Vajza e këngëtares Madonna, Lourdes Leon ka marrë pjesë së fundmi, në fushatën e re të Swarovski Collection II.
Në fotografi ajo shfaqet e veshur me një palë xhinse dhe me një bluzë jeshile të lidhur rreth qafës,dhe me bizhutë e Swarovski-t. Lourdes ka marrë pjesë gjithashtu në kopertinën e Vogue për muajin shtator 2021. Ajo ka qenë edhe modele në fushatën e Marc Jacobs.