• |
ide | kryesore

Parashikimi i motit, si do të ndryshojnë temperaturat sot

-Instant, Lajme, Të fundit



Pjesa e parë e ditës paraqitet me kthjellime dhe vranësira të herë pas hershme për rajonin verior të Shqipërisë, por vranësira të shpeshta dhe shira afatshkurtër dominojnë pjesërisht qendrën dhe kryesisht zonat jugore. Pas mesditës parashikohet përmirësim gradual i kushteve atmosferike duke rikthyer kthjellimet.

Sipas MetoAlb, temperaturat e ajrit ulen sërish në mëngjes por mbeten konstante në mesditë duke luhatur vlerat ekstremale ditore nga 10°C deri në 30°C. Era do fryjë mesatare me shpejtësi deri 40 km/h, nga drejtimi Perëndimor -Jugperëndimor ndërsa në det të hapur krijohet dallgëzim deri në 4 ballë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *