• |
ide | kryesore

Debutimi i VAR në Superkupë, Jareci i del të keqes para: Nuk jemi certifikuar ende nga FIFA, na falen gabimet”

-Instant, F1, Sport



“VAR ishte sfida kryesore e Federatës, projekt madhështor implementimi në Superiore, jemi akoma në fazën e trajnimit. Nuk jemi certifikuar ende nga FIFA, kemi certifikuar teknologjinë, tani mbetet certifikimi i arbitrave që do të administrojnë sistemin VAR”. Kjo është ajo që Sokol Jareci, Shefi i Sektorit të Arbitrimit në FSHF, ka dashur ti vendosë theksin, duke qenë se krahas Superkupës mes Teutës e Vllaznisë që po luhet në këto moment, edhe VAR do të jetë në qendër të vëmendjes, në debutimin e tij në fushat shqiptare.

Ish-arbitri ndërkombëtar ka shpjeguar se këto janë ende testimet e para dhe se FIFA nuk kishte licencuar ende përfundimisht Shqipërinë: “Ne jemi në momentet e para. Jemi në trajnim e sipër, do na lejoni edhe gabimet se edhe arbitrat e kanë për herë të parë, janë emocionet dhe dicka e re. Kjo nuk duhet të certifikojë gabimet, por do edhe ajo kohën e duhur për t’u përmirësuar”, tha Jareci për “SuperSport”.

Natyrisht të gjithë presin që sistemi VAR të eleminojë “skandalet” e arbitrimit në titujt kryesore të gazëtave një ditë pas ndeshjes: “VAR do të marrë të gjitha kriteret që ka rregullorja e futbollit, nuk mund të vendosë disa centimetra më pak apo më shumë në pozicionin jashtë loje. Do të jetë i njëjti protokoll që përdoret në Europian dhe në kampionate të tjera. Është i njëjti protokoll që zbatohet mbi të gjitha vendimet” përfundoi Jareci.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *