• |
ide | kryesore

Shtëpia e Bardhë: Kemi evakuuar të paktën 12 500 njerëz nga Afganistani në 24 orë

-Instant, Lajme, Planet



Të paktën 12,500 njerëz janë evakuuar nga Afganistani në 24 orë, sipas Shtëpisë së Bardhë.

Nga ora 03.00 e mëngjesit të enjten me orën lokale deri në po të njëjtën orë të së premtes, të paktën 8,500 njerëz janë evakuuar nga ushtria amerikane dhe rreth 4 000 nga fluturimet e bëra nga aleatët. Me këto shifra, numri total i të evakuuarve nga ushtria amerikane dhe aleatët shkon në 105,000 që nga 14 gushti dhe në 110, 600 që nga fundi i korrikut.

Kujtojmë se mbrëmjen e së enjtes zona pranë aeroportit u godit nga një sërë shpërthimesh për të cila përgjegjësinë e mori grupi militant ISIS. Në një deklaratë të dhënë pas shpërthimeve, presidenti amerikan Joe Biden u betua se do të hakmerret ndaj atyre që qëndronin pas sulmeve.

“Ne nuk do të falim, nuk do të harrojmë dhe do t’u ndjekim derisa t’u bëjmë që të paguani.”



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *