• |
ide | kryesore

Gjithçka duhet të dini për mardhënien e Loredanës me Mozzik

-Instant, Paparazzi, Slider



Bashkë apo të ndarë, kjo ka qenë çështja kryesore gjatë kohëve të fundit për çiftin Loredana-Mozzik.

3 muaj më parë ata nisën të shfaqeshin pranë njëri-tjetrit dhe të gjithë po mendonin se ishte një ribashkim. Në fakt qëllimi (ndoshta) nuk ishin ndjenjat, por një album i ri muzikor, i cili do të publikohet në datë 24 shtator, ‘No rich parents’.

Në tekstet e këngëve mund të gjendet situata e tyre aktuale, sidomos në këngën që është publikuar së fundmi ‘Mit Mir’. Por, Loredana qartëson gjithçka me statusin e fundit:

“Hej njerëz,

Disa tashmë e kanë vënë re ose kanë dyshuar se ka probleme me mua dhe Mozz përsëri. Ne jemi thjesht dy koka kokëforte që nuk mundemi as me njëri-tjetrin dhe as pa njëri-tjetrin. Faza e albumit ishte aq intensive saqë të dy e kuptuam se mund të qeshim së bashku për 10 orë në ditë, por nuk arrijmë të kemi një marrëdhënie të shëndetshme. Megjithatë, jam shumë e lumtur që arritëm ta bëjmë këtë album. Jam vërtet kurioze se çfarë mendoni për albumin ‘No Rich Parents’. Mozz dhe unë do të qëndrojmë në një marrëdhenie të mirë. Ai më bëri dhuratën më të bukur të jetës sime 🙂

…Edhe pas ndarjes tonë, ne arritëm të shkonim mirë me njëri-tjetrin dhe të rrisnin HANA-n së bashku dhe të ishim në gjendje të bisedonim me njëri -tjetrin me kokën lart. Kjo është ndoshta gjëja më e mirë që kemi bërë ndonjëherë. Faleminderit për mbështetjen tuaj, ndiqni këngën tonë të re “Mit Mir” dhe albumin më 24 shtator. Faleminderit gjithashtu të gjithëve që na mbështetët të dy gjatë kësaj kohe. @mozzik le të shpërthejë gjëja.

Të gjithë me siguri po mendojnë tani, Loredana Daily Soap do të vazhdojë, por për fat të keq kjo është jeta reale.”



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *