• |
ide | kryesore

Imazhet e dy Shqipërive/ Kë të besojnë italianët Edi Ramën apo Nikola Gratierin?

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Pak ditë më parë, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dha një intervistë për gazetën italiane “Il foglio”, ku shprehu dhembshurinë për afganët, kërkoi nga Italiaqë  t’i strehojë disa prej tyre dhe promovoi fort mikpritjen qe vendit tonë si një shembull domethënës i vlerave më të mira europiane. “Nëse Europa është e ndarë edhe për Afganistanin, kjo ka ndodhur sepse ajo nuk mban mend çfarë ka qenë dikur” u shpreh Rama, që nuk i kurseu as leksionet se çfarë duhet të bëjë qeveria e vendit fqinj.

Lexuesve italianë, Rama iu drejtua nga pozitat e politikanit shqiptar, që ende mban mend mikpritjen e italianëve 30 vite të shkuara. Më pas, u shpjegoi pse ai nuk ka dyshime se afganëve u duhen hapur dyert e mikpritjes: “Unë ende e kujtoj luftën, kujtoj Millosheviçin, refugjatët, vdekjen, torturat. Ka qenë një kohë, që ne shqiptarët ishim, ata ç’ka janë afganët sot për ju, të huaj”.

Të njëjtin mesazh të promovimit të imazhit të Shqipërisë dhe atij vetë si kryeminisër, Rama e përsëriti për disa media të tjera në SHBA e Britani, duke u bërë thirrje vendeve europiane të respektojnë vlerat që vetë i predikojnë çdo ditë.

Por imazhin e kësaj Shqipërie që rrezatojë me shembullin e saj, sapo e ka grisur me një deklaratë e fortë njëri prej prokurorëve më në zë të Italisë, i njohur për luftën pa kompromis kundër mafias. I ftuar në një mbrëmje diskutimi, Nikola Gratieri foli për një mafia të re që po lind në Europë, e cila i ka rrënjët e saj në korrupsionin e qeveritarëve shqiptarë.

“Prej më shumë se tre vitesh po e shem se në Europë po lind një mafia e re, ajo shqiptare. Shqipëria është një vend i korruptuar, ku është e lehtë të korruptosh zyrtarët publikë. Pastaj, kur del nga Shqipëria dhe ke një fuqi ekonomike, ia arrin të bëhesh akoma më i fortë si një mafia ndërkombëtare”. Janë fjalët e Nikola Graterit, prokuror italian në Katanzaro, gjatë një mbrëmjeje diskutimi të titulluar  si “Narrativa e Jugut”-një event i organizuar nga Fondacioni Magna Grecia.

Tani e dinë se çfarë po ndodh në zemër të Europës, -shton ai- dhe po përpiqen ta kuptojnë, na pyesin ne se çfarë duhet të bëjnë. Por kur ne i thamë të shikonin se çfarë po ndodhte në Holandë, atje ku mafia po blinte gjithçka që ishte në shitje, pse nuk na dëgjonin? Në këto vende të Europës Perëndimore janë shumë të kujdesshëm për privatësinë, por kjo nuk ndihmon. Mafiat janë në kërkim të gjithçkaje që është në shitje: është më fitimprurëse të investosh në zonat e pasura, është me e lehtë ta fshehësh paranë” ka thënë Gratieri.

Dy Shqipëritë, ajo e Ramës që u hap dyert refugjatëve afganë dhe ajo e Graterit që thotë se korrupsioni po lind një mafia të re në Europë, janë dy botë të ndryshme. Me siguri që deklaratat krejt të kundërta nga njëra tjetra i bëjnë konfuzë italianët. Por meqë ndodhemi në mes të një krize si ajo e afganëve, vlen të kujtohet se  të gjitha analizat që u bënë për dështimin e amerikanëve në Afganistan, bashkoheshin në një element: korrupsioni i qeveritarëve./Lapsi.al

 



10 Comments

  1. Italia, amerikan, kinez apo arab ???
    Si shpjegohet qe nuk u fut ne shqiperi nje investim i huaj ?????? ashtu sic ka ndodhur ne maqedoni, serbi , mali zi , apo dhe ne kosove .
    Biznese politike , monopole , qe ne bashkepunim me qeverine kane penguar me cdo menyre te felliqur cdo lloj investimi serioz

  2. Mos ju qani hallin italianeve pasi ata jane popull i civilizuar dhe dine ke te besojne, por qani hallin e bageti e bujqesise se Naimit qe ja kane shpelare trurin me propagande.

  3. Mos u shqetesoni per Afganet mafja shqiptare ja di vleren atyre dhe do i punesoj ne kohe te plote e me kontrate te rregullt. Di Edi se çfar ben e çfare thote!

  4. Largimi i Sali Berishës nga skena politike, bëhet sepse siç thuhet në vendimin e plotë të Departamentit Amerikan të Shtetit, ai “ishte i përfshirë në veprime korruptive, të tilla si shpërdorimi i fondeve publike dhe ndërhyrje në proceset publike, duke përfshirë përdorimin e pushtetit për përfitimet e tij, për të pasuruar aleatët politikë dhe anëtarët e familjes…”.

  5. Këtu duhet shtruar pyetja kë besojnë ata shqiptarë që sdinë se ku janë!!!Kujtojnë që janë në kohën e socializmit dhe besojnë te partia dhe udhëheqësi!!!Më duket se se fjala italianë është ngatërruar me këtë grup shqiptarësh!!!Çpunë kanë italianët!!Ata në vëndin e tyre qartas besojnë Graterin,problemi është koreja që besojnë akoma fëmijët e bllokut,neodiktatorët të narkoshtetit shqiptar!!

  6. Ajo fjalia ne fund fare – gozhde!

    Si barcalet:
    Cfare kane te perbashket korrupsioni qeveritar shwiptar me ate amerikan?
    Afganet

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *