kryetar i partisë së Berishës”, PD po shndërrohet në një parti që mbron interesat personale të dy liderëve të vet, Berishës dhe Bashës dhe të një grupi të ngushtë drejtuesish të PD-së duke tradhtuar interesat e atyre që e kanë mbështetur me aq mund, përkushtim e sakrifica” mësohet të ketë deklaruar Marku në fjalën e tij të dorëheqjes.

 



9 Comments

  1. Po mirë mor zotri mos je gjë i vonuar????Tani e kuptove ti këtë gjë!!!!Apo dhe ti ke gëlltit një lugë çorbë të prishur dhe vjell. Siç duket je tunduar nga paraja o nga të majtët demokratë amerikanë për kushedi çfarë. Ndoshta për të dënuar Berishën e Pd si filoamerikan “i thekur “.

  2. Mark nuk je qendrestar , partia ka rregulla dhe ne se mendon se do reformosh nje parti duhet te rrish brenda e jo njer ok tjetren here ika se s me pelqeni.Shum keq z Marku.

  3. Shqiperia ka akoma njerez me integritet. Ne kete xhungel mafjoze nuk eshte kollaj te nderrosh rregullat e lojes.
    Respekt per Mark Markun!

  4. Kur Z. Mark pranoi te behej pjese e sitemit politik ishte i vetdijshem per sfiden dhe ate cka perfaqeson politika sot pamvaresisht nese behet nga opozita apo pozita. Ne te kundert do ishte njeri nga ne qe punojme per te tjeret, ne oren 5 mbyllim zyren dhe shijojme familjen duke mos shpresuar qe nje dite do ngrihemi ne nje pozite me te larte. Ai e dinte shume mire se cfare e priste dhe Basha e Berisha nuk ndryshuan per nje dite. Diskutimet per shpalljen non grata te Berishes kane vluar kohe me pare. Ne te njejten kohe nje numer mjaft i madh e kane votuar dhe ai ka pergjegjesi per votat dhe besimin qe ka marre. Ndoshta ka qene i sigurt qe do fitonte opozita dhe enderronte nje post te lakmueshem. Tani ne rolin e deputetit nuk ka shume perfitime plus qe duhet te duroje edhe pordhet e Bashes ne parlament. Sigurisht qe ndikon edhe faktori amerikan i mbarsur me faktorin pozite ketu. Personalisht nuk e honeps terheqjen para betejes dhe beteja e vertete behen ne parlamanet edhe me poziten por edhe me opoziten. Dua te sjell ne vemdendje pozicionimin e Teodor Kekos se ndjere ne parlamentin e viteve 90. Marku mund te genjeje ndonje idealist te mbetur ne provincat e largeta por jo ne qe sfidohemi ne cdo moment si nga pushteti ashtu edhe nga opozita.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *