• |
ide | kryesore

Publikohet traileri i filmit për Princeshë Diana-n

-Instant, Paparazzi, Slider



Ditën e sotme është publikuar traileri i parë i filmit “Spencer”, që tregon një fundjavë nga jeta e Princeshë Diana-s.

 Filmi  tregon Princeshë Dianën (Kristen Stewart) teksa kalon Krishtlindjen me familjen mbretërore dhe më pas merr vendimin për t’i dhënë fund martesës me Princin Charles.Regjisori i filmit deklaroi se dëshironin ti paraqesnin publikut një tjetër anë të saj, sesi Diana ishte para se të bëhej princeshë.“Ne vendosëm që të tregojmë një histori për identitetin dhe se si një grua vendos që në një mënyrë të mos jetë mbretëreshë. Ajo është një grua, që në udhëtimin e filmit, vendos dhe kupton se ajo dëshiron që të jetë gruaja që ishte para se të njihte Charles”, u shpreh ai. “Spencer” do të dalë në kinema në 5 nëntor.
 

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *